Home Blog Page 8465

Kush ishte dashnorja e Cameron Diaz?

0

Cameron DiazDitë më parë aktorja Cameron Diaz, kishte pranuar se ka qenë në lidhje lesbike me një femër, tani është mësuar se dashnorja e saj ka qenë aktorja e famshme Drew Barrymore.

“Po, kam qenë në lidhje me një femër”, kishte deklaruar Diaz ditë më parë dhe tabolidi amerikan “National Enquirer” thotë se femra në fjalë është Drew, e cila njihet se është biseksuale. Ato njihen që kur Cameron ishte 16-vjeçe ndërsa Drew 14 vjeçe. Disa vite më vonë, kur ishin paraqitur së bashku në film, Drew kishte deklaruar gjatë një interviste: “Ne kemi kaluar çdo moment së bashku, me muaj dhe me vite”.

Drew, tani në martesë të lumtur dhe nënë e dy fëmijëve, në mënyrë të hapur e ka pranuar se ka pasur një numër të madh aferash me femra gjatë jetës së saj. Ndërsa gjatë paraqitjes së saj në emisionin “Watch What Happens Live”, kur ishte pyetur nga nikoqiri Andy Cohen nëse Diaz ka qenë në lidhje me ndonjë femër, ajo pa ngurrim është përgjigjur pozitivisht, duke deklaruar se i konsideron femrat si shumë tërheqëse.

“Mendoj se femrat janë shumë tërheqëse dhe secila femër mendoj se joshet nga trupi i një femre tjetër. Dhe unë nuk bëj përjashtim”, kishte thënë ajo.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, festohet edhe në Kosovë

0

femijet ne nefestNjë Qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve, shtetit tek ata. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.
Në fakt 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Ne vitin 1925 konsulli i përgjithshëm Kinez në San Francisko mblodhi se bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim Kinez të festonin në festivalin e Anijes se Dragoit. Kjo gjë koincidoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë. Festa e 1 Qershorit filloi te festohet pas dy vitesh. Shume vende të botes e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime te cilat kane si qellim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies se tyre.

Kjo festë me aktivitetet të shumta do të festohet edhe në Kosovë. Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve më 1 Qershor, Posta e Kosovës Sh.A. do të organizojë një aktivitet publik në përkrahje të të drejtave të fëmijëve.

Po ashtu Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) për të shënuar 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëm ijëve, ka paraparë disa aktivitete, me ç’rast fëmijët do të informohen lidhur me mandatin e IAP-së në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, përkatësisht do të kenë mundësinë që të dëgjohen nga përfaqësuesit e IAP-së.

Edhe Save the Children dhe organizatat tjera joqeveritare, janë të përfshira në shënimin e kësaj dite të rëndësishme për fëmijët.

AKR vendos qeverinë e ardhshme!

0

Behxhjet pacolliNëse i fiton zgjedhjet dhe mandatohet për të bërë edhe njëherë qeverinë, Hashim Thaçi nuk është se do të ketë shumë partnerë në dispozicion. Të gjitha partitë që garojnë në zgjedhje i kanë dhënë vijën e kuqe Partisë Demokratike të Kosovës. LDK, VV, AAK dhe Nisma nuk preferojnë që të bashkëqeverisin me Hashim Thaçin.

Dëshirë për qeverisje të ngjashme si ajo e mandatit të kaluar nuk ka as Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, por partia e biznesmeni të suksesshëm nuk i ka rënë vijë të kuqe kësaj mundësie. Në dy prononcime të ndryshme sekretari i kësaj partie, Ibrahim Makolli dhe nënkryetarja Mimoza Kusari – Lila, nuk e kanë mohuar kategorikisht bashkëpunimin me PDK-në.

Sekretari i kësaj partie ka thënë në një intervistë për Tribunën se nuk kanë vija të kuqe. “Për ne me rëndësi është programi dhe pajtueshmëria, që mund ta kemi me programet e partive. Ne do t’i shohim programet, do të shohim se a kemi vizion dhe qëllime të përbashkëta, nëse jo atëherë nuk kemi se për çka të bisedojmë”, ka thënë Makolli, që në qeverinë e kaluar Thaçi ka qenë ministër i diasporës./Tribuna/

“Fëmijët, larg fushatave parazgjedhore”

0

Femijet-4qeshoriKuvendi i të Rinjve të Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve (1 qershor), i bënë thirrje prindërve të fëmijëve që mos lejojnë manipulimin e fëmijëve të tyre duke marrë pjesë në fushata të partive politike.

“Ne i bëjmë thirrje partive politike të qëndrojnë larg fëmijëve, mos t’i shfrytëzojnë ata në fushata parazgjedhore siç po ndodh në këtë fushatë parazgjedhore ku çdo ditë shohim fëmijë nën moshën 18 vjeçare në fushata dhe duke punuar në sigurimin e përkrahjes për kandidatët dhe partitë e caktuara”, thuhet në reagimin e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës.

Gjithashtu , Kuvendi i të Rinjve të Kosovës shpreh shqetësim në lidhje me shfrytëzimin e fëmijëve në punë të rënda fizike.

“Shfrytëzimi i fëmijëve në punë të rënda fizike është shkelje e rëndë e Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve. Shfrytëzimi i fëmijëve në punë të rënda fizike është shkatërrim i jetës së tyre. Të veprojmë së bashku në ndryshimin e këtij realiteti, që më mos të jetë vetëm 1 Qershori ditë në të cilën kujtohen këta fëmijë”, thotë Kuvendi i të Rinjve në reagimin e tyre.

“Për të ardhur deri tek një gjendje më e mirë, ne si Kuvend i të Rinjve të Kosovës kemi kërkuar inicimin e draft-ligjit për fëmijët me të cilin ligj dhe respektim të tij, fëmijët do të kenë trajtimin e merituar në familje dhe shoqëri”.

Andaj “NDAL SHFRYTËZIMIT TË FËMIJEVE”

Bursa, qyteti turk me 800 mijë shqiptarë

0

454Pak kush e di se Bursa, një nga qendrat më të industrializuara metropolitane të Turqisë, e vendosur në veriperëndim të Anadollit, në rajonin Marmara, në thuajse një të tretën e saj është e populluar nga shqiptarët.Dhe, jo vetëm kaq, por Bursa, ky qytet me një zhvillim të jashtëzakonshëm, i cili shquhet për prodhimin e mjeteve motorike, prej 10 vjetësh ka në krye të drejtimit një shqiptar, transmeton TV Klan.

Rexhep Alltepe është kryebashkiaku me origjinë nga Shkupi, i cili ka propozuar që të përfshihet gjuha shqipe në shkollat turke.Të vendosur në Bursë prej afro 100 vjetësh, familjet shqiptare nuk janë ndaluar të ruajnë gjuhën, vlerat dhe kulturën e tyre. Shqiptarët e Bursës, kanë ditur të ruajnë mjaft mirë edhe një prej vlerave më të mëdha të shqiptarëve: mikpritjen.

Të ardhur nga Shkupi e Kosova prej më shumë se 60 vjetësh, ata janë përpjekur të ruajnë traditat shqiptare. Madje edhe martesat i kanë preferuar t’i bëjnë me shqiptarë.

Kanë dëshirë të flasin shqip edhe pse ndonjëherë e kanë të vështirë të shprehen. Tregojnë se janë mjaft mirë të integruar, por se sërish kanë mall për vendin e tyre.

Edhe gatimet tradicionale shqiptare kanë mundur t’i ruajnë dhe madje t’ia përcjellin brezit me të ri.

Historia në Bursë është thuajse e gjallë, pasi asgjë nuk është prishur që prej themelimit të saj si kryeqyteti i parë i shtetit osman në mes të viteve 1335 dhe 1413.

Në të gjithë Bursën gjenden katërmijë fabrika të mëdha, të cilat prodhojnë makina. Bursa gjithashtu ka banjot termale dhe disa muze, përfshirë një muze të arkeologjisë. Por, ajo çfarë të bie në sy në këtë qytet janë edhe sipërfaqet e gjelbëruara.

Behar Selimi: Unë jam zëri i qytetarëve të Prizrenit

0

Behar SelimiBehar Selimi kandidat  për deputet i PDK-së  është takuar me elektoratin e tij në lagjen “28 Nëntori” në Prizren. Ai tha se banorëve të kësaj lagjeje i është mirënjohës për propozimin që kanë dhën që të jetë kandidat i PDK-së për deputet të Parlamentit të Kosovës.

“Do të jetë obligim i imi moral dhe politik që të jem zë i fuqishëm i elektoratit që do e përfaqësoj”, tha Selimi.

Të pranishmit në këtë tubim ishin kandidatët,: Behar Selimi, Nait Hasani, Luljeta Veselaj, Zarije Jusufi, Naser Berisha, Munir Basha, dhe Irfan Fusha.

Kandidatet e PDK në  Prizren në mbrëmje po ashtu kanë vazhduan takimet me elektoratin e tyre në lagjen “Ortokoll”. Përveç që kanë shpalosur programin e tyre të “Misionit të Ri”,  ata kanë zhvilluar edhe një debat me qytetarët.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës se Prizrenit, Ramadan Muja.”PDK-ja në krye me Hashim Thaçin, do të  shënojë fitore të lartë dhe të merituar”, tha Muja. /PrizrenPress.com/

.

“Misioni i Ri” zhvillon ekonomin e vendit

0

PDK-kandidatet per deputetKandidatët e PDK-së  në Prizren për deputet  të Parlamentit  të  Kosovës, kanë vazhduar aktivitetin e tyre elektoral në shumë ndërmarrje punuese.

Ata janë  zotuar se me “Misionin e Ri” të liderit  Hashim  Thaçi,  të gjithë do të përfitojnë,sidomos ndërmarrjet e shumta punuese të zejeve të ndryshme.

“Vet programi i PDK-së për zhvillim ekonomik është i paraparë për këtë synim”.

Fillimisht disa prej kandidatëve si Edita Tahiri, Luljeta Veselaj-Gutaj, Zahrije Jusufi, Nait Hasani, Nezir Çoçaj, Naser Berisha dhe Irfan Fusha  takuan banorët e lagjes “Dardania” ish -Jaglenica  me ç’rast  panë nga afër edhe disa ndërmarrje të ndryshme, të cilat kanë të punësuar një numër të qytetarëve .

Deputetët njëzëri iu premtuan pronarëve të ndërmarrjeve punuese të ndryshme se me PDK-në, puna e tyre dhe biznesi do të arrijnë suksese edhe më të mëdha.

“PDK-ja në programin e vetë e parasheh një pikë të tillë të zhvillimit ekonomik, si dhe të punësimit të qytetarëve, që sipas tyre është prioriteti kryesor i PDK-së për mandatin e ardhshëm katër vjeçar”.

Pronarët e ndërmarrjeve të ndryshme në Prizren, ndërkaq  shprehën gatishmërinë e tyre se do ta votojnë PDK-së dhe se i besojnë “Misionit të Ri” të Thaçit.

Ata thanë se premtimet e realizuara tashmë janë konkrete dhe me to po ballafaqohen çdo ditë, si dhe ua kanë lehtësuar punën në bizneset e tyre.

Një vizitë  në kuadër të fushatës zgjedhore kandidatët e PDK-së për deputet të Parlamentit të Kosovës, kanë realizuar edhe në strehimoren e pleqve dhe personave më aftësi të kufizuara në fshatin Therandëz ish -Petrovë, ku biseduan për hallet e  kësaj kategorie njerëzore. Ata ofruan mbështetje për këta persona dhe për kushte më të mira  të qendrës dhe staf më të  zgjeruar./PrizrenPress.com/

 

Enver Hoxhaj përfshihet në një incident

0

Enver HoxhajjSimpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë përfshirë në shkëmbime verbale Ministri në largim të Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, derisa ai ka dalë nga një debat për zgjedhjet në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për KTV, vetë ministri Hoxhaj. Ministri Hoxhaj është munduar të minimizoj ngjarjen duke thënë se vetëm ka pasur brohoritje se do të fitojmë ne dhe asgjë më shumë.

Ai nuk ka përmendur emra, por vetëm thotë se ishin simpatizantë të LDK’së.

Ndërkohë mësohet se deri te fyerjet ndaj tij kanë ardhur pas debatit kur kandidatja për deputete e LDK-së Vjosa Osmani dhe ministri Hoxhaj, e kanë vazhduar debatin pas emisionit për nepotizëm dhe ka ndërhyrë edhe bashkëshorti i saj.

Është dashur edhe ndërhyrja e policisë së Kosovës.

Haradinaj në Rahovec: Në emër të Zotit po fitojmë

0

Haradinaj-tubim ne rahovecLideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para shumë simpatizantëve të mbledhur në parkun e qytetit në Rahovec, hapi fushatën parazgjedhore dhe shpalosi programin të hartuar në Drejtim i Ri.

Haradinaj tha se në Kosovë nuk na kanë shkuar punët mirë, unë mundem të shfajësoj veten, meqenëse nuk kam qenë këtu nga fillimi i kësaj qeverie në largim, por prapë po them, se punët po na shkojnë keq.

“Me një qeverisje që po shkakton humbje vendit, me një qeverisje që e le njeriun dhe fermerin vetëm, nuk shkohet përpara, Kosovës i duhet qeverisja e cila kujdeset për njeriun, fermerin, të varfërinë, e këtë ju rahovecian keni pasur me Smajl Latifin, i cili është përkujdesur për të gjithë, por edhe për infrastrukturën e qytetit”.

“Nuk kemi ardhur për me ju mashtrua, por deri te ardhja këtu kemi punuar me plan, e ky plan e ka emrin Drejtim i Ri, është plani i zhvillimit të Kosovës, jo me ju ngarkuar me tatime, por me u zhvillue me investime”.

“Rahoveci është vend bujqësor, por mbajeni në mend, energjetika është gjaku i zhvillimit të një vendi. Po të kishim investuar para dy vite në energjetikë, do të ishte krejt ndryshe, por investitorit të huaj duhet krijuar sigurinë. Unë nuk foli për inati as për Thaqin, as për Mustafën, por mandati i tretë për qeverinë në largim nuk duhet t’i besohet. Gjatë 100 ditshin të qeverisjes time ma shumë është punuar sesa për katër vjet të qeverisjes Thaçi, sepse kemi punuar pa hile”, tha Haradinaj, transmeton Rahovecpress.

Kurse, kryetari i degës së AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, duke përshëndetur Ramush Haradinaj, drejtuar me fjalë se është nder që kemi në mesin tonë njeriun e sakrificës, paqes dhe i cili ka dhënë vazhdimisht mbështetje Rahovecit.

“Me AAK-në, qytetarë të Rahovecit do të keni mirëqenie për të mirën tuaj, për të ardhmen tuaj dhe duhet të ndiheni krenar, sepse Rahoveci ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës, dhe keni vërë themelet e Kosovës dhe me Ramush Haradinaj do të keni mbështetje në sektorin e vreshtarisë, vertarisë, përmes Agrofondit, dhe ky program do të zbatohet qysh nga dita e parë pas 8 qershorit. Me Haradinajn do të kemi mbështetje edhe në industrinë ushqimore, ku do të ndryshojmë raporte të import-eksportit”, tha Smajl Latifi.

Ndërkaq Luan Jaha i pyetur pse një specialist shëndetësor hyn në politikë, thotë se Kosova sot ka nevojë për mjekun.

Në vazhdim janë prezantuar kandidatët për deputet të Parlamentit të Kosovës, Florije Boshnjaku, Xhevdet Duraku, dhe Luan Jaha, të cilit njëzëri spikatën vlerat e AAK-së, duke përmendur sukseset e Smajl Latifit derisa ky ishte kryetar Komune dhe Ramush Haradinajn, për të cilin thanë se është garanca për një Kosove progresive, Kosove pa korrupsion dhe me sundim të ligjit.

1001 libra që duhen lexuar para se të vdisni

0

jack-wiltonJetëgjatësia: L. 1500 (Kinë), V. 1582monkey

Publikuar për herë të parë: 1592, anonimisht

Titulli alternativ: Majmuni

Titulli në origjinal: Xi You Ji

Xi You JI është një përkthim me shkurtime i novelës popullore kineze Një Udhëtim drejt Perëndimit, autorësia e të cilit i është dhënë studiuesit dhe poetit të Dinastisë Ming, Wú Chéng’en. Bazuar mbi rrëfenjat popullore tradicionale, me formimin kulturor mbi fenë popullore kineze, mitologjinë dhe filozofinë—në veçanti taoismin, konfucizmin dhe budizmin—Një Udhëtim drejt Perëndimit u bë një nga katër novelat klasike të letërsisë kineze. Novela bazohet në historinë e murgut të famshëm budist, Xuánzàng, i cili gjatë Dinastisë Tang (618-907) ndërmori një pelegrinazh për në Indi, që të merrte tekstet sanskritishte të quajtura Sutras. Xuánzàng shoqërohet nga tre dishepuj—Majmuni, Derri dhe Frat Rëra—të cilët ndihmojnë murgun të mund mostrat dhe djajtë e ndryshëm para se më në fund t’i rikthejnë Sutras-at në kryeqendrën kineze. Vetë Majmuni reflekton shumë vlera tradicionale në kërkimet e tij për pavdekësinë, ndriçimin e mendjes, shpëtim dhe dituri shpirtërore. Duke punuar në shumë nivele, besohet se është njëherazi një alegori për një udhëtim shpirtëror drejt ndriçimit të mendjes dhe një satirë për burokracinë e paaftë dhe absurde, antike apo moderne.

 

jack wiltonUdhëtari i Pafat

Thomas Nashe

Jetëgjatësia: L. 1567 (Angli), V 1601

Publikuar për herë të parë: 1594, nga T. Scalet për C. Burby.

Titulli në origjinal: The Unfortunate Traveller; apo, The Life of Jackie Wilton

The Unfortunate Traveller është ndoshta një nga novelat elisabetiane më brilante. Thomas Nashe tregon historinë komplekse dhe trazuese të Jack Wilton-it, një rekrut i ri dhe i pamoralshëm i ushtrisë së Henry-t të VIII në Francë. Wilton ka një sërë aventurash të rrezikshme, duke filluar me depërtimin e tij në zyrat e mira të Zotit të Çrregullit* të ushtrisë, një shitës mushti. Ai e bind burrin që mbreti e sheh si një spiun të armikut dhe merr një sasi të madhe pijesh falas. Eventualisht, mbreti përballet dhe komploti zbulohet, duke rezultuar në një fshikullim për Wilton-in (megjithëse ne jemi të vetëdijshëm që në jetën e vërtetë ai do të kishte marrë një dënim më të rëndë). Wilton-i pastaj udhëton nëpër Europë, duke u bërë dëshmitar i shkatërrimit të Utopisë Anabaptiste të krijuar në Münster, para se mbërrijë në Itali, ku ai sheh vese dhe mizori edhe më spektakolare—specifikisht ekzekutimi i dy kriminelëve, Zadoch dhe Cutwolf. Wilton rikthehet në Angli, i tmerruar nga ato që ka parë dhe betohet që në të ardhmen të mos largohet nga shtëpia.

The Unfortunate Traveller është me radhë edhe trazues edhe gazmor, me çdo përshkrim të minuar nga një ironi e fuqishme, kështu që ne mbetemi të dyzuar nëse udhëtimi është iluminues apo një proces i pakuptimtë. Përshkrimet e Nashe-s, sidomos ato të dhunës, janë një kombinim brilant dhe turbullues i të zakonshmes me të pazakonshmen—veçanërisht kur Zadoch-it, i cili është duke vdekur, “i ngrihen thonjtë e duarve lart me thumba të mprehtë, si dyqani i rrobaqepësit gjysmë i hapur në një ditë feste.”

*Lord of Misrule (Angli) ishte një oficer i cili në kohën e Kërshëndellave caktohej, me short, për drejtuar Festën e Budallenjve (Feast of Fools). Në Skoci njihej me emrin Abbot of Unreason, ndërsa në Francë si Prince des Sots.

thomas of readingThomas-i i Reading

Thomas Deloney

Jetëgjatësia: L. 1543 (Angli), V.1600

Publikuar për herë të parë: 1600

Titulli në origjinal: Thomas of Reading

Tituj alternativ: Pleasant Historic of Thomas of Reading; apo, The Sixe Worthie Yeomen of the West

Në diversitetin e tij, Thomas of Reading ngjan me Rrëfenjat nga Canterbury- të Chaucer-it (Chaucer’s Canterbury Tales). Ka diçka për të gjithë: anekdota komike, mençuri popullore, orgji, tradhti, vrasje, një udhëtim, dashuri të dënuar për të përfunduar keq, rivalitet mes vëllezërve mbretërorë dhe shpëtimi dhelparak nga dënimi i një hajduti. Duke ndjekur fatet e gjashtë rrobaqepësve të West Country, Deloney gërsheton aventurat e tyre shumë komike me historinë tragjike të Margaret-ës, një fisnike babai i së cilës ka humbur nderin dhe prestigjin dhe që punon për gruan e një prej rrobaqepësve derisa bie në dashuri me vëllain e mbretit.

Në sipërfaqe një përmbledhje e pafajshme anekdotash, Thomas of Reading është gjithashtu një kritikë e mprehtë sociale. Lavdëron rrobaqepësit por nënçmon parinë sociale. Virtuozë dhe zemërgjerë, rrobaqepësit formojnë një komunitet shumë të bashkuar. Fisnikëria nuk është në gjendje ta përmbushi këtë ideal. Kur mikeshat e saj aristokrate e përbuzin, Margaret kupton që “shtresa e mesme është më e mirë.” Ajo gjen lumturinë mes rrobaqepësve derisa dorëzohet dhe arratiset me vëllain e mbretit, një rikthim në klasën e aristokracisë që është shkatërrimtare për të dashuruarit.

Megjithëse shpesh quhet novelë, Thomas of Reading është i vështirë për t’u kategorizuar sepse nuk e ka atë bashkimin e përgjithshëm dhe nuk fokusohet në një ngjarje apo figurë qendrore. Por është pikërisht devijimi i rrëfenjës nga modeli i njohur i letërsisë që e bën atë të duket shumë e freskët sot. Thomas of Reading është shkruar para katër shekujsh, por vlerësimi i meritave individuale është shumë modern.

1001 libra që duhen lexuar para se të vdisni (II)

1001 libra që duhen lexuar para se të vdisni (I)

1001 librat që duhet të lexoni para se të vdisni (III)

*Përgatiti: Ina Xhani