12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Haradinaj: Me emër të Zotit po fitojmë

ramush haradinaj, drejtimi i riAleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka hapur zyrtarisht fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 8 qershorit dhe këtë ata e kanë bërë ne qytetin e Pejës.

Kjo fushatë është hapur në orën 4:44, një simbolikë kështu e lidhur me numrin rendor të kësaj partie.

“Kosova është më i izoluar dhe më e varfër ne Evropë”, kështu është thënë në hapje të kësaj fushate, por duke premtuar kështu se “Drejtimi i Ri”, i AAK-së do ta ndryshojë këtë gjendje.

Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj e ka nisur fjalimin e tij me premtimin për barazinë që ai do të ofrojë për njerëzit dhe regjionet që jetojnë ata.

“Kosova është e pandashme dhe nuk do ta ndajmë asnjëherë. Secili prej nesh duhet të ndihet mirë, që jemi vëllezër, të bashkuar dhe të barabartë. Detyrë e imja është kjo që mos të ndihemi të ndarë. Nën udhëheqjen time nuk do të ndodh që ndonjë regjion të ndihet keq dhe të diskriminohet”, ka thënë Haradinaj, transmeton KP.

E për të mos pasur kësi dallime dhe ndarje Haradinaj u ka propozuar pejanëve që t’i bashkohen Drejtimit të Ri, që sipas tij ky drejtim do ta bëjë shtet Kosovën.

E premtimet e AAK-së, Haradinaj thotë se nuk do të mbesin vetëm në letër.

“Krejt çka flasim këtu edhe gjithkund në Kosovë, krejt çka e kemi shkruar në programin ‘Drejtimi i Ri’ do të realizohen. Është e mundshme dhe do ta realizojmë. Kur kemi thënë se do ta bëjmë rritjen dy shifrore të rritjes së zhvillimit ekonomik, t’i rrisim pagat, ta ulim papunësinë, Kosovën ta bëjmë fuqi energjetike. Ne me të vërtet e kemi menduar dhe kështu do të ndodh”, ka thënë Haradinaj.

E sipas Haradinajt, Drejtimi i Ri mund ta bëjë këtë shpejt dhe kjo të jetë storje e suksesit për rajonin, Evropën dhe Botën.

E Haradinaj beson që me 8 qershor qytetarët e Kosovës, do ta votojnë partinë e tij.

“Unë e kam përjetuar shijen e dhimbjes njerëzore në familje, i kam përjetuar vuajtjet më të ndryshme dhe e di që ka plotë nga ju që i keni përjetuar, e di shijen e tradhtisë kur tradhtojnë sepse e kam përjetuar edhe tradhtinë. Mirëpo e kam përjetuar edhe fitoren”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, i ka siguruar qytetarët e Pejës dhe të gjithë Kosovës se ’Drejtimi i Ri’, do të jetë fitues në zgjedhjet e 8 qershorit, e përveç kësaj Haradinaj ka thënë se fitorja do të vazhdojë edhe deri atëherë kur Kosova do të ketë një zhvillim.

Në hapje të kësaj fushate, të pranishëm kishin qenë edhe të gjithë kandidatët e tjerë për deputetë.

Më Shumë

Totaj diskuton për mundësin e bashkëpunimit me Rotary Club “Prizren””

Kryetari Shaqir Totaj sot priti kryetarin e Rotary Club "Prizren", Bujar Myftiun, sekretarin e klubit, Agron Didën dhe anëtarin Masar Gurgulen. Diskutuan për mundësitë e...

Policia jep detaje për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren,...

Lajmet e Fundit