Sabri Fejzullahu: Më duhet vizë ekstra për të kënduar në Zvicër

Sabri Fejzullahuu

Këngëtari Sabri Fejzullahu gjatë bisedës për Express ka mohuar kategorikisht të jetë arrestuar nga autoritetet zvicerane, por e ka pranuar se nuk ka mundur të këndojë. Sipas tij, tash e tutje i duhet vizë e veçantë për të kënduar në shtetin helvetik.
( E plotësuar)

Fejzullahu ka rrëfyer për Gazetën Express nëpërmjet telefonit se lajmet për arrestimin e tij në Zvicër e kanë shqetësuar familjen e tij.

” Ermali ish në Strugë t’u këndu për maturantë më thirri babë çka u bo, i thash më kanë lidh me zinxhirë” përgjigjet me humor ai.

Por, ai ka pranuar se shteti zviceran tani kërkon një procedurë tjetër për këngëtarët.

“Unë nuk kam vizë turistike, unë e kam një vizë të punës …por kjo është diçka tjetër… më kanë thënë se nuk mundesh me këndu. Duhet një procedurë tjetër. Kam ardhur në hotel, kthena nesër në shtëpi, këta e kanë bërë prangat…Ku ku për mu, a di qysh më erdhi kjo” ka thënë Fejzullahu.

Por sipas tij gjithcka ka shkuar në mënyrë xhentile me policinë zvicerane ndërsa ka thënë se tash e tutje i duhet një vizë e veçantë për të kënduar.

“Këta janë shtet i kanë rregullat e veta, tash më duhet një ekstra vizë për me këndue. Por pranga nuk më kanë vnue, shnosh e mirë jam, nesër vijë në shtëpi” ka thënë ai.

 

Sabri Fejzullahu: Nuk më kanë arrestuar, jam në hotel

Këngëtari Sabri Fejzullahu në një bisedë për Gazetën Express ka thënë se nuk është arrestuar nga policia zvicerane.

Këngëtari i njohur kosovar në një bisedë telefonike për Express nga Zvicra ka mohuar njoftimet se është arrestuar nga policia zvicerane.

Ai ka thënë se aktualisht ndodhet në hotel dhe se nesër kthehet në shtëpi. Express së shpejti e sjell të plotë rrëfimin e Fejzullahut.

Arrestohet Sabri Fejzullahu në aeroportin e Cyrihut

Sot paradite në aeroportin e Cyrihut këngëtari Sabri Fejzullahu është vënë nën pranga, transmeton Klan Kosova.

Policia mori masa për këngëtarin kur kuptoi që viza e tij turistike nuk kishte për qëllim vizitën në Zvicër por për punë që sipas ligjit të shtetit zviceran është e paligjshme.

Këngëtari është në paraburgim për 24 orë.

Më Shumë

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit