30.9 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Prizren, T. Jupaj dënohet me një vit e gjashtë muaj burg për substancë narkotike

Gjykata-qekiqiT. Jupaj nga Prizreni është dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim për 7.16 gram substancë narkotike.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren,Afërdita Kicaj tha se Jupaj është shpallë fajtor për shkak të veprës penale, posedimi i paautorizuar i narkotikëve, supstancave psikotrope ose analoge nga neni 275 parag.1. të KP-së.

“I akuzuari T. Jupaj , me datën 08.11.2013 rrethë orës 01.20 minuta në shtëpinë e tij në rrugën ,,Ardijan Zurnagjiu,, nr. 21, në kundërshtim me Ligjin për barnat narkotike, substanca psikotrope ka poseduar pa autorizim supstanca narkotike të llojit marihuan në peshë prej 7.16 gram”

“Gjykata Themelore në Prizren e ka gjykuar me dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro, dhe me dënim me burg në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak prej datës 08.11.2013 gjerë më 13.02.2014 – 98 ditë”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet në Prizren vajza 12-vjeçare e zhdukur nga Rahoveci – Pranon se ishte larguar për të kërkuar lëmoshë

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen...

Shtyhet afati për aplikim në skemën e granteve për ndërmarrjet në Prizren

Komuna e Prizrenit ka vendosur të shtyjë afatin për aplikim në skemën e granteve “Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese dhe Start-Up në Komunën e Prizrenit”,...

Lajmet e Fundit