Home Blog Page 8474

George Michael në gjendje të keqe shëndetësore

0

George Michael-kengetarKëngëtari George Michael është në gjendje të keqe shëndetësore pasi të mërkurën mbrëma ai është dërguar në spital me ambulancë.

Dy autoambulanca janë dërguar në shtëpinë e yllit në veri të Londrës javën e kaluar, ka konfirmuar Shërbimi i ambulancës në Londër. Besohet se 50-vjeçari ka pësuar një “sulm misterioz” dhe një shok i brengosur ka telefonuar në numrin 999.

Dëshmitarët kanë thënë se autoambulancat janë larguar pas katër orësh me Michaelin në bord. Ai është dërguar në një spital të Londrës për trajtime të mëtutjeshme shëndetësore.

Mbrëmë, agjenti i Michaelit ka thënë për gazetën “The Sun” se klienti i tij është dërguar në spital për një kontroll të rregullt.

“Ai është dërguar për testet rutinë, por nuk kam çka të shtoj tjetër”, ka thënë ai.

Krasniqi: Për të satën herë dëshmohet se UÇK-ja nuk ka bërë krime

0

JakupKrasniqi14-29JakupKrasniqi14-29Ish zëdhënësi i Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se për të saten herë dëshmohet se UÇK-ja nuk ka bërë krime. E kjo është dëshmuar jo pak herë, ka thënë Krasniqi, teksa ka uruar ish bashkëluftëtarët e tij për lirimin nga akuzat për kinse krime lufte.

“Dëshmitarët dhe akuzuesit kanë qenë të shpifur dhe shpesh të konstruktuar politikisht. Edhe unë disa here kam dëshmuar se UÇK nuk ka bërë krime. Rasti i fundit është edhe një konfirmim shtesë. Rasti i sotëm tregon se ndaj pjesëtarëve te UÇK-së është bërë një gjueti shtrigash. Ne e vlerësojmë vendimin e gjyqit. Të liruarit i Uroj!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /PrizrenPress.com/

Mustafa në Dragash: Do t’i trefishojmë investimet në bujqësi

0

Mustafa ne Dragash1Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë në Dragash se gjatë katër viteve të ardhshme, do të trefishohen investimet në bujqësi dhe do të krijohen 120 mijë vende punë, për ata që kërkojnë punë.

“Ne kemi premtuar krijimin e 120 mijë vendeve të punës, jo 200 mijë sa Hashim Thaçi, sepse 200 mijë nuk mundet askush. Sipas kësaj llogaritje i bie që 50 mijë veta duhet të punësohen në vit dhe kjo është e pamundshme. Ne do t’i trefishojmë investimet në bujqësi, do t’i paguajmë të gjitha kamatat e kredive në sektorin e bujqësisë, do t’i lirojmë të gjitha bizneset prodhuese nga tatimet në vitet e para, do t’i mobilizojmë investimet nëpërmes Fondit për Zhvillim, dhe do të arrijmë që brenda katër viteve t’i investojmë 1.2 miliard euro investime publike dhe private”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se qëllimi i tij është që misionin e ri të Hashim Thaçit ta çojmë në pension, sepse ai nuk ka qeveris mirë dhe nuk i ka realizuar premtimet e tij.

“Ata kanë premtuar se do të punësojnë njerëz dhe nuk ia kanë arrit qëllimit. Më 2009 në Kosovë janë punësuar 16 mijë njerëz, ndërsa në vitin 2013 vetëm gjashtë mijë, kur dihet se nga 26 deri në 30 mijë hyjnë në vit në tregun e punës”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se vetëm LDK mund t’ju siguroj të rinjve të Dragashit dhe të Kosovës shkollim cilësor, punë dhe mirëqeni sociale.

“Plani i LDK-së parasheh lidhjen e Dragashit me Tetovën, zhvillimin e turizmit fshatar, zhvillimin e blegtorisë. Të gjitha projektet që i kemi pretue do t’i realizojmë. Ne jemi të interesuar që të zhvillohet Dragashi dhe familjarët e juaj, jo vetëm ata që jetojnë këtu, por edhe ata në diasporë. Ne do t’ju sigurojmë kushte dhe mundësi për tu kthyer në Kosovë dhe atë përvojë, shkollim dhe dije që e kanë marrë në botën perëndimore ta shfrytëzojnë në të mirë të familjeve të tyre dhe shoqërisë në përgjithësi”, ka thënë kreu i LDK-së.

Ai ka shtuar se LDK pranon që të marrë përgjegjësinë për ta qeverisur këtë vend, ta forcojmë shtetin, ta forcojmë ligjin, të mos kemi korrupsion, që tatimet të jenë më të ulëta për qytetarët dhe bizneset, që t’i subvencionojmë bujqit, jo vetëm ata që kanë lidhje në ministri por të gjithë ata që merrem me këtë veprimtari.

Thaçi në Prizren: Priortitet i im do të jetë shëndetësia

0

Thaci-spitali i prizrenitKryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi , ka vizituar sot Spitalin e Prizrenit. Ai premtoi se prioritet i tij në politikat publike do të jetë shëndetësia dhe reformat institucionale shëndetësore në Kosovë.

“Politikat shëndëtësore dhe reformimi i përgjithëshëm, përfshirë edhe sigurimet shëndetësore do të jenë angazhim yn gjatë mandatit të ardhëshëm dhe vazhdimisht do ruajmë kujdesin ndaj kuadrit të respektuar të cilët janë angazhuar fuqishëm ne ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”.

“Shëndetësia do këtë mbeshtetjen time dhe të qeverisë së Republikës së Kosovës në të gjitha kërkesat e tyre që përmirësojnë cilësinë e shërbimëve për qytetarët dhe do të zbatojmë tashmë vendimin e marrë për rritjën e pagave nga 25 %, në katër vitet e ardhshme për të gjithë të punësuarit në këtë sektor”.

Thaçi është shoqëruar nga kryetari i Komunës Ramadan Muja, zv. kryeministrat Edita Tahiri dhe Hajredin Kuci, ministrat Enver Hoxhaj dhe Besim Beqaj dhe kandidatët e PDK-së, për kuvendin e Kosovës, Nait Hasani, Zarije Jusufi, Naser Berisha dhe Munir Basha. /PrizrenPress.com/

 

Komisioni për emërtimin e rrugëve në Malishevë, takohet me kryetarët e fshatrave

0

Malisheve-Komisioni për emërtimin e rrugëveNë kuadër të punës së tij, komisioni komunal për emërtimin e rrugëve në vendbanimet e Komunës së Malishevës, i ta takuar sot, të gjithë kryetarët e fshatrave të Komunës së Malishevës, të cilët i kanë njoftuar me procesin e emërtimit të rrugëve, rëndësinë e emërtimeve dhe kriteret për emërtimin e rrugëve, si një standard, i cili duhet të plotësohet, në kuadër të regjistrimit të adresave në territorin e Kosovës.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, ka folur për rëndësinë e emërtimit të rrugëve, si një lehtësim për regjistrimin e rrugëve dhe adresimin. Për këtë rëndësi dhe për punën e komisionit ka folur edhe kryetari i komisionit, Ahmet Rrahamanj, ndërsa për kriteret e emërtimit dhe për procesin e deritanishëm, ka folur anëtari i komisionit nga qeveria komunale, z.Driton Krasniqi.

Pas prezantimit të kriteret e emërtimit të rrugëve dhe për procesin në tërësi, anëtarët e komisionit, janë përgjigjur në pyetjet dhe paqartësitë që janë shfaqur, para se kjo të kaloj në debat me qytetarët, pasi vet qytetarët e vendbanimeve, do të bëjnë emërtimin e rrugëve.

Fillimi i punës në teren, është paraparë pas përfundimit të procesit zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, pas datës 8 qershor, dhe takimet do të mbahen në t gjitha fshatrat, ku do të merren propozimet e vet banorëve të fshatrave, para se ato propozime të miratohen në Asamblenë Komunale. /PrizrenPress.com/

Përurohet shkolla në fshatin Qendresë

0

pdkkkk-620x330Kryeministri në largim i Kosovës Hashim Thaçi ka përuruar shkollën “22 dëshmorët” në fshatin  Qëndresë të Prizrenit.

Në ketë aktivitet kanë marrë pjesë kandidatët për deputet nga Prizreni, zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri,Nait Hasani, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuqi, Naser Berisha, Bedri Halimi, Luljeta Veselaj Besim Beqaj si dhe kryetari i Komunes se Prizrenit, Ramdan Muja.

“Nga kjo shkollë kanë dalur gjenerata që kanë kontribuuar në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe se ndërtimi i kësaj shkolle është një vazhdim i idealeve për fuqizimin e shtetit përmes kuadrove të reja e të shkolluara e të prosperuar”.

“Qeveritë e drejtuara nga Kryeministri Thaçii kanë kushtuar një rëndësi të veçantë arsimit, sidomos investimeve kapitale për një arsim gjithëpërfshirës dhe ngritjes së cilësisë”

“Pagat e mësuesve janë rritur për 130%, nga viti 2007 deri ne vitin 2013 janë investuar mbi 122 milionë euro me ç ‘rast janë ndërtuar mbi 145 shkolla, rreth 19 milionë euro janë investuar për shpërndarjen e librave falas për sektorin e arsimit fillor nëperiudhën 2007-2010 në kuadër të secilës janë përfshirë të gjithë nxënësit. Ndërsa për periudhën 2013-2014 janë investuar për libra rreth 7.5 milionë”.

“Misioni i Ri në funksion të rritjes së cilësisë në arsimin para-universitarë do të vazhdojë me zbatimin e kurrikules përmes shkollave pilot më pas do të bëhet implementimi i kurrikules së re në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme. Do të pajisen me teknologji të avancuar institucionet arsimore në tërë vendin. Në bashkëpunim me komunat si dhe përmes skemave publiko-private do të stimulohet ndërtimi i objekteve të kopshteve për fëmijë. Misioni i Ri do të përkrah fëmijët e diasporës me qëllim të ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kombëtarë”

“Misioni i Ri nën udhëheqjen e Kryeministrit Thaçi do të vazhdojë me investime në arsim si në infrastrukturën shkollore, do të vazhdojë me rritjen e pagave, me rritjen e cilësisë së shkollimit ku parimi bazë do të jetë aftësimi i nxënësve sipas ofertave të tregut të punës si dhe përgatitja dhe trajnimi i mësimdhënësve sipas standardeve evropiane”/PrizrenPress.com/

 

Zafiri, rinisë së Prizrenit: Kjo qeveri për katër vite ua ka humbër prespektivën

0

Nisma-BD-620x330Nisma dhe BD në Prizren kanë mbajtur sot një takim elektoral me të rinjët e këtij qyteti.

Kandidati për deputet i Nismës,Zafir Berisha në këtë takim shpalosi pjesë nga programi zgjedhor.

“Rinia e Prizrenit dhe Kosovës i ka humbur perspektiva nga kjo qeverisje e cila për interesa te ngushta të tyre dhe grupeve para politike, rininë e ka lënë pas dore”, tha Berisha.

Ai premtoi se me ardhjen në pushtet të NISMËS dhe BD-së rinisë do t’i kthehet perpektiva.

“Rinia është gjenerator i thellimit të demokracisë dhe ndërtimit të shtetit”.

Kandidati tjetër për deputet i Nismës, Sedullah Hoxha tha se Nisma për Kosovë në gjirin e vet ka shumë të rinjë të cilët kanë shpreh gadishmëri që përmes programit të sajë të punojnë në ndërtimin e shtetit në të gjitha fushat.

Në takim me të rinjët prizrenas u prezantuan edhe kandidatët tjerë nga ky qytet që garonjë në listën e NISMA për Kosovë./PrizrenPress.com/

 

Presidenti i PPE Joseph Daul: LDK do t’i fitojë zgjedhjet

0

Joseph DaulPresidenti i Grupit të Partive Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul ka thënë se pas fitore së PPE në zgjedhjet e javës së kaluar në Bashkimin Evropian, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës si pjesë e PPE-së, do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë, sepse vetëm kryeministri i ardhshëm Isa Mustafa, mund të bëjë reforma të thella, në mënyrë që Kosova ta ketë vendin e merituar në Evropë.

“Partitë Popullore Evropiane fituan në Bashkimin Evropian, por edhe LDK do të fitojë në Kosovë. Familja e partive tona janë të përgjegjshme sepse ne e realizojmë atë që e premtojmë”, ka shkruar Presidenti Daul në llogarinë e tij në Tweeter njofton kumtesa nga LDK .

“Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është i vetmi që si kryeministër i Kosovës mund të bëjë reforma të thella dhe ta forcojë vendin e Kosovës në Evropë. PPE i jep mbështetje të plotë LDK-së në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Është koha për ndryshim dhe për një Kosovë moderne”, ka thënë Presidenti Daul.

Në hapje të fushatës zgjedhore të LDK-së, që u mbajt mbrëmë në Prishtinë, Presidenti i Grupit të PPE, e ka deleguar për t’i dhënë mbështetje LDK-së, njërin nga eurodeputetët më të njohur në BE dhe ish-kryeministrin e Sllovakisë, Mikuláš Dzurinda, i cili është zgjedhur në fundi edhe drejtor i Qendrës për Studime Evropiane.

Në tubimin e LDK-së, Dzurinda ka thënë se LDK duhet dhe mundet t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë. “LDK-ja, si një anëtar i çmuar e PPE, garanton të ardhmen më të mirë për qytetarët e Kosovës. Një ditë, në një të ardhme jo aq të largët, unë sinqerisht shpresoj se ne mund të vazhdojmë për të shkruar historinë evropiane së bashku, dhe për këtë duhet të jeni të sigurt se gjithmonë mund të llogarisni në mbështetjen e familjes PPE”, ka thënë në Prishtinë Dzurinda.

Ai ka shtuar se ashtu si shumë herë më parë, duket se ju jeni, si shoqëri, në një udhëkryq. “Nuk janë sfidat në të ardhmen që mund të duken vështirë për tu kapërcyer. Por unë jam i bindur se LDK-ja ka kapacitet për të qenë forca lëvizëse për ndryshime pozitive dhe të bëhet një shtyllë e vlerave evropiane”, ka thënë eurodeputeti Dzurinda.

Jagxhilar: Vendimi i KQZ-së, për ndalimin e afisheve është i paqartë

0

Mahir JagxhilarKryetari i KDTP-së Mahir Jagxhilar, ka thënë se vendimi i KQZ-së, për ndalimin e  afisheve është i paqartë.

“Neve nuk na ka ardhë vendimi i KQZ-së me shkrim. Ne mbrëmë i kemi vendosur posterët, disa prej të cilëve janë të formatit B2, mirëpo këtë vendim për shtypje të posterëve e kemi marrë më herët dhe janë shpenzuar të holla për to”, tha Jagxhilar për Gazëtën Jeta në Kosovë

Të mërkurën qyteti i Prizrenit është mbushur me fotografi të kandidatëve nga Partia Demokratike Turke e Kosovës KDTP (Kosova Demokratik Turk Partisi). Këto fotografi të formatit B2 janë ndaluar me një vendim të KQZ-së.

Fotografitë e kandidatëve të këtij subjekti politik të vendosura nëpër mbajtëset e ndriçimit publik si dhe në pemët gjelbëruese rreth rrugës, ishin fotografi të formatit B2, format ky i ndaluar me vendim të KQZ-së.

KQZ-ja në vendimin me numër 1128/2014 për ndalimin e publikimit të posterëve promovues të kandidatëve të subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të hyrë në fuqi më 27 maj 2014 në pikën e parë nuk lejon përdorimin e posterëve të madhësisë B2.

“Ndalohet publikimi i posterëve promovues të formatit B2 të kandidatëve të subjekteve politike në hapësirat publike, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 8 qershor 2014”.

Ky vendim u mor me shumicë votash nga KQZ-ja. Para dy ditësh për ndalimin e posterëve të formatit B2 votuan gjashtë anëtarë të institucionit që organizon zgjedhjet.

Por ndryshe nga ky vendim, KDTP ka vendosur që t’i publikojë posterët me kandidatë për Kuvend të Kosovës.

Edhe koalicioni VAKAT është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të mërkurën në ditën e parë të fushatës zgjedhore për ndalimin e posterëve të formatit B2.

Rasim Demiri, kryetari i VAKAT-it, i tha Gazetës Jeta në Kosovë se ky koalicion tashmë ka porositur posterë të formatit të ndaluar.

“Ne kemi kërkuar nga KQZ-ja t’i pranojë këta posterë (B2) ose të na i kompensojë paratë e shpenzuara për posterë”, tha Demiri.

kdtp-620x330

I pari i KDTP-së Jagxhilar tha se partia e tij është e gatshme t’i largojë këta posterë nga Prizreni, nëse këtë e kërkon KQZ-ja.

“Nëse KQZ-ja na njofton që kemi bërë shkelje, atëherë ne jemi të gatshëm që t’i heqim posterët e formatit B2, edhe pse posterët e formateve tjera sërish do të mbesin aty’”, tha Jagxhilar.

Kundër partisë së Jagxhillarit është ankuar rivalja e saj nga komuniteti turk-Kosova Turk Adalet Partisi (Partia Turke e Drejtësisë), pasi sipas saj kryesuesit e Këshillave të Vendotimeve në Mamushë që janë emëruar nga KQZ-ja, i takojnë subjektit politik KDTP.

Mulë Desku, zëdhënësi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i tha Gazetës Jeta në Kosovë të mërkurën se ankesat do të shqyrtohen brenda 72 orësh.

Edhe Valdete Daka kryetarja e KQZ-së komentoi ndalimin e postareve të madhësisë B2.

“Ky vendim është marrë për një lloj posteri të madhësisë B2, por nuk i ndalon partitë që me vendosë posterë më të vegjël apo më të mëdhenj”, tha Daka.

 

 

Selimi dhe të tjerët shpallen të pafajshëm

0

SylejmanSelimi-TomeGashiAmbasadori i Kosovës në Tiranë Sylejman Selimi është shpallur i pafajshëm në gjykatën në veri për akuzat e keqtrajtimit të dy vajzave-dëshmitare të mbrojtura në gjykimin kundër tij. Pafajësia në gjykatë për këtë rast iu shpall edhe Ismet Haxhës, Nexhat Qubrelit e Shefki Hysenit. Ky i fundit akuzohej për dhunim.

Sylejman Selimi, Ismet Haxha, Shefki Hyseni dhe Nexhat Qubreli u shpallën të pafajshëm të enjten, pasi që nuk janë vërtetuar provat e fajësisë së tyre, raporton gazetari i Jetës në Kosovë nga gjykata në veri.

Sylejman Selimi, ambasador i Kosovës në Tiranë dhe ish-komandant i lartë i UÇK-së akuzohej për keqtrajtimin e dy vajzave në Likovc të Drenicës në dhjetorin e vitit 1998.

“I akuzuari në cilësinë e pjesëtarit të lartë të UÇK-së, në bashkëpunim me disa pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar të UÇK-së, ka shkelur integritetin trupor të Dëshmitares A dhe Dëshmitares B, të dyja të nacionalitetit shqiptar, duke i rrahur vazhdimisht”, thuhej në padi.

Këto dy vajza që edhe dëshmuan gjatë gjykimit, sipas aktakuzës ishin rrëmbyer në Vaganicë të Mitrovicës për t’u dërguar pastaj në Likovc.

Shefki Hyseni akuzohej për dhunimin e njërës prej tyre, ndërsa si Selimi edhe Ismet Haxha e Nexhat Qubreli akuzoheshin për keqtrajtim të dëshmitareve A dhe B/Jeta në Kosovë/