14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mustafa në Prizren: Vetëm LDK-ja mund ta rrëzojë PDK-në nga pushteti

LDK ne Prizren14Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të enjten në Prizren se Qeveria e ardhshme e drejtuar nga LDK-ja nuk do të tolerojë që 21 mijë të rinj, të ikin jashtë vendit vetëm në vitin 2013, për shkak të papunësisë, mungesës së zhvillimit ekonomik dhe keqqeverisjes.

“LDK është partia më e përgatitur që ta qeverisë Kosovën dhe nëse LDK nuk e bënë këtë punë atëherë s’ka kush ta bëjë. Qeverisjen jonë nuk toleron që 21 mijë të rinj të ikin nga Kosova gjatë një viti, siç ka ndodh më 2013. Këta të rinj janë bijtë dhe bijat tona dhe ky shtet është ndërtuar dhe themelua që njerëzve të vet t’ju sjellë ardhmëri. Meqenëse kjo qeveri nuk ka siguruar ardhmëri, atëherë ne e marrim përgjegjësinë që ta krijojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, në këtë shtet të cilin ne e duam, e respektojmë dhe në këtë shtet të cilin do ta respektojnë edhe shtetet e tjera anekënd botës, ashtu siç është respektuar kur nuk ka qenë shtet fare në kohën e Presidentit Rugova”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se këtë qeverisje do ta sjellim me LDK-në, partinë e Presidentit Rugova.

“Këtë ardhmëri do ta sjellim me njerëzit më të mirë që i ka Kosova, me njerëz të dijshëm, me njerëz të përgjegjshëm, të cilët ndodhen në listën tonë për deputetë, nga të gjitha komunat dhe nga komuna e Prizrenit”, ka shtuar ai.

Sipas Mustafës LDK do të qeverisë për një ardhmëri të sigurt, për një shtet zhvillimor, demokratik dhe për një shtet të integruar në Bashkimin Evropian.

“Vetëm ne mundemi, vetëm LDK-ja mundet që ta rrëzojë këtë pushtet, mund ta mund PDK-në, dhe jo vetëm PDK-në, por edhe të gjithë aleatët që fshihen pas saj dhe punojnë për PDK-në”, ka thënë kreu i LDK-së.

Ai ka pohuar se LDK do të vijë në pushtet me votat e fituara nga qytetarët, jo me vota të keqpërdorura, siç erdhën në pushtet këta që sot po shkojnë në opozitë.

Eqrem Kryeziu, kryetar i Degës së LDK-së në Prizren ka thënë se më 8 qershor Kosova do të gjendet në udhëkryq, ndërsa qytetarët do të marrin kthesën e duhur.

“Votojeni LDK-në, në mënyrë që në pjesën tjetër të jetës suaj të mund të thoni se keni bërë diçka të mirë, jo vetëm për vete dhe për fëmijët tuaj, por edhe për gjeneratat që do të vijnë”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Sot mot me diell dhe vranësira – priten shkarkime rrufesh e breshër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende- vende do të...

Ndahet nga jeta neonatologia Vlora Ukimeri

Sot, në moshën 51 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, mjeke specialiste neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm...

Lajmet e Fundit