31.7 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025

Scherzinger-Hamilton, udhëtim romantik në Venecia

Nicole ScherzingerNicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton prej 8 vitesh janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe duket se përvjetorin e tyre të dashurisë e kanë festuar nëpërmjet një udhëtimi romantik që kanë bërë në qytetin e dashurisë në Venecia.

Ata u fotografuan teksa bënin një shëtitje me gondola të përqafuar dhe tejet të dashuruar. Këngëtarja Scherzinger dhe piloti i Formula 1 kanë patur ulje dhe ngritje në marrëdhënien e tyre, por dashuria duket se ka triumfuar.

Nicole kishte veshur një fustan të zi që nxirrte në pah fizikun e tonifikuar, mbante një kapele, syze të errët dhe çantë “Chanel”. Pas xhiros me gondola ata u fotografuan edhe teksa bënin shëtitje nëpër qytet.

Së shpejti këngëtarja Nicole Scherzinger pritet të hedhë në treg edhe videon më të re.

Më Shumë

Punëtorët e QKMF-së në Prizren largohen nga IPKO, zgjedhin Valën

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren ka kaluar nga operatori IPKO në rrjetin e Telekomit të Kosovës – Vala, duke bërë një...

Samir Hoxha: Pasioni i të rinjve për trashëgiminë kulturore është frymëzues

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka vizituar  punëtoritë që po zhvillohen në Muzeun Arkeologjik dhe Muzeun e Lidhjes...

Lajmet e Fundit