Jep dorëheqje kryetarja e AGPK-së, Liridona Lluka-Gashi

Liridona Lluka - GashiKryetarja e deritanishme e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Liridona Lluka – Gashi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ajo, në një deklaratë për media, ka thënë se, jep dorëheqje nga pozita e Kryetares së Bordit të AGPK-së.

“Ka qenë nder për mua të shërbej dhe të përfaqësoj gazetarët në shumicë që më votuan në Kuvendin e fundit zgjedhorë të AGPK-së. Edhe përkundër shpifjeve dhe etiketimeve të pa baza unë do të punoj dhe angazhohem edhe më tej në profesionin që kam zgjedhur dhe për të cilin kamë investuar në kohë dhe shkollim.

Nga ky vendim që po publikoj i bëjë thirrje anëtarëve të AGPK-së që të organizohemi për Kuvendin e ri zgjedhor për Kryetarin/en dhe anëtarët e rinj të AGPK-së, që do të mbahet me datë 29 qershor 2014.

Në aspektin personal, ka qenë një kënaqësi të punoj dhe përfaqësoj komunitetin e gazetarëve gjatë këtyre muajve. Ju faleminderit për miqësinë dhe mundësinë që më dhatë të shërbeja, me aq sa pata mundësi, për ju”, thuhet në deklaratën e Llukës.

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Drejt përfundimit restaurimi i “Kazermës së Vjetër” në Prizren, do të shndërrohet në Arkiv Ndërkomunal

Restaurimi i objektit historik “Kazerma e Vjetër” në Prizren po i afrohet përfundimit, ndërsa aktualisht po punohet në detajet e fundit para funksionalizimit të...

Lajmet e Fundit