18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kurti: Me qeverisjen tonë, Prizreni- qytet i prodhimit e i industrisë

VV-Prizren-tash me levizjenDeri tash ka pasur privatizime të egra, por me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në qeverisje do të ketë tatime të drejta, rimëkëmbje të industrisë e hapje të vendeve të reja të punës. Këto u thanë në tubimin hapës të fushatës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren, ku u prezantuan kandidatët: Mytaher Haskuka, Artan Abrashi, Velizake Thaçi- Celina, Nora Arapi dhe Levent Kasemi.

Kryetari Albin Kurti ka thënë se Prizrenin duhet ta bëjmë edhe qytet të prodhimit e të industrisë. “Këto do të bëhen pasi që qeverisja jonë do të jetë guximshme dhe e ndershme, profesioniste e punëtore”.

Ai foli edhe për tatimin progresiv si zbutje e papunësisë, arsimin pa pagesë dhe rëndësinë e lidhjes me ekonominë. “Ndërkaq, bankat do të punojnë për qytetarët e jo qytetarët për bankat”, tha Kurti duke shtuar se alternativa e VETËVENDOSJE!-s po gjen mirëkuptim në popull dhe kjo është e domosdoshme, meqë duhet të hapen fabrika, të rishikohen privatizimet e të bëhet riindustrializimi i vendit.

“Sikurse më 1 dhjetor në Prishtinë që lindi pranvera në mes të dimrit, këta njerëz që ecin në rrugën e drejtë nuk mundet askush. Tash ka shpresë me VETËVENDOSJE!-n dhe 8 qershori është dita jonë”, përfundoi Albin Kurti.

Kryetari i Prishtinës dhe aktivisti Shpend Ahmeti tha se më 8 qershor, fitorja do të jetë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pra e qytetarëve.

“Unë nuk jam unë aq trim, por trim dhe të guximshëm na bën organizimi dhe organizata politike e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Me ndryshimin që do ta sjellë qeverisja e VETËVENDOSJE!-s do të kemi lajme se Kryeministri Albin Kurti është kryeministri më i guximshëm në Evropë”, tha Ahmeti. Ai porositi qytetarët e Prizrenit që ta bëjnë ndryshimin më 8 qershor, sikurse është bërë më 1 dhjetor në Prishtinë. Sipas tij, pas degradimit të privatizimeve të egra, Tash me Lëvizjen, do të rishikohet procesi i privatizimin me qëllim të sanimit të dëmit ekonomik e social”.

Kurse, kandidati Mytaher Haskuka foli për zgjidhjet që ofron Lëvizja VETËVENDOSJE! duke thënë se TVSH-ja do të jetë zero për mallrat bazike e përmes ekonomisë do të hapen vende të reja të punës.

“Unë jam sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE! sepse këtu janë njerëzit më të ndershëm e të guximshëm, e po ashtu këtu e kam gjetur Alternativën Qeverisëse më të mirë për Kosovë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kandidatja për deputete Puhie Demaku tha se për Lëvizjen VETËVENDOJSE! nuk do të ketë krime të vjetra. “Të korruptuarit do të shkojnë në burg, e të paaftët në shtëpi. Është koha që qytetarët t’i hapin rrugë një ekipi të ri. E ardhmja është tash”, tha ajo. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

2 mijë e 346 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve

2 mijë e 346 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu njofton policia përmes raportit. Brenda 24 orëshit poashtu janë shkaktuar 58 aksidente me...

Fitore e ngushtë: Liria mposht Prizrenin me gol të Bashës

Në një përballje miqësore në fushën e lojës, FC Liria doli fituese me rezultatin 1:0 kundër FC Prizrenit. Goli i vetëm dhe vendimtar për...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit