18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Fatmir Limaj: Thaçi i ka vetëm edhe tetë ditë

Fatmir Limaj-1tetori(E plotësuar) Fatmir Limaj ka thënë se qeverisja aktuale i ka vetëm edhe tetë ditë sepse e kanë humbur durimin e qytetarëve të Kosovës.

“Ata që ju kanë gënjyer iu kanë mbetur edhe tetë ditë”, ka thënë ai.

“Ata të cilët kanë dyshuar, kanë pasur dilema le ta shohin sot dhe e gjithë shqiptaria. Kjo është Nisma për Kosovën”, ka thënë Limaj, në hapjen e fushatës së Nismës, ku Salla “1 Tetori” është mbushur plotë me simpatizantë.

Limaj ka thënë se askush s’mund ta ndalë Nismën drejt fitores së madhe. Ai ka thënë se ka njerëz në këtë vend me vullnet për të kaluar çdo kërcënim, çdo shantazh për ta ndryshuar vendin.

Limaj ka thënë se ajo që filloi si iniciativë në disa Komuna, shumë shpejt u kthye në një lëvizje që bashkoi qindra e mijëra qytetarë të etur për ndryshim në të gjithë Kosovën.

“Për këta dy muaj kemi takuar çdo ditë në çdo cep të Kosovës, bujq të harruar nga pushteti. Kemi takuar punëtorë të etur për punë por që kanë vite të tëra pa punuar dhe kanë humbur shpresën se do të mund të gjejnë punë ndonjëherë. Kemi takuar student që na kanë treguar se diploma nuk u gjen punë, na kanë treguar se kjo qeverisje ju ka dhënë vetëm një rrugë, atë të largimit nga vendi, e në sytë e tyre po shihet, vetëm mllef dhe zhgënjimi me pushtetin. Kemi takuar qytetarë të dëshpëruar, të zhgënjyer dhe të harruar që pyesin vetën se çfarë kanë bërë që të meritojnë një trajtim të tillë.

NGRITUNI NË KËMBË, VOTONI PËR NDRYSHIMIN, VOTO NISMA për Kosovën, voto numrin 59”, ka thënë Limaj.

Tutje Limaj ka thënë se qytetarët e dinë se meritojnë më mirë, e dinë se Kosova mund të bëhet më mirë, dhe këtë e bëjnë ata që e duan vendin dhe e mbajnë fjalën.

“Nga sot, epoka e politikës së klaneve, e mashtrimit dhe padrejtësisë po mbaron, kurse epoka e mundësive të reja dhe e rikthimit të dinjitetit për qytetarin po fillon. Ne sot, si bujk, si fermer, si punëtor, si student, si intelektual, si qytetarë të Kosovës që jemi të etur për ndryshime,…….Të gjithë jemi bashkuar për të shprehur vullnetin tonë dhe kemi vendosur për t’a ndryshuar qeverisjen në Kosovë. Ata kanë vetëm edhe 8 ditë, sepse me keqqeverisjen e tyre kanë degraduar vendin, ata ua kanë humbur vlerën institucioneve dhe kanë vendosur vullnetin e individit mbi ligjin. Nga sot, ata që ju kanë gënjyer e mashtruar, ata që kanë mbytur zërin dhe shpresën tuaj,atyre ju kanë mbetur vetëm edhe 8 dittë”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se ata ju kanë dhënë premtime të mëdha, e ju kan gënjyer, ata ju premtuan vende të reja të punës, e ju sollën më shumë papunësi,ata Ju premtuan më shumë rrymë, e ju sollën më shumë terr.

“Ne themi mjaft më me mashtrime dhe me gënjeshtra. Mjaftë luajtët me dinjitetin e qytetarit, mjaft më sepse ju kanë lodhur, Ju sot keni nevojë për ndryshim, ..!Ju keni nevojë për një lidership të dëshmuar dhe të provuar, për një lidership që mbanë fjalën e dhënë. Nisma ju ofron këtë lidership. Nisma ka lidership që ka bërë të mundur që brenda një mandati të kryejë vepra madhore për Kosovën. Sot kemi një Autostradë që lidhë kombin tonë dhe një aeroport që lidh vendin tonë me botën”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se me 8 Qershor ju do të i jepni përgjigjen e merituar atyre që ju kanë varfëruar, që ju kanë izoluar, që ju kanë mashtruar me premtime të rrejshme.

Ndërsa, Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se ne me besimin tuaj e përkushtimin tonë mund ta ndryshojmë Kosovën. Ne, kemi obligim ta bëjmë këtë me ndershmëri e integritet.

“Për Nismën, të kesh mendim të lirë e konkurrent është domosdoshmëri. Pa ide konkurrente nuk ka zhvillim e përparim. Aty ku nuk ka konkurrencë idesh, ka sundim despotik e mjerim ekonomik e shoqëror dhe aspak integritet njerëzor. Është obligim i yni t’ua hapim të gjitha rrugët ideve konkurrente pa të cilat nuk ka zhvillim demokratik dhe për pasoj as zhvillim ekonomik e shoqëror”, ka thënë Krasniqi.

Tutje Krasniqi ka thënë se brezi ynë e ka për obligim ta përfundoj institucionalizimin e lirisë e të demokracisë, por kjo nuk bëhet pa vullnetin politik të atyre që marrin besimin qytetar në zgjedhjet e lira, të fshehta e demokratike, për te krijuar shtetin e se drejtës, shtetin e drejtësisë sociale, shtetin e dijes e të zhvilluar ekonomik.

“Kosova duhet ta ketë planin e zhvillimit e të përparimit për ndërtimin dhe shfrytëzimin e kapaciteteve minerare që ka, si edhe ato të agrikulturës që ofron toka jonë bujqësore kudo në Kosovë. Natyrisht, për këto çështje përgjegjësia kryesore është e ekzekutivit tonë, i cili asnjë hap se bëri pa e shikuar interesin e xhepave personal”,ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, kryetarja e NISMA e Gruas për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se tashmë Kosova ka vendosur të i thotë jo gënjeshtrës, mashtrimit, izolimit, varfërisë, sepse qytetarët e Kosovës dojnë udhëheqësi që nuk mashtron, që ju thotë qytetarëve të vërteten.

“Gratë, të rinjtë, njerëzit tanë dojnë mundësi, hapësirë që të punojnë për vetën e tyre, për shtetin e tyre, e kjo është e mundshme vetëm me NISMA për Kosovën”, tha ajo.

Në këtë tubim është bërë edhe prezantimi i të gjithë kandidatëve për deputetë në Kuvend të Kosovës, nga NISMA për Kosovën./PrizrenPress.com/

Fatmir Limaj dridh PDK–në

Nisma për Kosovën ka mbledhur mijëra simpatizantë në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Pamjet që vijnë nga atje, e që po transmetohen direkt nga KTV, tregojnë se kjo parti ka arritur ta mbush këtë sallë më shumë se secila parti sivjet.

Tani para simpatizantëve do të flasin drejtuesit e kësaj partie, Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi.

Më Shumë

U nderua Dr. Vlora Ukimeri

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”në Prizren, të mërkurën, ka mbajtur akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e dr. Vlora Ukimeri, neonatologe. Akademia përkujtimore...

Abdixhiku në Dragash, i ndan çmimin qenit fitues në ekspozitën tradicionale të Qenit Ilir të Sharrit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin, ku mori pjesë edhe në ekspozitën tradicionale të Qenit Ilir të Sharrit. Abdixhiku tha se ishte i...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit