13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Panairi i 16-të i Librit me risi për vizitorët

Zef Serembe-Shtjefen GjecoviBotues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora marrin pjesë sivjet në Panairin e 16-të të Librit në Prishtinë, i cili do të mbahet me datë 3-8 qershor.

Shoqata e Botuesve e Kosovës ditë më parë ka bërë të ditur se këtë vit do të prezantohen rreth 1200 tituj të rinj librash dhe rreth 4000 tituj të tjerë të viteve të fundit. Panairi tashmë me traditë të konsoliduar dhe fizionomi të qartë, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore, si: William Shekspiri, Jeronim de Rada, Zef Serembe, Shtjefën Gjeçovi, Octavio Paz, Marguerite Duras, Sterjo Spasse dhe Mehmet Gjevori.

Juria speciale e cila do të nderojë me Trofeun e Panairit, librat më të mirë në prozë, poezi, kritikë, studime letrare, eseistikë, publicistikë, përkthim letrar, projektin kapital dhe për stendën më të vizituar, sipas Besian Zenelit nga Shoqata e Botuesve të Kosovës do të jetë ajo që ka qenë edhe vitin e kaluar.

“Juria është po ajo e vitit të kaluar, e cila u dëshmua korrekte si në vlerësim, në përzgjedhje dhe në arsyetim e modelim në ceremoninë e vjetme të ndarjes së çmimeve. Shumë nga të përzgjedhurit vitin e kaluar, u rikonfirmuan më vonë me çmime në evenimente të tjera, si Luljeta Lleshanaku, Mateo Mandala, Amik Kasoruho, Flutura Açka, Albatros Rexhaj etj.”, ka thënë për gazetën Zëri, Zeneli.

Juria këtë vit do të jetë në përbërje të: Ilire Zajmit, Anila Xhekaliut dhe Naim Kelmendit.

“Duke qenë po ajo juri, përgjegjëse për vlerësimet honorifike, ka ndjekur krijimtarinë në vazhdimësi, brenda dy panaireve, të vitit të kaluar dhe këtij të tanishmit. Shpresojmë dhe besojmë se çmimet do të jenë, le ta themi, po aq të “qëlluara”, si vitin e kaluar, edhe pse vendimet e jurive nganjëherë edhe mund të keqkuptohen”, ka thënë Zeneli, duke shtuar më pas se çmimet e këtij panairi janë unike, meqenëse nuk ndahen çmimet në bazë të konkurrimit, por në bazë të përcjelljes permanente dhe përgjegjësisë për paanshmëri.

Këtë vit pritet që edhe mediet të ndajnë çmime dhe vlerësime, siç veprohet kudo në botë.

Sipas, Zenelit në këtë edicion të Panairit të Librit nuk do të mungojnë as risitë, ku risi për këtë vit do të jenë titujt e rinj të botuar brenda dy panaireve.

“Risitë janë titujt e rinj të botuar brenda dy panaireve, jo pak, rreth 1.100 – 1.200, pastaj numri i botuesve me një interesim shumë më të madh se viteve të kaluara, shkrimtarët mysafirë, madje edhe të huaj, prania në ceremoninë e hapjes, siç na është konfirmuar e dy ministrave të Kulturës, të Kosovës dhe të Shqipërisë, kryetarit të Komunës së Prishtinës, etj.”, ka theksuar Zeneli.

Gjatë pesë ditëve edhe sa do të jetë i hapur ky panair do të ketë aktivitete promovuese, debate, nënshkrime librash nga autorë të pranishëm, si dhe do të ketë informim për lexuesit, vizitorët e shumë aktivitete tjera.

Panairi i Librit mbështetet nga Ministria e Kulturës me 4.000,00 euro dhe nga Komuna e Prishtinës me 3.000,00 euro.

Ceremonia e hapjes së Panairit të 16-të do të bëhet më 3 qershor, në orën 18:00, ndërsa do të mbyllet më 8 qershor, në orën 18:00. Në ditët e tij Panairi do të jetë i hapur, nga ora 09 në mëngjes deri në orën 20:00 në mbrëmje. Hyrja është falas.
Në njoftimin zyrtar thuhet se Panairin pritet ta vizitojnë rreth 35.000 vizitorë.

Më Shumë

Hoxha Ahmed Kalaja: Përgëzime për gjykatën e Prizrenit për drejtësi në rastin e mësueses së diskriminuar në Suharekë

Hoxha nga Shqipëria, Ahmed Kalaja ka përgëzuar Gjykatën e Themelore të Prizrenit, për dënimin e ish- drejtori i shkollës “Flamuri i Arbërit” në Suharekë,...

Sot mot me diell dhe vranësira – priten shkarkime rrufesh e breshër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende- vende do të...

Lajmet e Fundit