16.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Nitaj: Nisma për Kosovën do ta dëmtojë keq PDK-në

Muharrem NitajAnalisti Muharrem Nitaj thotë se Hashim Thaçi duhet të përgatitet për një befasi të keqe më 8 qershor. Sipas tij, PDK është në ditët më të vështira prej se ekziston si parti politike. Nitaj parashikon se Nisma për Kosovën do ta dëmtojë keq PDK’në. Ai thotë se Qeveria e ardhshme do të formohet nga opozita aktuale, përjashto Vetëvendosjen. Dhe se AAK do të jetë çelësi i krijimit të Qeverisë së ardhshme.
Express:Si e vlerësoni fushatën elektorale të partive politike të cilat më shumë janë fokusuar në shpalosjen e programit ekonomik?

M. Nitaj: Tashmë janë harxhuar të gjitha temat e mëdha. Nuk ka më as pavarësi, as luftë, as integrime. Janë shpenzuar në mënyrën më të keqe të mundshme dhe shumica e partive e kanë kuptuar se kanë abuzuar mjaft me këto tema. Prandaj janë fokusuar te zhvillimi ekonomik, sepse kjo është “rrena klluqe”, me të cilën mund ta joshin edhe njëherë elektoratin. Kush më shumë e kush më pak, po mundohem të legjitimohen si magjistarët që mund t’ua heqin fukarallëkun kosovarëve. Janë qesharake premtimet astronomike, posaçërisht nga ata që akoma janë në qeverisje, por duket se te ky popull edhe rrenat po “dhezin”!

Express: Po vazhdojnë parashikimet se kush do të jetë i pari, kush i dyti e kush i treti pas 8 qershorit. Cili është parashikimi i juaj për rezultatin e zgjedhjeve bazuar edhe në fushatën elektorale?

M. Nitaj: Mendoj se pikërisht parashikimet individuale janë pjesa më e pandershme në prag të këtyre zgjedhjeve. Unë i marr me shumë rezervë edhe sondazhet, e lere më parashikimet individuale se kush do të jetë i pari e kush nuk do të jetë fare. Ndoshta mund të flitet për trendin e partive politike, kjo në kontekstin e zhvillimeve dhe të një farë lloj “disponimi” të shprehur publik. Në këtë kuadër, vlerësoj se PDK-ja e Hashim Thaçit është në ditët më të vështira ç’prej se ekziston si parti politike. Kujtoj se Nisma do të dëmtojë rëndë PDK-në dhe po të isha në vend të Hashim Thaçit do të përgatitesha për një befasi të keqe më 8 qershor!

Express: Shumëkush po e sheh AAK’në si çelësin e ndërtimin të Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Sa ka mundësi që AAK dhe z. Haradinaj të jenë përcaktues të ndërtimit të Qeverisë së ardhshme?

M. Nitaj: Bazuar në zhvillimet e tashme dhe në deklarimet e prera të liderëve partiakë; të Isa Mustafës se me asnjë çmim nuk do të shkojë në qeveri me zotin Thaçi, të Nismës se e kanë fshirë PDK’në si partner të mundshëm dhe të VV’së, se ata ose do ta drejtojnë qeverinë vetë ose nuk do të jenë pjesë e saj, e ata nuk do të jenë të parët, të gjitha prognozat shkojnë në atë përfundim, se AAK do të jetë çelësi i qeverisë së ardhshme. AAK është duke e zhvilluar një fushatë mbresëlënëse dhe është shumë e mundur që kjo t’i reflektohet në një votë më të madhe.

Express: Lideri i PDK’së Hashim Thaçi nuk po kundërpërgjigjet ndaj akuzave të rivalëve politikë. Po frikësohet se po humb vota në një ballafaqim të tillë apo s’po ka argumente ndaj partive tjera?

M. Nitaj: Mendoj që Thaçi ka bërë mirë që nuk u është përgjigjur akuzave të kundërshtarëve të tij. Kushdo që e ka mësuar, mirë ka bërë. Nuk është fjala këtu për mungesë argumentesh, sepse zoti Thaçi e ka dëshmuar se edhe kur nuk ka pasur argumente, është përplasur me kundërshtarët e tij politik. Shmangja e fushatës negativiste nga ana e tij, është bërë ekskluzivisht për hesap të votave. Kjo një dhe e dyta, pozita gjithmonë në kohë fushatash është në defanzivë.

Express: Cili është vlerësimi juaj për Nismën për Kosovën, e cila po mbush tubimet me simpatizantë kudo që po shkon nëpër Kosovë?

M. Nitaj: Nuk e di se sa do të fitojë Nisma në këto zgjedhje, por ajo që është shumë e sigurt është se Nisma do ta dëmtojë keq PDK-në!

Express: Cilat parti politike i shihni në Qeverinë e ardhshme dhe si mund të ndërtohet ajo?

M. Nitaj: Cilado që të jetë partia fituese në këto zgjedhje, ajo nuk do të mund të marrë më shumë se 30 %! Kjo dmth se partia fituese do të jetë parti e pakicës dhe nuk do të ketë zgjidhje pa një koalicion relativisht të gjerë!

Por nëse nuk do të ketë manipulim të zgjedhjeve, jam i bindur se qeveria do të krijohet nga opozita, pa VV-në!

Më Shumë

I ofroi ryshfet 5 euro policit “për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i njëjti i...

Prizren: Dënohet me 24 vjet burgim dhunuesi i dy të miturave

Gjykata Themelore në Prizren, departamenti për të mitur, e ka dënuar të akuzuarin E.G., me 24 vjet burgim pasi i ka detyruar dy vajza...

Lajmet e Fundit