Home Blog Page 864

Ekrem Kastrati priti kryetarin e Komunës së Orhangasit Bekir Aydin

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, priti sot një delegacion nga Komuna e Orhangasit të Turqisë, të udhëhequr nga kryetari Bekir Aydin.

Ky takim, i cili përfaqëson një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy qyteteve, është pjesë e një binjakëzimit mes dy komunave që nga viti 2010.

Delegacioni turk përfshinte gjithashtu anëtarë të Kuvendit të Komunës së Orhangasit, Adnan Atilla dhe Sayim Ye?il, si dhe përfaqësues të shoqatave të kosovarëve në këtë rajon, Niyazi Muslu dhe Hüseyin ??can. Pjesë e rëndësishme e takimit ishte edhe prania e kryetarit të degës së Bashkësisë Islame në Malishevë, Sead Paçarizi.

Në fillim të takimit, kryetari Kastrati i uroi mirëseardhje delegacionit dhe e vlerësoi vizitën si një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes qyteteve dhe dy popujve. Ai theksoi gatishmërinë e Komunës së Malishevës për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me Orhangasin. Kastrati e informoi delegacionin mbi zhvillimet e fundit në Malishevë, duke theksuar se, pas luftës, komuna ka kaluar nëpër një periudhë sfiduese, duke u shkatërruar në mënyrë drastike, por që tani është duke u zhvilluar në mënyrë të dukshme, sidomos në aspektin infrastrukturor, por duke mos lënë anash as fushat tjera të jetës.

Kryetari i Orhangasit, Bekir Aydin, shprehu kënaqësinë e tij për vizitën në Malishevë, duke e konsideruar këtë qytet si një qytet vëllazëror. Ai falënderoi Kastratin për pritjen e ngrohtë dhe e ftoi atë për një vizitë në Orhangasi, duke shprehur admirimin për të gjitha zhvillimet pozitive në Malishevë dhe Kosovë në tërësi.

Ish kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, gjithashtu përshëndetën delegacionin turk, duke theksuar rëndësinë e këtij takimi për forcimin e marrëdhënieve mes dy komuniteteve.

Kjo vizitë e delegacionit nga Orhangasi jo vetëm që thekson lidhjet e mes dy vendeve, por gjithashtu nënvizon angazhimin e përbashkët për një të ardhme më bashkëpunuese mes dy qyteteve.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Në Prizren mbahen Lojërat Sportive për nder të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë

0

Sot, në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, u mbajt ceremonia e hapjes së Lojërave Tradicionale, një aktivitet i përvitshëm i organizuar për të nderuar zyrtarët policorë të rënë në krye të detyrës. Në këtë ngjarje të veçantë, përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, përfaqësues të sindikatave dhe miq të Kosovës u bashkuan për të kujtuar sakrificën dhe guximin e këtyre heronjve, përcjell PrizrenPress.

Nënkryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Edita Azemi, në fjalën e saj theksoi rolin e pazëvendësueshëm të sindikatës në mbështetjen e zyrtarëve policorë dhe promovimin e të drejtave të tyre. Ajo nënvizoi se Lojërat Tradicionale nuk janë thjesht një aktivitet sportiv, por një mundësi për të kujtuar dhe nderuar guximin e zyrtarëve që nuk janë më fizikisht në mesin tonë, duke ndërtuar një lidhje të fortë mes të gjallëve dhe heronjve të rënë. Ajo falënderoi Jesus Lira Calvo, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit Evropian të Sindikatave të Policisë (CESP), për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tij, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të forcuar sindikalizmin policor dhe për të siguruar mirëqenien e punonjësve të policisë.

Azemi theksoi se prania e përfaqësuesve nga rajoni është një dëshmi e angazhimit të përbashkët për të ndarë praktikat më të mira dhe për të avancuar çështjet e të drejtave dhe kushteve të punës për zyrtarët policorë. Në veçanti, pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Bullgaria dhe Qipro u mirëprit si një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar. “Lavdi dhe nderim të përjetshëm për zyrtarët tanë policorë të rënë në krye të detyrës!”

Ndërsa zv. ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bardhyl Dobra, vlerësoi guximin dhe përkushtimin e zyrtarëve policorë që dhanë jetën për sigurinë e vendit. Ai në emër të minsitrit Sveçla theksoi se detyra e mbrojtjes së qytetarëve dhe ruajtjes së integritetit shtetëror është një mision fisnik dhe i shenjtë që duhet të nderohet vazhdimisht.

Ndërsa në fjalën e tij, nënkolonel Faton Alia, Drejtori Rajonal i Drejtorisë Policore në Prizren, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së, shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kanë sakrifikuar jetën e tyre për një të ardhme të sigurt dhe për rolin e rëndësishëm që luan Policia e Kosovës në këtë drejtim. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe komunitetit për të nderuar dhe kujtuar sakrificat e policisë, duke ndërtuar kështu një frymë uniteti dhe solidariteti që i lidh të gjithë qytetarët.

I pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme ishte edhe nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, i cili ishte nikoqir i eventit.

Në këtë event të rëndësishëm pjesë e të cilit ishte  Jesus Lira Calvo, Sekretari i Përgjithshëm i CESP, prania e tij ishte tregues i qartë i mbështetjes së CESP për përpjekjet e sindikatës sonë dhe angazhimin e tij për përmirësimin e kushteve dhe të drejtave të punonjësve të policisë në nivel rajonal dhe evropian.

Fjalimi i tij përqendrohej në rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në fuqizimin e zërit të sindikalizmit policor për t’u përballur me sfidat e përbashkëta që ballafaqohen në të gjithë Evropën.

Nënkryetari i parë i Sindikatës së PK-së, Avdi Hoti, i shoqëruar nga zv. ministri i Punëve të Brendshme Dobra, zv. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Jankoviç, nënkryetari i Komunës së Prizrenit dhe nënkryetarja e Sindikatës, në shenjë falënderimi i nderoi me mirënjohje përfaqësuesit miq të sindikatave rajonale që ishin të pranishëm në këtë manifestim si, Sindikatën e Policisë së Shtetit Shqiptar, Sindikatën e Policisë së Maqedonisë së Veriut, Sindikatën e Policisë së Malit të Zi, Sindikatën e Policisë së Qipros, Sindikatën e Policisë së Bullgarisë, Sindikatën e Policisë së Kroacisë, si dhe përfaqësuesit e CESP-it dhe organizatorët e kësaj ngjarjeje sportive, për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre në realizimin e këtij eventi të rëndësishëm.

Në përfundim të ceremonisë, u falënderuan të gjithë sponsorët që kanë mbështetur dhe kontribuar për realizimin e këtij eventi sportiv të rëndësishëm. Pa përkrahjen e tyre, organizimi dhe zhvillimi i kësaj ngjarjeje sportive nuk do të ishte i mundur. Mbështetja e tyre dëshmon rëndësinë dhe solidaritetin në nderimin e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës dhe përforcon vlerat e bashkëpunimit dhe unitetit në komunitet.

Në përmbyllje të kësaj ceremonie, Sindikata e Policisë së Kosovës uroi të gjitha ekipet sportive pjesëmarrëse për suksese dhe lojëra të mbarë. Me shpresën se ky aktivitet do të frymëzojë jo vetëm për të nderuar kujtimin e heronjve tanë, por edhe për të forcuar vlerat e miqësisë, bashkëpunimit dhe solidaritetit mes të gjithë pjesëmarrësve, le të mbizotërojë fryma sportive dhe respekti i ndërsjellë në çdo garë.

Lojën e parë sportive zyrtarisht e filluan Nenkryetari i sindikatës Hoti së bashku me djalin e Heroit Bunjaku.

Lavdi dhe nderim të përjetshëm për zyrtarët tanë policorë të rënë në krye të detyrës./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Avdyli: Mes Osmanit dhe Gërvallës s’ka përplasje, ka mospajtime të vogla

0
Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e partisë “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka mohuar të ketë pasur përplasje mes presidentes Vjosa Osmani dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, por i ka quajtur vetëm mospajtime të vogla për të cilat ka thënë se do të rregullohen.

Avdyli është përgjigjur se ai së bashku me Osmanin, Kurtin dhe Gërvallen janë me kauzën e drejtë të ndryshimit.

“Nuk ka përplasje, ka mospajtime të vogla, të cilat besoj se do të sanohen dhe po sanohen. Ka llafe, ka muhabete, të gjitha. Ne jemi me kauzën e drejtë të ndryshimit, e në këtë kauzë të drejtë është edhe Vjosa edhe Albini edhe Donika”, është shprehur ai në emisionin “InfoNata”, në tëvë1.

Deputeti Avdyli, po ashtu, ka folur edhe për rezultatin e zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, prej të cilave ka thënë se pret rezultat më të lartë se 50%, pasi sipas tij çfarëdo rezultati tjetër do të ishte dështim i qeverisë.

“Çdo rezultat nën 50% për mua personalisht është dështim. Pse? Sepse kjo qeveri e ka treguar dhe merituar këtë votë, prandaj me 50%, edhe me 49%, për mua është dështim. Pas 9 shkurtit unë mendoj se do të jemi diku te 55% nuk po them 60%”, ka shtuar ai./teve1.info/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2315 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 23 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 35 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 17 persona, ndërkaq 17 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Paraburgoset i dyshuari që sulmoi gruan, gjyqtarin dhe gjeodetin në Suharekë

0
Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit R.B., i cili thuhet se ka sulmuar gjyqtarin, gjeodetin dhe një grua me të cilën kishte një kontest pronësor, për të cilin ishte duke u zhvilluar një proces gjyqësor. 

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase.

“Me datë 23 tetor, rreth orës 10:30 minuta, në Suharekë, i pandehuri R.B., i kanoset seriozisht se do ta sulmoj personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, gjyqtarin e Gjykatës Themelore, dega Suharekë, Divizioni Civil, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari, gjyqtari, ka caktuar seancën e terenit në vendin e lartcekur, për këqyrjen në vend të parcelave kadastrale së bashku me gjeodet sipas propozimit të propozueses, F.B., i pandehuri R.B., i revoltuar nga ky rast, fillimisht i drejtohet gjyqtarit me fjalët  ‘hup prej këtu’, pastaj ka vazhduar me sharje dhe ofendime, dhe me një mjet të fortë të metalit, sulet në drejtim të të dëmtuarit që ta sulmojë fizikisht, ku pastaj ndërhynë djali i të pandehurit ta ndalojë, ku me arritjen e policisë, në vendin e ngjarjes i njëjti arrestohet nga policia”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, i pandehuri R.B., në rastin e njëjtë thuhet se e ka sulmuar edhe gjeodetin.

“Derisa i dëmtuari ishte i caktuar nga gjykata që të del në të teren, në vendin e lartcekur, për këqyrjen në vend të parcelave kadastrale i pandehuri R.B., i revoltuar nga ky rast, fillimisht i drejtohet të dëmtuarit me fjalët ‘largohuni nga shpija ime’, duke e ofenduar e pastaj e sulmon fizikisht, duke e shtyrë me duar, duke vazhduar me sharje dhe ofendime, ku merr një mjet të fortë të metalit, dhe iu drejtohet me fjalët “largohuni nga ai vend”, pastaj në vendin e ngjarjes i njëjti arrestohet nga policia”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu ai dyshohet se ka sulmuar edhe viktimën F.B..

“Sikurse më lartë i pandehuri R.B., me dashje përdorë forcën me anë të sendit, shufrës metalike, që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit ndaj të dëmtuarës F.B., në atë mënyrë për shkake të një kontesti pronësor, ditën kritike derisa e dëmtuara si propozuesi për një çështje civile ishte në vendin e lartcekur me gjyqtarin dhe gjeodetin, i pandehuri i revoltuar nga ky rast, fillimisht e shanë dhe ofendon me fjalë të ndryshme të dëmtuarën, pastaj e sulmon fizikisht me mjet, me shufër metalike duke e goditur në duar, ku të pranishmit në vendin e ngjarjes arrin që ndalin të pandehurin, por e dëmtuara nuk ka marrë lëndime të dukshme trupore, dhe në vendin e ngjarjes i pandehuri i arrestohet nga policia”, thuhet në njoftim.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata thuhet se ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrezikshmërinë dhe pasojat nga veprat penale për të cilat ngarkohet i pandehuri.

“Duke marrë parasysh faktin se hetimet janë në fazën fillestare, do të merret në pyetje i pandehuri, dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, të dëmtuarit, në rrjedhën e mëtejme do të mblidhen edhe prova tjera për të zbardhur rastin, është konstatim i Gjykatës se me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i pengimit serioz të hetimit dhe rrjedhës së pa penguar të fazës hetimore. Gjithashtu, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale, mënyrën në të cilën dyshohet të jetë kryer veprat penale, caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale”, theksohet në njoftim.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Përlotet deputeti Haxhi Avdyli: Vajza e solli babain me traktor, na lutej ta shpëtonim- Babai im shiti tokën e shtëpisë që unë të shkollohem

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ekskluzivisht për Insajderin ka rrëfyer jetën e tij.

Ai ka folur për periudhën e luftës, gjatë të cilës ishte mjek në fshatrat e Suharekës.

Avdyli ka treguar për momentet më të vështira që ka pasë gjatë kësaj periudhë.

 

Për më shumë mund të ndiqni videon në vijim

 

Ish-futbollisti i Marseille vdes në moshën 35-vjeçare

0

Ish-futbollisti i Marokut, Abdelaziz Barrada, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, lajm i konfirmuar nga klubet franceze Paris Saint-Germain dhe Marseille, ku ai kishte luajtur gjatë karrierës së tij.

“Pusho në paqe, Abdelaziz,” shkroi Marseille në platformën X, ndërsa PSG shprehu “trishtimin e madh” për humbjen e tij.

Barrada, i lindur në Francë, e nisi karrierën te PSG përpara se të transferohej në Getafe në Spanjë. Pas një periudhe të shkurtër te Al Jazira në Abu Dhabi, ai u kthye në Francë për të luajtur me Marseille në vitin 2014, por dy vite më vonë u rikthye në Gjirin Persik.

 

 

Ai ka përfaqësuar ekipin kombëtar të Marokut në 28 ndeshje midis viteve 2012 dhe 2015, duke shënuar katër gola.

Barrada ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Marokut në Olimpiadën e Londrës 2012, ku shënoi një gol në barazimin 2-2 kundër Hondurasit.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve


Xheladini pret komandantin e Kontingjentit Turk në Dragash, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, priti sot në takim komandantin e Kontingjentit Turk të Kazermës “Sultan Murat”, Kolonelin Zafer Saglam, të shoqëruar nga komandanti i Njësisë LMT në Dragash, Kapiteni Müslüm Albayrak. Në këtë takim, u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Komunës së Dragashit dhe institucioneve përfaqësuese të Republikës së Turqisë në Kosovë, pëcjell PrizrenPress.

Gjatë takimit, Xheladini ofroi një prezantim të strukturës politike dhe administrative të komunës, duke falënderuar Kolonelin Sa?lam për vizitën dhe për interesimin e treguar për bashkëpunim. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për ndihmën e vazhdueshme që Njësia LMT e Dragashit ka ofruar për qytetarët e komunës.

“Shpreha mirënjohjen e tij të thellë për gjithë ndihmën e deritashme që kanë ofruar këto institucione,” tha kryetari Xheladini gjatë fjalës së tij.

Në takim, të dy palët u dakorduan për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, duke theksuar rëndësinë e ofrimit të mbështetjes sa më të madhe për komunitetin e Dragashit./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kanoset një gjyqtar i Gjykatës në Suharekë gjatë një seance në terren, arrestohet i dyshuari

0
Një person është arrestuar në Suharekë nën dyshimin për kanosje ndaj gjyqtarit të çështjes gjatë seancës në terren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se rasti ka ndodhur të mërkurën.

“Ka qenë një rast i kanosjes ndaj një gjyqtari dje. Policia e ka iniciuar rastin dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit”, tha Bytyqi.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, bëri të ditur se rasti ka ndodhur kur gjyqtari i Gjykatës Themelore, dega në Suharekë, nga Divizioni Civil, së bashku me palët në procedurë dhe ekspertin gjeodet, gjatë mbajtjes së seancës ka dalë në terren për këqyrje.

“Pas përfundimit të seancës së terrenit rreth orës 10:33 minuta, njëri nga palët në procedurë (R.B:, ka dalur nga shtëpia e tij dhe ka filluar me sulme fizike dhe kanosje ndaj palëve pjesëmarrëse dhe ndaj Gjyqtarit të çështjes, duke e kanosur dhe fyer me fjalë të ndryshme, dhe ka tentuar të sulmoj Gjyqtaritn e çëshjes duke i’u kërkuar zyrtarëve dhe të gjithë palëve të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjyqtari i çështjes menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës, të cilët brenda 5-6 minutave janë paraqitur dhe kanë vendosur situatën nën kontroll duke ndaluar personat e dyshuar”, konfirmoi Lekaj për “Betimi për Drejtësi“.

Ai shtoi se gjyqtari ka njoftuar Kryetaren e Gjykatës dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës për rastin, dhe se i njëjti ka deklaruar se nuk ndihet i rrezikuar nga ky rast dhe do të vazhdojë angazhimin e tij dhe detyrat e tij.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve