19.7 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Bursa, qyteti turk me 800 mijë shqiptarë

454Pak kush e di se Bursa, një nga qendrat më të industrializuara metropolitane të Turqisë, e vendosur në veriperëndim të Anadollit, në rajonin Marmara, në thuajse një të tretën e saj është e populluar nga shqiptarët.Dhe, jo vetëm kaq, por Bursa, ky qytet me një zhvillim të jashtëzakonshëm, i cili shquhet për prodhimin e mjeteve motorike, prej 10 vjetësh ka në krye të drejtimit një shqiptar, transmeton TV Klan.

Rexhep Alltepe është kryebashkiaku me origjinë nga Shkupi, i cili ka propozuar që të përfshihet gjuha shqipe në shkollat turke.Të vendosur në Bursë prej afro 100 vjetësh, familjet shqiptare nuk janë ndaluar të ruajnë gjuhën, vlerat dhe kulturën e tyre. Shqiptarët e Bursës, kanë ditur të ruajnë mjaft mirë edhe një prej vlerave më të mëdha të shqiptarëve: mikpritjen.

Të ardhur nga Shkupi e Kosova prej më shumë se 60 vjetësh, ata janë përpjekur të ruajnë traditat shqiptare. Madje edhe martesat i kanë preferuar t’i bëjnë me shqiptarë.

Kanë dëshirë të flasin shqip edhe pse ndonjëherë e kanë të vështirë të shprehen. Tregojnë se janë mjaft mirë të integruar, por se sërish kanë mall për vendin e tyre.

Edhe gatimet tradicionale shqiptare kanë mundur t’i ruajnë dhe madje t’ia përcjellin brezit me të ri.

Historia në Bursë është thuajse e gjallë, pasi asgjë nuk është prishur që prej themelimit të saj si kryeqyteti i parë i shtetit osman në mes të viteve 1335 dhe 1413.

Në të gjithë Bursën gjenden katërmijë fabrika të mëdha, të cilat prodhojnë makina. Bursa gjithashtu ka banjot termale dhe disa muze, përfshirë një muze të arkeologjisë. Por, ajo çfarë të bie në sy në këtë qytet janë edhe sipërfaqet e gjelbëruara.

Më Shumë

Përurohet ura në Rogovë të Hasit, Kurti: Lajm i mirë për hasjanët

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë përuruar urën në Rogovë të...

Rrebeshe shiu në këtë fundjavë

Reshje lokale shiu që paraqiten gjatë natës, vijojnë dhe mëngjesin e ditës së shtunë. Nga mesdita do të ketë edhe intervale me diell, ndërkohë...

Lajmet e Fundit