33.8 C
Prizren
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

Partit politike pa transparencë për financimin fushatës zgjedhore

partit politike 2Grupi për Studime Juridike dhe Politike së bashku me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur publikuan raportin për standardin e financimit të partive politike. Ky raport gjen shumë shkelje dhe jo-transparencë të partive politike për deklarimin e financimit të partive para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Edhe përkundër thirrjes për një transparencë të tillë, asnjë parti politike nuk është i është përgjigjur kërkesës për deklarim të financave.

Raporti për standardet për financimin e partive politike arrin në konkluzionin se financimi i partive politike në Kosovë është proces i mbyllur. Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se, sistemi aktual në Kosovë nuk përmbush standardet ndërkombëtare sa i përket financimit të partive politike:

“Aktualisht sistemi i financimit të partive politike mbetet një praktikë shumë e mbyllur, e paqartë për publikun dhe me shumë hapësira për keqpërdorim për ato parti të cilat pastaj vijnë në pushtet dhe një pushtet të tillë eventualisht e përdorin për tju dhënë tenderë, leje apo licenca bizneseve apo subjekteve që ato i kanë financuar më herët”, tha ai, transmeton RTK.

Raporti thekson se çdo partie politike në Kosovë i mungon kontrolli i brendshëm financiar. Sipas standardeve të komisionit të Venedikut është dashur që edhe KQZ të vendos një listë për ato biznese të cilët lejohen të bëhen donatorë të partive politike.

“Sistemi aktual ligjor mundëson verifikim vetëm të donacioneve të cilat janë të raportuara prej partive politike pra nuk kemi një mekanizëm që përcakton se kush në fakt është donatorë i fshehtë i një partie politike”.

Sipas Korenicës pasqyrat financiare të partive politike nuk korrespondojnë me shpenzimet që i bëjnë në realitet dhe kjo mbase është edhe mangësi e ligjit aktual pasi nuk përcakton gjetjen e atyre që bëjnë financime të fshehta.

“Çdo aktivitet i bërë nga partitë politike përpara datës 28 maj nuk hyn në kufirin e lejuar të shpenzimeve që çdo parti politike mund të bëjë që është kufiri i vendosur nga KQZ pra 900 mijë euro për çdo parti politike kjo në vetvete përbën një ikje nga fryma e ligjit për financimin e partive politike. Sepse partitë politike kanë bërë fushatë në një periudhë që nuk ka qenë e lejuar që të bëhet dhe çdo shpenzim i bërë në atë parafushatë ato i ikën detyrimit për ta futur në limitin e përcaktuar nga KQZ sa i përket fushatë zgjedhore”, tha ai

Sipas monitorimit të partive politike, partitë e mëdha PDK, LDK dhe AAK kanë më së shumti aktivitete publike respektivisht shpenzime financiare.

Më Shumë

Zyrtare: Marsel Ismajlgeci largohet nga Ballkani

Marsel Ismajlgeci është i larguari i radhës nga kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani. Mbrojtësi shqiptar ishte i huazuar te kampionët e Kosovës nga skuadra...

IKShPK-ja del me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

Temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos te të moshuarit. Duke u ekspozuar në diell për...

Sot nis Euro 2024

Lajmet e Fundit