18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Visari u kërkon bashkëpunim banorëve, për të vënë në lojë Mikelën

Visari-loje-Mikeles-6.5Banorët ndodhen në oborr duke marrë rreze dhe duke pritur që dreka për ta të jetë gati. Mikela dhe Jona ndodhen në kuzhinë, duke u marrë me përgatitjet e drekës. Jashtë banorët këndojnë, marrin rreze dhe shkëmbejnë biseda të shkurtra mes tyre. Visarit i lind një ide për lojë. Ai shpesh bën lojëra me banorët dhe këtë herë kërkon edhe bashkëpunim nga ana e tyre për të vënë në jetë planin e tij.

Visari fillimisht ia thotë idenë e tij Nevilës dhe ajo e këshillon që lojën që ka menduar t’ia bëjnë Mikelës, sepse banorët kanë parë se Mikela është acaruar nga shakatë e tyre. Visari i thotë Nevilë3s se do të ishte mirë që ata të gjithë të vënë në lojë Mikelën duke u munduar që ta injorojnë prezencën e saj. “Kur ajo të flasë, në të mos i përgjigjemi, të mos i flasim fare, të bëjmë sikur nuk është fare aty” i thotë Visari dhe Nevila e thotë se ajo është dakord me idenë e tij dhe e siguron se do ta mbështesë këtë lojë.

Më pas Visari bashkë me Nevilën ia thonë këtë gjë Enkelejdit. Enkelejdi fillimisht nuk e pëlqen lojën e tyre dhe i këshillon se më mirë të zgjedhin një ose disa banorë dhe për një ditë të tërë të jenë në shërbim të tyre për gjithçka që do të kërkojnë. Visari dhe Nevila i thonë se një lojë të tillë ata e kanë bërë disa herë, ndërsa kanë parë reagimet e Mikelës kanë menduar që asaj t’i bëjnë një lojë të tillë. Atëherë Enkelejdi u thotë “ok, e keni edhe mbështetjen time, edhe pse nuk më pëlqen”.

Më pas Nevila e Visari ua thonë edhe banorëve të tjerë dhe marrin prej tyre të njëjtën përgjigje. Të gjithë bien dakord që të vënë në lojë Mikelën, ndërsa planifikojnë që të vënë në dijeni edhe Jonën e cila në ato momente po gatuan bashkë me Mikelën.

Më Shumë

Neymar bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e vajzës

Sulmuesi i Brazilit, Neymar Jr., është bërë baba për herë të tretë. Së fundmi ai ka zbuluar emrin e vajzës së tij së sapolindur, si...

Kleofina Pnishi – kush është bukuroshja nga Kosova që ia rrëmbeu zemrën dhe u fejua me yllin e Interit?

Mbrojtësi i kombëtares franceze, Benjamin Pavard, thuhet se i ka dhënë fund beqarisë. Ylli i futbollit ka njoftuar së fundmi se është fejuar me bukuroshen...

Lajmet e Fundit