30.8 C
Prizren
E hënë, 17 Qershor, 2024

Korab Jetishi, premton album ‘live’

KorabiJetishiKëngëtari i njohur, Korab Jetishi, në një bisedë për gazetën Tribuna ka shpalosur se gjatë muajit qershor do të vijë me një album ‘live’. Ndër të tjera këngëtari ka treguar edhe planet që i ka për sezon, ndërsa nuk ka hezituar të tregojë për publikun se jeta e tij bashkëshortore po shkon shumë mirë

Edhe pse nuk ka shumë kohë që erdh në publik me këngën ‘Non Stop’ në bashkëpunim me këngëtaren Teuta Selimi, Korab Jetishi në një bisedë për gazetën Tribuna ka treguar se tashmë ai është gati që në treg të vijë me një album i cili sipas tij i gjithi do të jetë i kënduar ‘Live’. “Momentalisht jam duke u marrë intensivisht me albumin tim. Do të jetë album i tëri me këngë ‘live’”, ka thënë Korabi në fillim të bisedës, ndërsa ka shtuar tutje. “Do të jetë një album me përmbledhje të 15 këngëve.

Nuk do të jen këngë të reja, janë këngë që janë dëgjuar edhe më herët në publik. Por që kësaj radhe do ta bëj përmbledhjen e tyre dhe të koduara ‘live’”. E meqenëse thekson se intensivisht është duke punuar në këtë projekt, ai ka zbuluar se gjatë muajit qershor, albumi do të jetë në duart e publikut.

“Ma merr mendja që në mes të muajit qershor do të publikohet. Jam intensivisht duke punuar në të tash e sa kohë. Kështu që besoj se në qershor do të jetë gati. Shpresoj që edhe publiku do ta mirëpresë.

Së shpejti edhe një këngë ‘solo’

E kjo nuk është e vetmja risi që këngëtari po sjell për publikun e vet. Ai ka bërë të ditur se pas lansimit të albumit, në planet e tij është edhe një këngë e re, për të cilën tani për tani nuk ka dhënë detaje. “Pasi që të publikohet ky projekt e kam në plan të vij edhe me një këngë të re. Ende nuk kam asgjë të definuar për këngën e re, pasi që ju tregova se fokusin momental e kam në album. Kur të vijë koha do të zbuloj më shumë edhe rreth risisë tjetër”, ka thënë këngëtari i cili ka theksuar se pavarësisht suksesit që ka korr me bashkëpunimin me Teuta Selimin, njëherë për njëherë bashkëpunimet nuk janë në planet e tij.

“Jo njëherë për njëherë nuk e kam në plan të vijë me ndonjë bashkëpunim. Edhe pse nga bashkëpunimi i fundit me Teuta Selimin jam ndarë shumë i kënaqur, po mendoj që tani të pauzoj pak. Do të ketë vetëm këngë solo njëherë për njëherë”.

Ndryshe meqë jemi në prag të sezonit verorë, edhe Korabi tregon se angazhimet nëpër mbrëmje muzikore kanë filluar, ndërsa nënvizon se më shumë do të jetë i pranishëm nëpër ahengje familjare. “Angazhimet tashmë në këtë periudhë jo vetëm për mua, por edhe për kolegët e mi janë më të shpeshta. Unë përveç mbrëmjeve muzikore jam shumë i pranishëm edhe nëpër dasma. Ku vërtet kaloj mirë dhe e marr si nder kur një çift ma beson mua natën më të bukur të jetës së tyre”.

Ndërkaq sa i përket jetës private, Korabi në fund të bisedës shkurt ka thënë se është i kënaqur si bashkëshort dhe baba.

Më Shumë

Eurosport Italia për Shqipërinë: Skuadër ambicioze, kujdes nga Broja

'Eurosport Italia’ të martën vjen më një shkrim të gjatë për Kombëtaren shqiptare në prag të duelit me Italinë. Shqipëria dhe Italia do të ndeshen...

Ndeja e partisë në Prizren, Vetëvendosje publikon videon ku qytetari shihet duke ia puthur dorën Kurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar pamje nga ndeja që mbajtën dje në Prizren me aktivistë e anëtarë të kësaj partie. Pjesë e kësaj videoje është edhe...

Lajmet e Fundit