27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Çoçaj: Është kompetencë e Komunës që të caktojë ushtrues detyre në shkolla

Nexhat cocaj DKAKomuna e Prizrenit ka bërë përzgjedhjen e një pjese të drejtorëve të shkollave, derisa në pjesën tjetër ka emëruar ushtruesit e detyrës, me arsyetimin se nuk janë plotësuar kriteret e parapara me konkurs.

Një gjë e tillë ka nxitur reagimet e subjekteve opozitare të qytetit, të cilët kanë vlerësuar se këto veprime po ndërmerren në prag të zgjedhjeve për të dëmtuar këtë proces.

Por drejtori komunal i Arsimit, Nexhat Çoçaj, ka bërë të ditur se Komisioni intervistues për zgjedhjen e drejtorëve ka kryer punën më 15 maj dhe se në bazë të kritereve të konkursit janë përzgjedhur 22 drejtorë dhe 3 zëvendësdrejtorë derisa në 18 raste të tjera ka pasur anulime për shkak të mosplotësimit të kritereve të parapara.

“Në të gjitha shkollat ku nuk janë përzgjedhur drejtorët janë caktuar u.d.-të… Është kompetencë e Komunës që të caktojë ushtrues detyre, derisa të mbahet konkursi i radhës, në mënyrë që të mos kemi vakuum institucional. Nesër do të hapet konkursi dhe do të vazhdojmë me procesin e përzgjedhjes së drejtorëve”, ka thënë Çoçaj./Koha Ditore/

 

Më Shumë

Kastrati: Malisheva po hyn në një fazë të re të zhvillimit urban

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, dhe zyrtaren kryesore financiare, Valentinë...

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në stacionin policor në Suharekë

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rastin e ka konfirmuar për...

Lajmet e Fundit