Thaçi ngushëllon familjarët e punëtorëve të KEK-ut

Thaci-qeveriaKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjarët e punëtorëve të KEK-ut që humbën jetën si pasojë e shpërthimit në termocentralin Kosova A.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

Me dhimbje të madhe morëm lajmin për humbjen e jetës së punëtorëve të KEK-ut dhe lëndimin e disa të tjerëve, si pasojë e shpërthimit që ndodhi paraditen e sotme në Termocentralin Kosova A.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të thella për humbjen e jetës së familjarëve tuaj.

Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen më të lartë institucionale për familjarët e viktimave, uroj që të lënduarit nga ky shpërthim të shërohen sa më shpejtë dhe të kthehen në familjet e tyre.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Më Shumë

Shtabi komunal në Malishevë: Nis përgatitja për spërkatjen kundër Etheve Hemorragjike

Në Malishevë është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike, i udhëhequr nga kryetari i shtabit, Amrush...

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Lajmet e Fundit