Home Blog Page 863

Bashkimi synon fitoren e shtatë radhazi ndaj Pejës

0

Skuadra e Bashkimit ka nisur edicionin e Superligës së Kosovës në basketboll me një seri mbresëlënëse prej gjashtë fitoresh radhazi, duke mundur kundërshtarë si Trepça, Vëllaznimi, Proton Cable Prizreni, Bora, Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina. Me këto rezultate, Bashkimi është në krye të tabelës me 12 pikë, duke u bërë favorit për titullin e sezonit.

Sfida e radhës për Bashkimin do të jetë sot në derbin e xhiros së shtatë kundër Pejës, një ekip me të cilin ende nuk është përballur këtë sezon. Ndeshja pritet të jetë tepër emocionuese dhe do të zhvillohet në palestrën “Karagaçi” në Pejë, me fillim nga ora 19:00.

Në renditje, pas Bashkimit qëndrojnë Trepça dhe Sigal Prishtina, të dyja me nga katër fitore dhe dy humbje. Golden Eagle Ylli, me tri fitore dhe tri humbje, ndodhet në vendin e katërt, ndërsa Peja, Vëllaznimi dhe Proton Cable Prizreni kanë nga tetë pikë, secila me nga dy fitore dhe katër humbje. Në fund të renditjes gjendet Bora, me një fitore dhe pesë humbje.

Kjo ndeshje do të jetë një provë e rëndësishme për Bashkimin, që synon të ruajë formën perfekte dhe të vazhdojë serinë e fitoreve në kampionat./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nesër ndërrohet ora, akrepat do të kthehen 60 minuta pas

0

Të dielën akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas.Akrepat do të lëvizin prapa me një orë në 03:00, natën mes të shtunës dhe të dielës, 26 dhe 27 tetor, duke u ripozicionuar në orën 02:00.

Kështu, do të mund të flihet një orë më shumë gjumë, por pasditet do të kenë një orë më pak dritë natyrale. Akrepat do t’i lëvizim vetëm në orët analoge, pasi të gjitha pajisjet e tjera digjitale të lidhura me internet do të përditësohen automatikisht me orarin e ri.

Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në 31 mars 2025, kur si gjithmonë në orën 03:00 të mëngjesit do të hyjë në fuqi ora ligjore, ose ajo verore. Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, në të dyja rastet, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës e të dielës së fundit të muajit tetor dhe muajit mars. Pavarësisht polemikave që prej disa vitesh kanë shoqëruar ndryshimin stinor të orës, ende nuk është vendosur asgjë nga BE.

Diskutimi ishte mbi mbajtjen në fuqi të vetëm një ore ligjore, për të kursyer energji elektrike, arsye se pse është adoptuar që për herë të parë, ose mbajtjen e regjimit të orës diellore. Por, pikërisht për kursimin e energjisë, impakti në ekonomi apo edhe në mjedis, pasi sjell reduktim të CO2, ka ndikuar në mosvijimin e diskutimeve për ta hequr orën ligjore, pasi duhet të jetë një vendim unanim për të gjitha vendet e BE.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me diell e vranësira, maksimalja 22 gradë Celsius

0

Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, sot më 26 tetor.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nata e dytë e ‘Fest 2’ spektakolare, mësohen 9 këngët finaliste

0

Edhe nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTK ka ofruar një spektakël magjik, ku të pranishmit në sallë dhe teleshikuesit anembanë patën mundësinë të përjetojnë një natë të mbushur me emocione, kreativitet dhe performanca mbresëlënëse nga 16 konkurruesit e kësaj gare.

Juria e përbërë nga Minire Fetahu, redaktore e muzikës në RTK, Jane Sugarman, njohëse e muzikës ballkanike, Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e gazetës online KultPlus, Valbona Selimllari, Miss i parë shqiptar dhe Blerta Zeqiri, regjisore në fund të mbrëmjes vendosën për 9 këngët finaliste.

Në finalen e madhe do të paraqiten Arnite Kastrati me “Blla blla”, Besmir Shishko me “Unë Ajo”, Rei Bezhani me “Zonjë tradhti”, Endrit Krasniqi me “Flasë me gjethen”, Ardit Stafaj “Faji”, Greta Azizi me “Veres”, Dea Strica me këngën “N’Shqipni”, Agim Poshka me “Ndarja erdhi”, Blendi Kaso me “Një të vetme ka në jetë”.

Natën e dytë e karakterizoi performanca e jashtëzakonshme e 16 këngëtarëve, të cilët të ndarë në dy grupe rikthyen në skenë një kolazh këngësh ikonike si “Makina e memories” të Ardit Gjebresë, “Unë dhe ti” të Pirro Çakos dhe Rovena Dilos dhe “Kaçurrelja” e “Heroi i qytetit pa lumë” të Gjurmëve. Secili nga konkurrentët këndoi nga një pjesë të këtyre këngëve, duke e bërë këtë mbrëmje të paharrueshme.

Mysafirët specialë si Mjellma dhe Shkumbin Istrefi, u ngjitën në skenë me një “mashup” të këngëve “Pranverë në Prishtinë” dhe “Fever” të Peggy Lee, duke sjellë një atmosferë të veçantë dhe ndjesi të jashtëzakonshme.

Sonila Meço, gazetarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, me fjalët e saj të ngrohta e plotë inspirim, e udhëhoqi një pjesë të kësaj mbrëmje me pasion.

Një pikë e veçantë ishte edhe ajo e balerinëve Fatmir Smani dhe Mërgime Morina, të cilët nën tingujt e këngës “Mesnata” të Vaçe Zelës, e që më pas vazhdoi me zërin e Flaka Krelanit, ndriçuan skenën me një vallëzim romantik.

Energji shtesë kësaj nate i dha rock grupi i njohur “Lindja” me këngët e tyre të njohura si ajo e famshmja “Besa – Besë”.

Kësisoj, nata e dytë e ‘Fest 2’ la pas një atmosferë magjike,  teksa tani të gjithë presin me padurim natën finale, e cila premton të jetë po aq emocionuese dhe e paharrueshme për të gjithë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bashkimi triumfon ndaj rivalit lokal

0

Në derbin e Prizrenit, Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 65-87 (17:28, 19:23, 13:16, 16:20). Ndeshja u zhvillua në kuadër të xhiros së tretë të Superligës Femrat.

Bashkimi e mori kontrollin që nga fillimi, duke ndërtuar një epërsi që u rrit vazhdimisht gjatë lojës. Junior 06 Moni Bau u përpoq të mbante ritmin, por Bashkimi vazhdoi të mbizotërojë në të gjitha çerekët. Me lojë të fortë në mbrojtje dhe sulme efikase, Bashkimi arriti epërsinë më të thellë prej +23 pikësh.

Më të dalluarat për Bashkimin ishin Catereion Thompson me 28 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime, si dhe Aulona Muhadri me 11 pikë, 11 kërcime dhe 7 asistime.

Bashkimi ka fituar të tria ndeshjet e deritanishme, ndërsa Junior 06 Moni Bau numëron dy humbje dhe një fitore./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

72 vite nga lindja e këngëtares së shquar shqiptare, Nazmie Hoxha

0

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë.

Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar e muzikës popullore shqiptare në vitet 1970-2000. Si fëmijë i pëlqente interpretimi dhe me hyrjen në shkollën e mjekësisë, si pjesë e aktiviteteve të lira fillon ta realizojë edhe dëshirën fëminore për të interpretuar. Aty futet në Shoqërinë Kulturo Artistike të qytetit dhe fillon karrierën e saj. Me këngën “Ylli i bardhë, djalë i dashur”, Nazmia paraqitet para publikut në një koncert në Prishtinë.

Nga këtu, muzikantët e kohës e shihnin si këngëtare me perspektiv dhe më këtë i hapen dyer e inxhizimit të këngëve të saja në RTP. Këngët e para të transmetuara në mjetet mediatike pos këngës së përmendur ishin dhe “Qetësia e lartë mbretëron mbi ne”, “Sa më shpejt ma vure këmbën”. Me kalimin kohës bënë inxhizimin e këngëve edhe me shoqëri të tjera artistike në Kosovë si b.f. me shoqërinë “Emin Duraku” të Zhurit, “Kastrioti” të Ferizajit por edhe si soliste e RTP-së. Nga viti 1972 është si pjesëmarrëse e rregullt e festivaleve të organizuara në nivel të Kosovës. Po ashtu Nazmia merr pjesë në shfaqjet e ndryshme të organizuara jashtë vendit nga shoqatat e ndryshme kulturore të Kosovës.

Ndër këngët më të njohur të saj kanë qenë Si dukat i vogel je dhe Oj zogo dhe disa të tjera. Nazmia vdiq më 5 maj 2007 në orën 19, ajo u varros në Prishtinë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

MKRS: Festivali i Këngës së RTK-së solli performanca të jashtëzakonshme

0

Ministria e Kulturës e ka vlerësuar natën e parë të Festivalit të Këngës në RTK për performancat, që sipas tyre, ishtin të jashtëzakonshme.

“Një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në vend, që nisi si vazhdimësi e Akordeve të Kosovës, solli mbrëmë performanca të jashtëzakonshme”, thuhet në postimin e MKRS-së.

Tutje Ministria e Kulturës vlerëson se mbështetja e tyre e dëshmon që vlerat kulturore çmohen në vend.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

DokuFest fton filmbërësit që të aplikojnë për programin e edicionit të 24-të të festivalit

0
DokuFest ka hapur thirrjen për aplikim të filmave për edicionin 24-të të festivalit.

Festivali ndërkombëtar i filmave dokumentarë dhe të shkurtër që mbahet në Prizren ka njoftuar se aplikimet janë hapur për dokumentarë të gjatë dhe të shkurtër, si dhe për filma fiksion, të animuar dhe eksperimental, raporton Telegrafi.

Për aplikimet online është sqaruar se filmat mund të dërgohen vetëm përmes platformës FilmFreeway.

Edicioni i 24-të i DokuFest do të zhvillohet nëpër vende të ndryshme në Prizren nga 1 deri më 9 gusht 2025, ku si zakonisht do të prezantohet një program i pasur me filma dokumentarë, eksperimentalë dhe të shkurtër në tetë kategori garuese dhe në dhjetëra programe të kuruara me kujdes, si dhe sesione në formë të Q&A me filmbërës, panele, biseda dhe punëtori të ndryshme.

“Ne presim të shohim vepra të reja të pavarura që eksplorojnë kufijtë, sfidojnë audiencat, eksperimentojnë me stilin dhe teknikën ose frymëzojnë me kreativitetin”, thuhet në njoftimin e DokuFest, raporton Telegrafi.

DokuFest është festivali më i madh i filmit në Kosovë, dhe vlerësohet si një nga festivalet më të rëndësishme të filmit në Evropën Juglindore, derisa dy herë është votuar si një nga 25 festivalet më interesante të filmit nga revista Filmmakers. Gjatë fillimit të gushtit mbush kinematë dhe kinematë e improvizuara në qendrën historike të Prizrenit me një përzgjedhje prej më shumë se 200 filmash nga mbarë bota.

Themeluar në vitin 2002, me qëllim rikthimin e kinemasë dhe jetës kulturore në Prizren, DokuFest është rritur në festivalin më të madh kulturor në vend dhe në një nga festivalet kryesore të filmit dokumentar dhe të shkurtër në Evropë.

DokuFest është në listën e festivaleve kualifikues për Çmimin BAFTA për Filmin më të Mirë të Shkurtër Britanik, si dhe për Akademinë Evropiane të Filmit duke nominuar kandidatin për Çmimet Evropiane të Filmit në kategorinë e filmit të shkurtër

Prokuroria e Prizrenit: 2 ndalime, 3 kërkesa për paraburgim dhe 8 aktakuza

0

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm ka ndërmarrë veprime konkrete në disa raste të ndara, përfshirë ndalimet e personave, kërkesat për paraburgim dhe ngritjen e aktakuzave.

Ndalimet e personave: Me urdhër të prokurorit, dy persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë në dy raste të ndara. Një person është ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ndërsa një tjetër për veprën penale “Sulm” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kërkesa për caktimin e paraburgimit: Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar për këto vepra penale:

Një person për “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;

Një person për “Ngacmim”;

Një person për “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat: Prokuroria ka ngritur gjithsej tetë aktakuza kundër dymbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale:

Dy aktakuza kundër dy personave për “Rrezikim i trafikut publik”;

Një aktakuzë kundër tre personave për “Kanosje” dhe “Sulm”;

Një aktakuzë kundër tre personave për “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Lëndim i rëndë trupor”;

Një aktakuzë për “Vjedhje”;

Një aktakuzë për “Kanosje”;

Një aktakuzë për “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”;

Një aktakuzë për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”.