18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Tahiri e Fusha vizituan Shoqatën e Zejtarëve të Prizrenit

tahiri e fusha ne shoqatKandidatët e PDK-së për deputet të Parlamentit të Kosovës kanë vizituar Shoqatën e Zejtarëve në Prizren.

Kandidatët për deputet Edita Tahiri dhe Irfan Fusha në këtë takim folën për Misionin e Ri për zhvillim ekonomik dhe punësim, program ky i Kryeministrit Thacci dhe PDK-së për të rritur ekonominë e vendit dhe mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve.

Ata thanë se fondi për punësim do tjetër 1.5 miliard euro dhe do të krijojë 200000 vende të punës.
“Ky fond do t’i jap mundësi bizneseve dhe zejtarëve dhe afaristëve që të zhvillojnë veprimtarinë e tyre dhe nxis bizneset e reja”, thanë ata.

“Ne si kandidatë të PDK-së dalim ballëhapur para jush sepse qeveria e kryeministrit Thaci ka realizuar të gjitha premtimet duke forcuar shtetin dhe afirmuar ndërkombëtarisht”

“ Kemi investuar në infrastrukturë dhe krijuar kushte për zhvillim ekonomik, kemi rritur pagat në të gjitha sektorët prej mësimdhënësve deri të pensionistët”.

“Është e vetmja qeveri që ka bërë rritje pagash, qeveritë tjera kanë mbetur vetëm në fjalë. Kemi bashkuar Mitrovicën dhe kemi shtrirë sovranitetin, derisa oponentët tanë flasin këndej urës për bashkimin e Mitrovicës ne kemi kaluar në veri dhe vendosur funksionimin legal të komunave dhe kemi zhbërë strukturat paralele”

“Prizreni ka potenciale të mëdha dhe ne kërkojmë besimin tuaj, votën tuaj për deputet për të zhvilluar Prizrenin dhe Kosovën”.

Po ashtu, Fusha dhe Tahiri thanë se për të ardhmen si deputetë të Kuvendit të Kosovës do të angazhohen për lehtësira të berit biznes ku zejtaret do të kenë shumë me të lehtë punën e tyre.
Ndërkaq kryetari i Shoqatës së Zejtarëve, Afrim Tejeci falënderoi zëvendëskryeministren Edita Tahiri për mbështetjen që ka me vizionin e saj për këtë biznes.

“Zejtarëve u duhet një mbështetje e tillë, duke parë fondin për punësim si një mundësi shumë e madhe për tu zhvilluar”./PrizrenPress.com

 

Më Shumë

Sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”

Në Prizren sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”. Në panairin e sivjetmë do të marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut...

Lansohen pullat postare “Lojërat Olimpike Verore – Paris 2024”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike Verore –...

Lajmet e Fundit