18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kandidatët e PDK-së takohen më elektoratin e fshatit Landovicë

foto landovicPartia Demokratike në Prizren, ka mbajtur tubim elektoral me anëtarët dhe simpatizantët në fshatin Landovicë.

Të pranishëm në kët tubim kanë qenë kandidatët për deputet të Parlamentit të Kosovës Nait Hasani, Zarije Jusufi, Nezir Çoçaj, Naser Berisha dhe Luljeta Veseli-Gutaj.

Ata shpalosën programin e PDK-së, ku përfshihen të gjitha fushat dhe plotësohet kërkesat e qytetarëve të Komunës së Prizrenit, në veçanti kërkesat e Përdrinisë.

Kandidati për deputet nga kjo trevë Nait Hasani kërkoi nga të pranishmit të votohet Partia Dekomkrati dhe kryetari dhe i PDK-së Hashim Thaçi dhe kandidatët e Komunës së Prizreit.

“Kërkoj që të keni kujdes, sepse gjatë këtyre ditëve mund të ju vizitojnë shum parti politike apo kandidat, por ju zgjedhin ardhmërinë e vendit”, tha Hasani.

“ Ata të cilët e fituan luftën ata të cilët ua sollën pavarësimin e vendit dhe shpresoni se po këta njerz do të sjellin edhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, e asesi mos i besoni atyre njezëve të cilit ishin kundër të gjata këtyre të arituave, ata të cilët pengun ndritjen e shtatoreve të Xhevat Berishës dhe komandan Kumanovës”

“Mos iu besoni atyre të cilët një kohë luftun dhe u shpërblyen me gazin të të helmët dhe tani janë bashkuar me rivalin tonë politik, të cilët po mundohen të na mundin”

“Por, ne iu themi se asnjëherë nuk mund të ndodhë, kjo sepse PDK-së është afër qytetarëve me plotësimin e kërkesave të tyre siç është rregullimi i infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore ndërtimin e shkollave,hapjen e Universitetit të Prizrenit”.

“Kërkoj nga të gjithë anëtarë dhe simpatizantët e PDK-së të votohet Misioni i Ri për Kosovën i hatuar nga PDK-ja dhe kryetari Hashim Thaçi”.

Një ditë më parë fshatrat e Përdrinisë i ka vizituar edhe zëvendëskryetari i PDK-së Kadri Veseli i shoqëruar edhe nga kandidatët për deput Nait Hasani,Zarije Jusufi dhe Munir Basha.

Zëvendëskryetari Kadri Veseli, ka takuar struktura e PDK-së, në fshatrat e Përdrinisë dhe ka vizituar disa fermer, bujqë dhe afarist të suksesshëm dhe ka kërkuar nga të gjithë një mobilizim të përgjithshëm që me 8 qershor të votohet PDK-ja dhe kandidati për mandatin e tretë të kryeministrit, Hashim Thaçi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një lis dëmton disa varre në Prizren

Një lis i madh është rrëzuar në varrezat e qytetit të Prizrenit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa varre. Ngjarja ka ndodhur para dy...

Policia shqiptoi 2527 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2527 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të...

Lajmet e Fundit