Isa Mustafa kërkon debat televiziv me kryeministrin Thaçi

HashimThaci-IsaMustafaKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, ka bërë të ditur se është i interesuar për të pasur një debat me kryeministrin Thaci, në televizionin publik ose ato private.

“Shpreh gatishmërinë time dhe konsideroj se është i nevojshëm një debat ndërmjet meje dhe Kryeministrit në largim, z. Thaçi për të prezantuar programet tona qeverisëse në të ardhmen dhe dijen dhe përkushtimin tonë për të përmirësuar qeverisjen në interes të qytetarëve të vendit tonë. Debati mund të organizohet në televizionin publik dhe në televizionet private, duke pasur qasje të barabartë”, ka thënë kryetari i LDK, Isa Mustafa.

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Lajmet e Fundit