PDK-ja në Prizren: ‘Misioni i ri’ mbështet në vlerat e luftës

Kandidatet e PDK- shoqata e luftesKandidatët e PDK-së për deputet në Parlamentin e Kosovës, Nait Hasani, Edita Tahiri, Naser Berisha, Behar Selimi, dhe Luljeta Veselaj nga Komuna e Prizrenit sot gjatë ditës kanë takuar Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së si dhe Shoqatën e të burgosurve Politik me seli në Prizren.

Në shoqatën e veteranëve të UÇK-së, u pritën nga kryetari Selim Krasniqi dhe anëtarë tjerë të kryesisë, të cilët i falënderuan kandidatët për deputet për vizitën duke elaboruar angazhimet e shumta që kanë si shoqatë në përpjekjet e tyre të përditshme nën ruajtjen e dinjitetit dhe përmisimin e kushteve për të gjithë veteranët e Komunës së Prizrenit.

“Kandidatët për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së, gjatë takimit me kryesin e shoqatës së veteranëve të UÇK-së shpalosën pjesë të platformës politike të PDK-së, dhe të misionit të ri, duke potencuar faktin së PDK dhe Kryeministri Thaçi në vazhdimësi kanë qenë të përkushtuar në mbrojtjen e vlerave të luftës duke e iniciuar dhe miratuar ligjin për veteranët e luftës, i cili do filloj së implementuari posa të përfundoj procesi i verifikimit të prestarëve të UÇK-së”, njofton PDK-ja përmes një komunikate.

“Gjithashtu kandidatët për deputet u priten edhe nga Burim Shala kryetar i shoqatës së Invalidëve të luftës së UÇK-së. si dhe Ruzhdi Saramati kryetar i shoqatës së të burgosurve politik”.

“Deputet e ardhshëm u siguruan përfaqësueseve të shoqatave se do të jenë më të zëshëm në parlament për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të shoqatave të dala nga lufta, meqë edhe vetë vizioni dhe misioni i PDK-së është i mbështetur nga vullneti i këtyre shoqatave”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Lajmet e Fundit