11.1 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 8495

Fatmir Limaj sot mban ligjëratë në Kolegjin “Fama” në Prizren

0

Limaj , NISMAKryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, do të mbajë sot ligjëratë me studentët e Kolegjit “Fama”në Prizren.

“Ligjërata e Fatmir Limajt mbahet në ora 12:30, në ambientet e Kolegjit Fama në Prizren”, njofton Nisma në Prizren.

Kryetari i Nismës për Kosovë Fatmir Limaj, po ashtu sot do të jetë i pranishëm edhe në Suharekë, në tubimin e organizuar nga Nisma e Rinisë për Kosovën në Suharekë.

“Në këtë tumbim Nismës do t’iu bashkohen mbi 300 të rinj. Tubimi do të mbahet prej orës 17:00 në restorant “Pikant” në fshatin Shirok”./PrizrenPress.com/

PDK manipulon me veteranët

0

Veteranet therandPartia e kryeministri Hashim Thaçi, PDK, arriti t’i ndajë, jo në dysh por në copëza të vogla ish-veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK). Shumica prej këtyre të fundit, për 15 vjet janë munduar ta fshehin ambicien politike, mirëpo të premten kjo doli sheshit.

Sekretari i Organizatës së Vlerave të Luftës, Faton Klinaku nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, duke shpresuar se PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet. Pas këtij memorandumi, reaguan veteranët të tjerë të zonave të UÇK-së, duke i thënë se ky memorandum është jo valid.

Mirëpo, për kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi ky Memorandum garanton bashkëpunim të përhershëm të PDK-së me OVL-në e UÇK-së./zëri/

Thaçi, babadimri në pikë të verës

0

Bekim rexhepiShkruan: Bekim Rexhepi

Më qe nuk mund të fshih dot gabimin Isa Mustafa, pse nuk e quan qeverinë në shpi, po kuvendin, tani duket se i ka ra edhe mëdyshjes, ndjehet edhe mbase me plot keqardhje se pse nuk përkrahu Vetëvendosjen dhe AAK-në për shkarkimin e qeverisë Thaçi.

Thaçi duket se ngadhënjeu mbi politikën recidive të Mustafës, sepse po e shfrytëzon akoma emrin e qeverisë dhe të kryeministrit për të kryer para kohe sfiliten dhe për të filluar më kohë fushatën. Sfilita e Thaçit është përplot dhurata, e i mjerë duket të jetë ai fëmijë që beson në magjinë e dhuratave pafund të babadimrit në pikë të verës.

Dhurata janë të ndryshme e relative janë ato se do tu rriten rrogat, se do tu epen mundësi të zhvillimit kudo, por pa e specifiku se si dhe nga kush do të mund të vijë dhe nga do të mund të realizohen. Të gjitha këto dhurata do të mund tu epen përfundimisht nëse Thaçi përpos korrupsionit dhe krimit do të provoj të zhytet edhe më thellë në kredite ndërkombëtare.

Populli nuk duhet të harroj se ADN-ja e PDK-së është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Një mandat i tretë do ta zgjeroi edhe më tej strukturën e ADN-së duke ja shtuar edhe borxhet e kredive ndërkombëtare. Nuk mund të mbahet gjatë zhvillimi i vendit duke u zhytur ne kredite dhe duke mos ditur shfrytëzimin e tyre si duhet. Pra të marrësh kredite dhe të mos bësh asgjë që ti kthesh ato, mbase do të thotë të falimentosh i vetëdijshëm. Në këtë gjendje të turbullt ka vështirësi në dallimin midis ati popullaritetit të një qeverie dhe legjitimitetit të shtetit, të dyja janë në kontestime.

Ne mund të vuajmë akoma edhe më gjatë nëse nuk arrijmë të dallojmë atë që na le hamendemi midis këtyre dy kontestime. Nuk na duhet një qeveri me mandate të gjata sepse sjellë monotonin, kundrejt freskimit të demokracisë. Ne tashmë kemi vënë hapat e rëndësishëm drejtë zhvillimit të demokracisë dhe proceset politike mund ti ndalin hovin, siç është edhe monotonia e një politike me fryte të njëjta dhe qe ne fakt vendnumëron kohen dhe ekzistencën e saj.

Qeveria e Thaçit ka arritur ti rezistoj me forcë dhe me mashtrime një pushtet, që nuk ka treguar ndonjë mirënjohje qeverisëse, por dhe veçse degraduese. Përballja e qeverisë Thaçi dhe vuajtja e saj me atë pak popullaritet të fituar e të kontaktuar me qeder, do e mos ka krijuar edhe një paqartësi dimensionale në lidhje me dallimin shtet/qeveri, për të fshehur qëllimisht objektivat e tyre personale, privilegjet dhe përfitimet në emër të interesave të shtetit. E dimë tashmë duke i par dhe dëgjuar se çfarë korrupsioni dhe se çfarë krimesh ka mbi shpinë kjo qeveri, që s’mund të quhej ndryshe veçse regjim. Shteti bëhet “pronë” e vërtetë e individit që është në krye, kur ai apo ajo ikën, mund të bjerë edhe shteti.

Po të pyesësh një qytetar se a do të jetoi brenda këti shteti ai me përtesën e theksuar do të përgjigjej dhe mbase fare pashpjegueshme se këtu nuk bëhet shteti dhe se këtu nuk ka qeveri. Thjesht ai shtet është i qeverisë dhe anasjelltas. Ne kemi humbur autoritetin politik dhe më pak gjasa ka të rikthehet ai autoritet pasi që artifica politike ka ardhur përmes krimit dhe përmes korruptimit.

Kosovë të lutem mos voto për babadimrin e verës kësaj here le te ketë verë dhe vetëm verë alternative.

Gjini:Ramushi kryeministër, në 100 ditët e para hapet Ura e Ibrit”

0

ArdianGjini-aakShefi i Shtabit Zgjedhor të AAK-së, Ardian Gjini në emër të partisë së tij ka bërë premtimin kryesor publik.

“Brenda 100 ditësh me Ramushin kryeministër do të rrëzohet barrikada mbi Ibër dhe ura do të hapet. Regjistrojeni këtë diku, sepse kështu do të ndodhë”, ka thënë Gjini në debatin për AAK-në në Interaktiv.

Ai është shprehur optimist për rezultatin e partisë së tij, duke thënë që pritet të fitojnë 30 % të votave. Gjini ka shpalosur programin ekonomik të partisë, dhe sërish ka hedhur poshtë lidhjet e partisë së tij me haraçin.

“SHIK-u e ka shpërndarë këtë propagandë. I kanë bërë veta ato vepra, por na i kanë mveshë neve”, ka thënë Gjini.

Angelina Jolie aderon në politikë

0

AngelinaJolie pas operacionitAngelina në një inervistë ditën e djeshme pohon që mund të ushtrojë edhe politikën një ditë, por aktorja nuk di nëse do të ishte frytdhënëse.

Mirëpo, me rolin e saj në “Maleficent” tregoi se ajo i përshtatet edhe “uniformës së zyrës”.

Angelina njihet për listën e gjatë të bamirësive.

Më 2006 ajo ndërtoi në Cambodia fshatin që do të merrej me problemet gjinore, varfërinë, mirëqenien shëndetësore dhe konfliktin e fëmijëve.

Ndërsa, për martesën e saj me bashkëshortin Brad Pitt ajo tregohet e paqartë duke thënë se ne jemi të dashuruar me njëri tjetrin dhe mbi të gjitha kujdesemi për më të mirën e fëmijëve tanë.

Nuk kemi gjë për të fshehur, por tani nuk kemi menduar martesë.

Brand: Qeveria e Thaçit refuzon të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit

0

Michael Brand 666Anëtari i Parlamentit gjerman, Michael Brand nga CDU (partia e kancelares Angela Merkel), ka thënë se ata që në Kosovë e mbështesin korrupsionin dhe krimin dyert drejt Evropës mbesin të mbyllura.

Ai ka përmendur dokumentet e NATO-s të botuara nga “Koha Ditore” që akuzojnë rëndë Hashim Thaçin dhe rrethin e tij për veprime të paligjshme. “Ne duhet dhe do ta mbrojmë veten dhe të tjerët nga kanceri politik i korrupsionit dhe i kriminalitetit”, tha Brand, i cili javën e kaluar ka vizituar Kosovën bashkë me ministren e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.

Të enjten në Parlamentin gjerman (Bundestag) deputetët kanë diskutuar mbi vazhdimin e mandatit të trupave gjermane në Kosovë edhe për një vit. Me përjashtim të partisë “Die Linke” (E Majta), e cila trupat e KFOR-it i quan “armatë pushtuese” dhe kërkon tërheqjen e tyre nga Kosova, shumica e grupeve parlamentare në Bundestag mbështetën stacionimin e mëtutjeshëm të ushtarëve gjermanë në Kosovë./koha ditore/

Afaristët e politikës

0

kuvendi zbrazenPolitika ka nisur t’i joshë me të madhe biznesmenët kosovarë. Çdo vit radhëve të partive politike u shtohen me dhjetëra afaristë.

Edhe në listat e publikuara tashmë për zgjedhjet e 8 qershorit zënë vend emrat e një numri të konsiderueshëm të pronarëve të kompanive të fuqishme në vend.

Më së shumti me këta kandidatë janë “begatuar” listat e tri partive të mëdha, PDK, LDK e AAK, pa përjashtuar as biznesmenët që kanë aderuar në Vetëvendosje e AKR.

Kjo e fundit madje në opinion njihet si parti e biznesmenëve, pasi lideri i saj është multimilioner. Në Partinë Demokratike të Kosovës janë të përfshirë tregtarë e pronarë të marketeve, drejtues të medieve dhe tregtarë të produkteve ushqimore.

Në LDK e AAK dominojnë pronarë të derivateve dhe ndërtimtarë. Ndërkaq, në partitë tjera shihet një laramani emrash të biznesmenëve të njohur kosovarë.

Ndër emrat më të njohur të biznesit që ka në listën e vet Partia Demokratike e Kosovës është Ramiz Kelmendi, i cili është pronar i kompanisë “Elkos Group” dhe rrjetit të marketeve “ETC”. Ai në një prononcim për gazetën ka thënë se qëllimet edhe vizionet e tij si biznesmen ka vendosur t’i realizojë edhe përmes politikës.

Ibrahim Makolli: AKR’ja do të jetë aty ku ishte në vitin 2007

0

Ibrahim Makolli2Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re Ibrahim Makolli, i cili i prinë listës së kësaj partie në zgjedhjet e 8 qershorit, ka hedhur poshtë pretendimet e disa analistëve se AKR’ja nuk do të mund të korrë rezultate të mira në zgjedhjet parlamentare.
Për “Epoka e Re” ai është shprehur i bindur se AKR’ja së paku do të rikthejë forcën politike që ka pasur në vitin 2007.

“Jam shumë i bindur se AKR’ja më së paku do ta rikthej forcën që ka pasur në vitin 2007”, është shprehur Makolli.

Duke folur për vendosjen e Behgjet Pacollit në fund të listës së AKR’së, ai ka thënë se ku është standard i ri në skenën politike kosovare,

Makolli ka thënë se një veprim i tillë dëshmon se lideri i AKR’së është një prej të barabartëve.

Lufta e Thaçit dhe e Limajt për pushtet

0

Limaj-Thaci-pdkLidhjes Demokratike të Kosovës. Në dosje thuhet se ShIK-u ishte nën autoritetin politik të tij, shkruan Koha ditore.
Inteligjenca e NATO-s thotë se Hashim Thaçi qëndron prapa frikësimit të anëtarëve të “Hashim Thaçi është tejet i popullarizuar në luginën e Drenicës…”

Pas karrierës ushtarake, ai hyri në politikë dhe tani është lider i PDK-së dhe besohet se qëndron prapa frikësimit të anëtarëve të LDK-së dhe Ibrahim Rugovës”, shkruan në këtë dokument.

Sami Lushtaku përshkruhet si njëri që ka detyruar biznesmenët t’i paguajnë haraç.

Numri dy i PDK-së për shumë vjet ka qenë Fatmir Limaj. Si i tillë dhe me më shumë ndikim përmendet edhe në dosjet e NATO-s prej kohës kur ai ishte zëvendësministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme.

Ministër aso kohe ishte Azem Syla. NATO-ja thotë se Fatmir Limaj ka lidhje dhe raporte të mira me Shërbimin Informativ të Shqipërisë.

Shitblerja e votës si kangrenë

0

BesnikMustafajShkruan: Besnik Mustafaj

Është zyrtare prej shumë javësh: Prokuroria e rrethit të Korçës i ka pushuar hetimet për të dyshuarit në shitblerjen e votave gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e Bashkisë së Korçës nëntorin e kaluar. Ky allishverish i fëlliqur ishte kapur në flagrancë nga kamerat e fshehta të emisionit “Fiks Fare” në televizionin “Top Channel” dhe ishte denoncuar pastaj me forcë nga opozita para opinionit publik shqiptar dhe institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë zhvillimet politike në vendin tonë. Rrjedhimisht, Prokuroria e rrethit të Korçës, në zbatim të detyrimeve të saj kushtetuese, kishte çelur një proces hetimor. Sipas të gjithë gjasave, ata që blinin vota ishin aktivistë të Partisë Socialiste. Sipas Kodit Penal në fuqi, kjo përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burg nga gjashtë muaj deri në dy vjet. Por, kundërvajtje penale përbën edhe shitja e votës dhe dënohet me gjobë. Pra, Kodi Penal në këtë pikë është i bërë mirë. Nuk lë jashtë përgjegjësisë as blerësin dhe as shitësin e votës. Në gjykimin tim, kryesore në këtë rast nuk është masa e dënimit.

Mjaft që ky dënim është penal dhe do e ndjekë gjithë jetën si një njollë turpi si blerësin, ashtu edhe shitësin. Kjo njollë turpi, e cila nuk mbetet vetëm në kujtimet individuale të fajtorëve, por edhe në letra, përbën një kujtesë të posaçme për të inkriminuarit, siç edhe për ambientin shoqëror përreth tyre. Jo më kot punëdhënësit, qofshin institucione shtetërore apo edhe kompani private, kërkojnë zakonisht nga punëkërkuesit të shoqërohen nga dëshmia e penalitetit krahas diplomave apo dokumenteve të tjera që dëshmojnë kualifikimet e tyre profesionale. Nuk është fjala këtu që fajtorët të përjashtohen nga shoqëria pasi kanë kryer dënimin. Fjala është vetëm për kujdesin e posaçëm që mjedisi shoqëror duhet të tregojë ndaj këtyre njerëzve. Recidivizmi është në dëm për ata që e bëjnë e po aq për mjedisin shoqëror

Sipas një kronike të botuar në gazetën “Panorama”, me burim grupin hetimor në Korçë, “totali i personave të pyetur për këtë çështje gjatë këtyre pesë muajve ka arritur në 110 veta”. Me siguri që po të vazhdonte hetimi deri në shterim, numri i të pyeturve do të rritej ndjeshëm. Ky fakt nxjerr në pah shtrirjen e gjerë të problemit, gjë që lejon të merret me mend edhe rëndësia e madhe që do të kishte pasur përmbyllja e kësaj historie me një proces gjyqësor serioz dhe thellësisht domethënës për shoqërinë.

Do ta kishin parë veten të treguar me gisht para gjithë Shqipërisë ata që blenë vota si dhe ata që shitën votat. Por, shpresoj, edhe ata që financuan një allishverish të tillë të shëmtuar dhe posaçërisht të dëmshëm për demokracinë. Sepse blerësit e pafytyrë nuk dolën në pazar me paratë e babait. Dikush e ka zgjidhur qesen dhe ky “dikush” nuk mund të jetë tjetër veç Partisë Socialiste drejtpërdrejt ose nëpërmjet sejmenëve të vet korruptues. Fatkeqësisht nuk ndodhi kështu.

Prokuroria i pushoi hetimet.Po sipas gazetës “Panorama”, Prokuroria e rrethit të Korçës e mori vendimin për t’i vënë kapak kësaj çështjeje në zbatim të ligjit të fundit për amnistinë. Përtej zemërimit tim, mbetem i bindur se një vendim i tillë është përgjithësisht i mbështetur në germën e ligjit. Por leximi i germës së ligjit nuk mjafton. Montesqieu, njëri nga udhërrëfyesit e mëdhenj të Revolucionit Frëng dhe të mbarë demokracisë moderne perëndimore, e ka shtjelluar gjatë rëndësinë parimore që ka marrja parasysh e frymës së ligjeve gjatë zbatimit të tyre pikërisht për t’i dhënë ligjit ndikimin e dëshiruar në mbarëvajtjen e shoqërisë. Sipas bindjes sime, në këtë rast Prokuroria e rrethit të Korçës, duke mbyllur hetimet për të dyshuarit për shitblerje vote, e ka shpërfillur në një mënyrë a në një tjetër frymën e ligjit për amnistinë. Pyetja që shtroj unë është nëse kjo shpërfillje ka ardhur nga padija e prokurorëve apo është e qëllimshme? Në mungesë të fakteve, po e lë secilin nga lexuesit të bëjë hamendjen e vet.

Megjithatë, përgjegjësia kryesore për mbylljen e kësaj çështjeje nuk bie mbi Prokurorinë. Kjo përgjegjësi bie mbi hartuesit e ligjit për amnistinë dhe mbi krejt Parlamentin që e votoi. Përveç dy zgjedhjeve të para, ato të vitit 1991 e 1992, të gjitha zgjedhjet e tjera shqiptare gjatë këtyre 23 vjetëve tranzicion janë kontestuar herë më fort e herë më zbehtë, si të manipuluara nga fituesit. Blerja e votës është përmendur dhe faktuar si një nga fenomenet më të përhapura gjatë këtyre manipulimeve. Nuk është vendi këtu të gjykojmë deri në ç’masë ka ndikuar shitblerja e votave në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Fakt është se ne kemi mbetur e vetmja shoqëri ndër të gjitha vendet ish-komuniste, ku vota shitet e blihet, vidhet e shpërdorohet si të ishte një mall i rëndomtë. Edhe ata që e kërkojnë votën, domethënë politikanët, edhe ata që e zotërojnë votën, domethënë qytetarët, duke e shndërruar atë në një mall të rëndomtë, përdhosin një nga fitoret më të rëndësishme që ka sjellë qytetërimi perëndimor për njerëzimin modern. Ky fakt përbën diçka më shumë se një turp të pashlyeshëm si për klasën politike, ashtu edhe për qytetarin shqiptar.

Në një masë shumë të madhe, dobësia e institucioneve të shtetit tonë i ka rrënjët te shitblerja e votave. Blerësi i votave ka blerë në të vërtetë pushtetin. Nuk mund të pritet prej tij të ketë respekt as për shtetin dhe as për popullin. Në vazhdim, korruptuesi nuk ka asnjë pengesë morale dhe madje as ligjore për t’u korruptuar qoftë edhe për “të rentabilizuar investimin”. Mjafton realiteti i shitblerjes së votave për të na e hequr të drejtën të kërkojmë një vend si të barabartë në tryezën e përbashkët europiane. Gjatë jetës sime politike kam bërë pesë fushata të mëdha zgjedhore. Ndonjë e kam humbur e ca i kam fituar. Kam kështu një përvojë të bollshme për të pohuar pa mëdyshje se “operatorët” e këtyre fëlliqësive me votat nuk veprojnë kurrë në kokë të vet. Ata e dinë fare mirë se po bëjnë diçka të paligjshme. Në thelb ata kanë mentalitetin e mercenarit dhe kërkojnë nga punëdhënësi i rastit – politikani- jo vetëm mjetet e nevojshme financiare, por edhe mbrojtje përballë ligjit.

Pak vjet më parë i kam kërkuar publikisht Sali Berishës, asokohe Kryeministër dhe kryetar i Partisë Demokratike, të distancohej haptas nga komisionerët e Ruzhdijes, duke i kujtuar se stërkalat e baltës, më shumë se mbi fytyrën e nxirë të atyre komisionerëve, do të binim mbi këmishën e bardhë të atij vetë si udhëheqës i procesit. Nuk e bëri. Atëherë nuk ka vend për çudi pse nuk e bëri një gjest të tillë as Edi Rama nëntorin e kaluar, kur shëmtia e ushtarëve të tij mori dhenë. Ashtu si peshku qelbet nga koka, edhe morali i politikës nga koka qelbet. Udhëheqësit tanë trashëgojnë në mënyrë të habitshme nga njëri-tjetri vetëm veset dhe, për më keq, i përsosin këto vese nga njëri brez në tjetrin. Në përgjigje të sulmeve të opozitës, Edi Rama pati thënë megjithatë diçka që vlente: kjo çështje është në duart e Prokurorisë.

Kësaj here ligjin për amnistinë e bëri Kuvendi, domethënë shumica qeverisëse. Dhe parashikoi ndër veprat penale që do të faleshin edhe këtë të shitblerjes së votave, duke pasur saktësisht parasysh mëkatarët e vjeshtës së kaluar. Që do të thotë se po Edi Rama ia hoqi këtë çështje Prokurorisë nga duart, duke shprehur kështu haptas një qëndrim të qartë ndaj këtij krimi. Dhe nuk e pati hiç të vështirë t’ia arrinte qëllimit jo thjesht pse zotëron vota me tepri në Parlament, por edhe se opozita, me bojkotimet e veta shpesh joserioze të seancave kur shqyrtohen apo votohen ligjet, nëpërkëmb në themel rolin e saj në shërbim të demokracisë. Jo se opozita do të mund ta rrëzonte në këtë rast vullnetin e shumicës.

Opozita do të mund të bënte megjithatë në kohë diçka të dobishme: denoncimin e së keqes. Dhe jo të ndodhte ashtu si ndodhi. Që opozita u zgjua nga gjumi kur gjithçka kishte mbaruar. Madje edhe Prokuroria e kishte mbyllur tashmë çështjen. Në këtë rast opozita vetëm u bë qesharake, duke akuzuar shumicën se e kishte ndryshuar ligjin fshehtas. Edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, nuk ka asnjë vlerë. Ligji është debatuar dhe votuar haptas, nen për nen e në tërësi, në seancë plenare, por opozita nuk ishte në sallë. Në demokraci nuk ka fushë më të përshtatshme për të zhvilluar betejën politike se sa salla e Parlamentit.

Ata faqezinj që kanë blerë vota bashkë me ata që financuan këtë pazarllëk të ndyrë, por edhe ata trutharë që shitën votat, dolën përsëri pa lagur. Si zakonisht. Kjo me siguri që nuk përbën ndonjë surprizë për ata vetë. Zhgënjim është për atë pjesë të opinionit publik, sado e vogël të ketë qenë kjo pjesë, që besoi se më në fund ne kishim një Kryeministër që do ta lejonte Prokurorinë të bënte punën e vet edhe kur ishte fjala për të vënë dorë mbi ata që i jepnin pushtet në mënyrë të paligjshme. Edi Rama me shumicën e vet dërguan me këtë rast një paralajmërim shumë të keq lidhur me zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të zhvillohen pas një viti. Do të doja të dija sa prej atyre që janë marrë në pyetje nga Prokuroria si të dyshuar për blerje votash, kanë tashmë punë të mira në administratën e kryetarit të Bashkisë të Korçës. Duke e ditur se këta lloj “operatorësh” shumëfishohen si vemjet në prag të zgjedhjeve, do të kishim kështu rast të përfytyronim çfarë pazari i madh do të çelet në vendin tonë në fund të pranverës së ardhshme.

Kryetari i ri i Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive njoftoi pak javë më parë në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit se, sipas një studimi nga ana e këtij Inspektorati, të zgjedhurit e rinj si parlamentarë kanë deklaruar të kenë në shtëpitë e veta afro 60 milionë euro. Qoftë edhe për këtë njoftim, më vjen t’ia uroj sinqerisht detyrën kryetarit të ri të ILDKP-së dhe nuk duhet të na vijë hiç keq ne demokratëve pse u zbua nga ajo punë Zana Xhuka, e cila hyri dhe doli nga ajo zyrë si një hije. Sipas bursës së pashpallur, çmimi i një vote në Shqipërinë demokratike është dukshëm më pak se pesëdhjetë euro. Kjo do të thotë se 60 milionët e ruajtur në sëndukë nga elita jonë politike janë një arkë e zezë me një thesar që del e tepron për të blerë afro një milion votat e shqiptarëve, që e sollën në pushtet kësaj here të majtën, por edhe gjysmë milionin e votave që shkuan në krahun tjetër.