12.5 C
Prizren
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Hoxhaj në Prizren: Vendimi për vizat merret pas zgjedhjeve për institucionet e BE-së

EnverHoxhaj-UPZMinistri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh nënkryetar i PDK-së ka vazhduar me ciklin e ligjëratave në universitetet publike nëpër Kosovë, për qasjen pragmatiste të politikës së jashtme të Kosovës.

Kësaj radhe, Hoxhaj është ndalur në Prizren në Universitetin “Ukshin Hoti” ku para qindra studentëve ka thënë se të arriturat e Kosovës në katër vjetët e fundit në planin ndërkombëtar janë të prekshme dhe shumë domethënëse për një shtet të ri pa traditë të gjatë.

Si shembuj, Hoxhaj ka thënë se për dallim që në vitin 2011 nuk ka pasur kurrfarë procesi negociues të nisur me BE-në, sot kanë përfunduar negociatat për MSA-në; Kosova është anëtarësuar në disa organizata kyçe ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale dhe është shtyrë përpara agjenda e formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Të gjitha këto të arritura, dhe të tjera, sipas Hoxhajt, janë bërë të mundura falë qasjes proaktive në politikën e jashtme dhe përdorimit të fuqisë së butë dhe të zgjuar.

Në fund, kryediplomati Hoxhaj është ndalur në prioritetet e Kosovës për politikë të jashtme në katër vjetët e ardhshëm, duke përmendur veçmas kompletimin e njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimin e plotë në organizata, ndërsa si synim dhe pritje afatshkurtër është marrja e datës për lëvizjen e lirë të qytetarëve drejt BE-së pas zgjedhjeve të 25 majit për institucionet e BE-s.

“Një nga pritjet afatshkurtra për të cilën kemi punuar shumë si institucione është marrja e datës për liberalizimin e vizave për Evropë, dhe ky vendim do të bëhet e ditur në javët pas zgjedhjeve të 25 majit në Bashkimin Evropian. Ndërsa si prioritete afatgjata është anëtarësimi në BE që do të ndodh brenda një dekade, anëtarësimi në OKB para vitit 2020 dhe në NATO para 2022”, ka thënë Hoxhaj.

Në ciklin e ligjëratave të Hoxhajt nëpër Kosovë, ai ka folur në universitetet publike në Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Olimpiada e Gjuhës Shqipe për klasa të 9-ta: Faza e dytë realizohet me 84 nxënës në Suharekë

Në mbështetje të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit...

26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

26 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa...

Lajmet e Fundit