Home Blog Page 8461

Korab Jetishi, premton album ‘live’

0

KorabiJetishiKëngëtari i njohur, Korab Jetishi, në një bisedë për gazetën Tribuna ka shpalosur se gjatë muajit qershor do të vijë me një album ‘live’. Ndër të tjera këngëtari ka treguar edhe planet që i ka për sezon, ndërsa nuk ka hezituar të tregojë për publikun se jeta e tij bashkëshortore po shkon shumë mirë

Edhe pse nuk ka shumë kohë që erdh në publik me këngën ‘Non Stop’ në bashkëpunim me këngëtaren Teuta Selimi, Korab Jetishi në një bisedë për gazetën Tribuna ka treguar se tashmë ai është gati që në treg të vijë me një album i cili sipas tij i gjithi do të jetë i kënduar ‘Live’. “Momentalisht jam duke u marrë intensivisht me albumin tim. Do të jetë album i tëri me këngë ‘live’”, ka thënë Korabi në fillim të bisedës, ndërsa ka shtuar tutje. “Do të jetë një album me përmbledhje të 15 këngëve.

Nuk do të jen këngë të reja, janë këngë që janë dëgjuar edhe më herët në publik. Por që kësaj radhe do ta bëj përmbledhjen e tyre dhe të koduara ‘live’”. E meqenëse thekson se intensivisht është duke punuar në këtë projekt, ai ka zbuluar se gjatë muajit qershor, albumi do të jetë në duart e publikut.

“Ma merr mendja që në mes të muajit qershor do të publikohet. Jam intensivisht duke punuar në të tash e sa kohë. Kështu që besoj se në qershor do të jetë gati. Shpresoj që edhe publiku do ta mirëpresë.

Së shpejti edhe një këngë ‘solo’

E kjo nuk është e vetmja risi që këngëtari po sjell për publikun e vet. Ai ka bërë të ditur se pas lansimit të albumit, në planet e tij është edhe një këngë e re, për të cilën tani për tani nuk ka dhënë detaje. “Pasi që të publikohet ky projekt e kam në plan të vij edhe me një këngë të re. Ende nuk kam asgjë të definuar për këngën e re, pasi që ju tregova se fokusin momental e kam në album. Kur të vijë koha do të zbuloj më shumë edhe rreth risisë tjetër”, ka thënë këngëtari i cili ka theksuar se pavarësisht suksesit që ka korr me bashkëpunimin me Teuta Selimin, njëherë për njëherë bashkëpunimet nuk janë në planet e tij.

“Jo njëherë për njëherë nuk e kam në plan të vijë me ndonjë bashkëpunim. Edhe pse nga bashkëpunimi i fundit me Teuta Selimin jam ndarë shumë i kënaqur, po mendoj që tani të pauzoj pak. Do të ketë vetëm këngë solo njëherë për njëherë”.

Ndryshe meqë jemi në prag të sezonit verorë, edhe Korabi tregon se angazhimet nëpër mbrëmje muzikore kanë filluar, ndërsa nënvizon se më shumë do të jetë i pranishëm nëpër ahengje familjare. “Angazhimet tashmë në këtë periudhë jo vetëm për mua, por edhe për kolegët e mi janë më të shpeshta. Unë përveç mbrëmjeve muzikore jam shumë i pranishëm edhe nëpër dasma. Ku vërtet kaloj mirë dhe e marr si nder kur një çift ma beson mua natën më të bukur të jetës së tyre”.

Ndërkaq sa i përket jetës private, Korabi në fund të bisedës shkurt ka thënë se është i kënaqur si bashkëshort dhe baba.

Scherzinger-Hamilton, udhëtim romantik në Venecia

0

Nicole ScherzingerNicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton prej 8 vitesh janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe duket se përvjetorin e tyre të dashurisë e kanë festuar nëpërmjet një udhëtimi romantik që kanë bërë në qytetin e dashurisë në Venecia.

Ata u fotografuan teksa bënin një shëtitje me gondola të përqafuar dhe tejet të dashuruar. Këngëtarja Scherzinger dhe piloti i Formula 1 kanë patur ulje dhe ngritje në marrëdhënien e tyre, por dashuria duket se ka triumfuar.

Nicole kishte veshur një fustan të zi që nxirrte në pah fizikun e tonifikuar, mbante një kapele, syze të errët dhe çantë “Chanel”. Pas xhiros me gondola ata u fotografuan edhe teksa bënin shëtitje nëpër qytet.

Së shpejti këngëtarja Nicole Scherzinger pritet të hedhë në treg edhe videon më të re.

Ndahen çmimet për nxënësit e garës “Arsimi dhe aftësia e kufizuar”

0

DuartMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve fituese të nxënësve pjesëmarrës në garën “Arsimi dhe aftësia e kufizuar”.

Kjo garë është të organizuar nga MAShT në bashkëpunim më UNICEF-in për shënimin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Panairi i 16-të i Librit me risi për vizitorët

0

Zef Serembe-Shtjefen GjecoviBotues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora marrin pjesë sivjet në Panairin e 16-të të Librit në Prishtinë, i cili do të mbahet me datë 3-8 qershor.

Shoqata e Botuesve e Kosovës ditë më parë ka bërë të ditur se këtë vit do të prezantohen rreth 1200 tituj të rinj librash dhe rreth 4000 tituj të tjerë të viteve të fundit. Panairi tashmë me traditë të konsoliduar dhe fizionomi të qartë, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore, si: William Shekspiri, Jeronim de Rada, Zef Serembe, Shtjefën Gjeçovi, Octavio Paz, Marguerite Duras, Sterjo Spasse dhe Mehmet Gjevori.

Juria speciale e cila do të nderojë me Trofeun e Panairit, librat më të mirë në prozë, poezi, kritikë, studime letrare, eseistikë, publicistikë, përkthim letrar, projektin kapital dhe për stendën më të vizituar, sipas Besian Zenelit nga Shoqata e Botuesve të Kosovës do të jetë ajo që ka qenë edhe vitin e kaluar.

“Juria është po ajo e vitit të kaluar, e cila u dëshmua korrekte si në vlerësim, në përzgjedhje dhe në arsyetim e modelim në ceremoninë e vjetme të ndarjes së çmimeve. Shumë nga të përzgjedhurit vitin e kaluar, u rikonfirmuan më vonë me çmime në evenimente të tjera, si Luljeta Lleshanaku, Mateo Mandala, Amik Kasoruho, Flutura Açka, Albatros Rexhaj etj.”, ka thënë për gazetën Zëri, Zeneli.

Juria këtë vit do të jetë në përbërje të: Ilire Zajmit, Anila Xhekaliut dhe Naim Kelmendit.

“Duke qenë po ajo juri, përgjegjëse për vlerësimet honorifike, ka ndjekur krijimtarinë në vazhdimësi, brenda dy panaireve, të vitit të kaluar dhe këtij të tanishmit. Shpresojmë dhe besojmë se çmimet do të jenë, le ta themi, po aq të “qëlluara”, si vitin e kaluar, edhe pse vendimet e jurive nganjëherë edhe mund të keqkuptohen”, ka thënë Zeneli, duke shtuar më pas se çmimet e këtij panairi janë unike, meqenëse nuk ndahen çmimet në bazë të konkurrimit, por në bazë të përcjelljes permanente dhe përgjegjësisë për paanshmëri.

Këtë vit pritet që edhe mediet të ndajnë çmime dhe vlerësime, siç veprohet kudo në botë.

Sipas, Zenelit në këtë edicion të Panairit të Librit nuk do të mungojnë as risitë, ku risi për këtë vit do të jenë titujt e rinj të botuar brenda dy panaireve.

“Risitë janë titujt e rinj të botuar brenda dy panaireve, jo pak, rreth 1.100 – 1.200, pastaj numri i botuesve me një interesim shumë më të madh se viteve të kaluara, shkrimtarët mysafirë, madje edhe të huaj, prania në ceremoninë e hapjes, siç na është konfirmuar e dy ministrave të Kulturës, të Kosovës dhe të Shqipërisë, kryetarit të Komunës së Prishtinës, etj.”, ka theksuar Zeneli.

Gjatë pesë ditëve edhe sa do të jetë i hapur ky panair do të ketë aktivitete promovuese, debate, nënshkrime librash nga autorë të pranishëm, si dhe do të ketë informim për lexuesit, vizitorët e shumë aktivitete tjera.

Panairi i Librit mbështetet nga Ministria e Kulturës me 4.000,00 euro dhe nga Komuna e Prishtinës me 3.000,00 euro.

Ceremonia e hapjes së Panairit të 16-të do të bëhet më 3 qershor, në orën 18:00, ndërsa do të mbyllet më 8 qershor, në orën 18:00. Në ditët e tij Panairi do të jetë i hapur, nga ora 09 në mëngjes deri në orën 20:00 në mbrëmje. Hyrja është falas.
Në njoftimin zyrtar thuhet se Panairin pritet ta vizitojnë rreth 35.000 vizitorë.

Shtetases shqiptare i vidhen pasaportat në Prizren

0

Pasaporta shqiptareNjë shtetase nga Shqipëria nuk ka kaluar mirë në Prizren.

Asaj të shtunën persona të pa njohur ia kanë thyer veturën, nga ku kanë vjedhur: tre telefona celularë, një çantë të dorës në të cilën gjendeshin tri pasaporta të lëshuara nga shteti shqiptar, një patentë shoferi, po ashtu të Shqipërisë dhe një kartelë të bankës.

Rasti është duke u hetuar në mënyrë intensive nga njësitet përkatëse policore.

J.Lo me motrën, rikthehen në lagjen e vjetër për fëmijët në nevojë

0

Jennifer Lopez dhe motra e sajJennifer Lopez mund të jetë një superstar e cila fiton mbi 300 milion dollarë, por ajo do që të gjithë ta kuptojë se vazhdon të jetë “Jenny From The Block”.

Këngëtarja 44 vjeçare është kthyer në lagjen e saj në New York në Bronx, gjatë fundjavës për të drekuar në qendrën e fëmijëve të shëndetshëm.

Jennifer dhe motra e saj Linda në qëllim të “Lopez Family Foundation” kanë promovuar të jetuarit shëndetshëm e fëmijëve, për të rinjtë dhe nënat e tyre, teksa motrat kanë shpërndarë edhe ushqime.

Charlize Theron : Ndjehem e përdhunuar nga mediat

0

Charlize TheronAktorja dhe princesha hollywoodiane, Charlize Theron, e cila momentalisht është në lidhje me Sean Penn, ka deklaruar se në jetë preferon që sendet private t’i mbajë larg syrit të mediave. “kur filloni të jetoni në botën e artit dhe merreni me gjësendet që i kërkon ky profesion, pas një kohe nga mediat filloni të ndjeheni të përdhunuar”, ka theksuar aktorja duke shtuar.

“Disa njerëz ndoshta kënaqen me këtë, por në jetën time ekzistojnë disa gjëra të caktuara të cilat i ruaj dhe i mbaj me shumë fanatizëm. Nuk mundem gjithmonë të fitoj normalisht, por derisa të mundem do të luftoj që mos të lexoj diçka pa lidhje për vete. Kështu ndjehem më e shëndetshme. Nuk mund të lodhem me një idiot i cili shkruan për fustanin tim të shkurtë”, ka thënë këngëtarja e cila nuk e ka fshehur mllefin ndaj mediave.

Rita Ora zgjedh këngën e Beyonce!

0

Rita Ora-Playboy4Këngëtarja Rita ora në performancën e saj në shoun francez “Le Before du Grand Journal”, në vend të këngëve të saj ajo ka përzgjedhur të këndojë këngën e Beyonce ‘Drunk in love’. Këngëtarja Ora disa herë ka theksuar se për te Beyonce është këngëtarja numër një në botë, andaj edhe nuk është për t’u çuditur fakti që ajo ka përzgjedhur këngën e koleges së saj.

Me fustan bardh e zi dhe me buzëkuqin e saj, Rita është dukur magjepsëse deri sa ka kënduar ‘Drunk in love’ në version akustik, ndërsa këtë edhe publiku e ka pritur shumë mirë. E për këtë sigurisht që edhe mentori i saj, por edhe kolegia Beyonce, janë mburrur.

Ndryshe në videon e cila është në kanalin muzikor ‘Youtube’, Rita shihet që ka ndërruar pak edhe tekstin, pasi që në vend të “Can’t keep your eyes off my fatty, daddy” ajo e ka kënduar, “Can’t keep your eyes off my fat ass”…

Pula: Do të hetohen edhe ata që “nxisin” keqpërdorimin e votave

0

laura pulaaProkurorja e shtetit, Laura Pula, ka bërë të ditur se Prokuroria ka trajtuar 1600 lëndë, aktakuza për manipulim gjatë zgjedhjeve të vitit 2010.

Sipas saj, në këto vepra, të përfshirë kanë qenë komisionarët e partive politike.

“Prokuroria e Shtetit, lëndët me aktakuzë për keqpërdorim të votave gjatë zgjedhjeve i ka marrë me prioritet dhe ato janë shqyrtuar e dorëzuar në Gjykatat Themelore për vendimet finale, ndërsa aktvendimet për keqpërdoruesit, fillimisht kanë qenë dënimi me gjoba, pastaj janë konvertuar në aktgjykime me burg dhe aktgjykime me kusht”, tha Pula, transmeton Botapress.

Prokurorja Pula, ndërkaq, ka vënë në theks edhe përgatitjen e prokurorëve për trajtimin me prioritet të lëndëve të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorimet e mundshme në zgjedhjet e 8 qershorit.

Sipas saj, prokurorët do të angazhohen në një pistë më të gjerë të hetimit mbi manipulimet e votave, duke kërkuar kështu dëshmi se prapa kujt fshihen manipuluesit e votave.

“Tani e tutje, prokurorët nuk do të merren vetëm me keqpërdorimet që mund të bëjnë komisionarët në zgjedhjet e ardhshme, por do të zgjerojnë pistën e hetimeve, për të verifikuar se kush fshihet prapa atyre, përkatësisht kush i ka shtyrë ata të keqpërdorin votën”, shprehet Pula.

Tubim madhështor në nëndegët e PDK-së “11 Marsi” dhe “2 Korriku”

0

01 qershor 2014Kandidatët e PDK-së për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga komuna e Prizrenit, të shpqëruar nga nënkryetari Enver Hoxhaj dhe kryetari i Komunes, Ramadan Muja, kanë vazhduar takimet me elektoratin, duke takuar strukturat dhe mbështetësit e PDK-së, në nëndegët “11 marsi dhe “ 2 korriku”.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj gjatë këtij takimi në njërën prej degëve bastion të PDK-së në Prizren atë të , “11 Marsit” dhe “2 Korrikut”, ka thënë se PDK-ja që nga fillimi ka bërë aleanca të vërteta vetëm me qytetarët të cilët e kanë besuar vizionin e saj dhe njëkohësisht PDK-ja është partia që i beson qyetetarëve.

Duke folur para një numri të madh të pjesëmarrësve, ministri Hoxhaj ka thënë se disa parti të vogla në Prizren janë zënë në panik për humbjen që i pret me 8 qershor, andaj kanë filluar me akuza në drejtim të PDK-së, por edhe partitë e tjera opozitare në Prishtinë po sillen njësoj, por rezultati i fitorës së thell të misionit të ri të udhëhequr nga Kryeministrit Thaci do jetë mesazhi më i qartë me fitoren spektakular që do ta ketë Partia Demokratike e Kosovës me datë 8 qershor.

“Nëse në vitin 2007 i keni besuar premtimeve të PDK-së, tani mund ti besoni punëve të kryera që prej rritjes së rrogave, ndërtimit të autostradës, shkollave e rrugëve, pavarësimit të vendit dhe bashkimi të Mitrovicës. Tani PDK-ja në aleancë me qytetarët e ka ofruar misionin e tretë që është Misioni ynë i ri për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe hapjen e vendeve të punës” ka thënë Hoxhaj.

Në këtë tubim janë prezantuar edhe kandidatët për deputetë nga Prizreni, Nait Hasani, Behar Selimi, Luljeta Veselaj, Naser Berisha, Zarije Jusufi, të cilët shpalosën pjesë nga programi zgjedhor ./PrizrenPress.com/