18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Vetëvendosje në Malishevë: Koha është Tash, numri është 35

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje! në tubimin që ka mbajtur në Malishevë ka prezantuar kandidatët e këtij qyteti. Para qytetarëve të Malishevës janë prezantuar kandidatët Gani Krasniqi, Jetmira Vrenezi dhe Muhamet Bytyqi.

Kryetari i Prishtinës dhe aktivisti Shpend Ahmeti i pranishëm në këtë tubim, gjatë fjalimit të tij është shprehur se Kosova ka nevojë për politikë të re dhe për shtet zhvillimor.

“Ne jemi për tri shtyllat e Alternativës Qeverisëse të cilat e sollën fitoren në Prishtinë. Për ta sjellë atë fitore duhet që këto ditë të jetë një rrugëtim i përbashkët deri më 8 qershor kur Lëvizja Vetëvendosje! do të ngadhënjejë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se po çdo ditë po shihet se Lëvizja VETËVNDOSJE! po rritet dhe ne do ta dëshmojmë edhe më shumë se ne jemi shumica dhe ne do të jemi të parët në Kosovë. “Koha është tash, dhe jo për shkak të Lëvizjes VETËVNDOSJE! por për shkak të popullit”.

Ndërkaq, kandidati për deputet Gani Krasniqi tha se Malisheva do të jetë vend i fitoreve të reja.

“Ne premtojmë jo vjedhjen, por angazhimin. Kjo i duhet Kosovës dhe i duhet pikërisht Tash”, ka thënë ai. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje! i ka mbledhur njerëzit më të përgatitur dhe më idealistë në listën për kandidatë dhe në organizatë. Kësisoj, ndryshimi është më i kollajshëm.

Gjatë këtij tubimi ka folur edhe aktivisti Avni Zogiani i cili ka thënë se deri më tash nuk ka pasur drejtësi. “Po të funksiononte drejtësia, ata nuk do t’i kishin këto pallate që i kanë tash, madje, nuk do të ishin në politikë fare”. Sipas tij, vetëm Vetëvendosje! mund ta luftojë korrupsionin.

Kryetari Albin Kurti është pritur me duartrokitje të shumta para qytetarëve ku tha se qytetarët e Malishevës kanë nevojë për një qeveri që nuk i sundon, por u shërben.

“Më 8 qershor duhet ta shohim popullin të vendosë vetë, e kur populli vendos vetë fiton Vetëvendosje!”. Duke folur për shtetin e së drejtës, ai tha se të gjitha qeveritë i kanë mbrojtur kriminelët, ne do t’i mbrojmë dëshmitarët. “Lëvizja VETËVENOSJE! pavarësisë ia shton zhvillimin, e ia heq korrupsionin. Prandaj, nuk duhet të frikësohemi nga ndryshimi, por nga përsëritja”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se koha është Tash, numri është 35 e subjekti është VETËVENDOSJE!.

Më Shumë

Klubi i Çiklistëve “Pro Bike Prizren” apelon për kujdes të shtuar në trafikun rrugor

Klubi i Çiklistëve “Pro Bike Prizren” i ka bërë thirrje çiklistëve dhe ngasësve të automjeteve që të shtojnë kujdesin në rrugët e Prizrenit për...

“Nuk foli me Bardhin shkaku i Sarës”, Arta Kabashi tregon arsyet

Këngëtarja Arta Kabashi, ka qenë e ftuara e radhes në emisionin “Era Verë”. Ajo gjatë këtij emisioni ka folur shumë çka, duke u ndalur kështu...

Lajmet e Fundit