13.8 C
Prizren
E diel, 12 Maj, 2024

Haradinaj në Rahovec: Në emër të Zotit po fitojmë

Haradinaj-tubim ne rahovecLideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para shumë simpatizantëve të mbledhur në parkun e qytetit në Rahovec, hapi fushatën parazgjedhore dhe shpalosi programin të hartuar në Drejtim i Ri.

Haradinaj tha se në Kosovë nuk na kanë shkuar punët mirë, unë mundem të shfajësoj veten, meqenëse nuk kam qenë këtu nga fillimi i kësaj qeverie në largim, por prapë po them, se punët po na shkojnë keq.

“Me një qeverisje që po shkakton humbje vendit, me një qeverisje që e le njeriun dhe fermerin vetëm, nuk shkohet përpara, Kosovës i duhet qeverisja e cila kujdeset për njeriun, fermerin, të varfërinë, e këtë ju rahovecian keni pasur me Smajl Latifin, i cili është përkujdesur për të gjithë, por edhe për infrastrukturën e qytetit”.

“Nuk kemi ardhur për me ju mashtrua, por deri te ardhja këtu kemi punuar me plan, e ky plan e ka emrin Drejtim i Ri, është plani i zhvillimit të Kosovës, jo me ju ngarkuar me tatime, por me u zhvillue me investime”.

“Rahoveci është vend bujqësor, por mbajeni në mend, energjetika është gjaku i zhvillimit të një vendi. Po të kishim investuar para dy vite në energjetikë, do të ishte krejt ndryshe, por investitorit të huaj duhet krijuar sigurinë. Unë nuk foli për inati as për Thaqin, as për Mustafën, por mandati i tretë për qeverinë në largim nuk duhet t’i besohet. Gjatë 100 ditshin të qeverisjes time ma shumë është punuar sesa për katër vjet të qeverisjes Thaçi, sepse kemi punuar pa hile”, tha Haradinaj, transmeton Rahovecpress.

Kurse, kryetari i degës së AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, duke përshëndetur Ramush Haradinaj, drejtuar me fjalë se është nder që kemi në mesin tonë njeriun e sakrificës, paqes dhe i cili ka dhënë vazhdimisht mbështetje Rahovecit.

“Me AAK-në, qytetarë të Rahovecit do të keni mirëqenie për të mirën tuaj, për të ardhmen tuaj dhe duhet të ndiheni krenar, sepse Rahoveci ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës, dhe keni vërë themelet e Kosovës dhe me Ramush Haradinaj do të keni mbështetje në sektorin e vreshtarisë, vertarisë, përmes Agrofondit, dhe ky program do të zbatohet qysh nga dita e parë pas 8 qershorit. Me Haradinajn do të kemi mbështetje edhe në industrinë ushqimore, ku do të ndryshojmë raporte të import-eksportit”, tha Smajl Latifi.

Ndërkaq Luan Jaha i pyetur pse një specialist shëndetësor hyn në politikë, thotë se Kosova sot ka nevojë për mjekun.

Në vazhdim janë prezantuar kandidatët për deputet të Parlamentit të Kosovës, Florije Boshnjaku, Xhevdet Duraku, dhe Luan Jaha, të cilit njëzëri spikatën vlerat e AAK-së, duke përmendur sukseset e Smajl Latifit derisa ky ishte kryetar Komune dhe Ramush Haradinajn, për të cilin thanë se është garanca për një Kosove progresive, Kosove pa korrupsion dhe me sundim të ligjit.

Më Shumë

Europa League: Atalanta e Gjimshitit në finale përballë Leverkusenit të Xhakës

Atalanta ka kaluar në finale të Europa League pasi e mposhti Marsiellen me rezultat 3:0. Golin e parë në takim e shënoi Lookman me një...

Arrestohet një person në Rahovec, ushtroi dhunë psikike e fizike ndaj gruas së tij

Një person është arrestuar të dielën në Rahovec, pasi që i njëjti pas një fjalosje me bashkëshorten e tij ka ushtuar dhunë psikike dhe...

Lajmet e Fundit