Home Blog Page 868

Dick Marty, ky mashtrues i madh

0

Shkruan: Prof. dr. Agim ZOGAJ

Historia e një trillimi

Po bëhen katër vjet nga arrestimi dhe mbajtja në paraburgim e disa nga krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndryshe, udhëheqës të lartë të shtetit të Kosovës. Bazë për ngritjen e aktakuzës kundër tyre ishte raporti i Dick Martyt, i cili raport. në fakt ishte një sajesë politike, trillim i paskrupullt në bashkëpunim me shtetin e Serbisë, Rusinë dhe ndonjë aleatë të tyre, të hapur dhe fshehtë, pra, edhe në Këshillin e Evropës. Jo më shumë se tre javë, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ish-prokurorja e përgjithshme në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, Carla Del Ponte e kishte dhënë një intervistë për Swissinfo. Në intervistën e botuar më 11 mars 2008, Del Ponte, ngjashëm, sikur propaganda serbe dhe ajo ruse e kundërshtonte legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, një ditë pas publikimit të intervistës së Carla Del Ponte, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Këshillit të Konfederatës Helvetike, Dick Marty, në intervistën me gazetaren, Silvia Cattori, të publikuar më 12 mars 2008, ngjashëm sikur Del Ponte, në të njëjtin pozicion me shtetin serb dhe rus, kishte kundërshtuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës gjoja, “… në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Në të njëjtën intervistë, Dick Marty, akuzon, përbalt, me të njëjtën gjuhë shoviniste të shtetit serb, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, madje, duke e cilësuar edhe si “…organizatë kriminale… që u shndërrua në instrument të amerikanëve për t’u mundësuar atyre në Kosovë krijimin dhe mbajtjen e bazës ushtarake më të madhe në botë”!?

Carla Del Ponte, në detyrën e prokurores së përgjithshme në Gjykatën Penale të Hagës, gjithnjë nën presionin me vetvullnet, udhëzimin e propagandës serbe dhe ruse, kishte urdhëruar zhvillimin e hetimeve lidhur me pretendimet e shtetit serb për gjoja “trafikimin e organeve njerëzore nga UÇK-ja”.

Pas përfundimit të hetimeve të zhvilluara, po e njëjta Del Ponte kishte urdhëruar mbylljen, përfundimin e atij hetimi, asaj çështjeje duke e kualifikuar propagandën serbe si “…legjendë e thjeshtë e sajuar njëlloj si tregimet e ngjashme që shfaqen në zonat e tjera të konflikteve”! Ndërkohë, çështjen e sipërpërmendur, krejt papritur e kishte aktualizuar në librin e saj “Përndjekja: Unë dhe kriminelët e luftës”.

Aso kohe, ishte më se e qartë se, kjo lloj gjuajtje në shtriga, me metodat më të sofistikuara në radhë të parë, të shërbimeve sekrete serbe dhe ruse, do të hap një kapitull të luftës special, kundër pavarësisë së Kosovës, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe natyrisht, shtizat e sulmeve me helmin e propagandës serbe do të bien mbi krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbi ata, të cilët në planin ushtarak dhe diplomatik krijuan aleancën me NATO-n, me qytetërimin euro-perëndimor. Me një shpejtësi rrufeje, Serbia, agresori historik i shqiptarëve, që më 15 prill 2008 avancoi në propagandën e saj kundër Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kësaj radhe, përmes deputetit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Konstantin Kosachev i cili, më 15 prill 2008 e dorëzoi propozimin për Rezolutë lidhur me “trajtimin çnjerëzor të personave dhe tregtisë ilegale me organet e njerëzve”?

Projekt-rezoluta ishte nënshkruar nga 17 deputetë, duke u mbështetur me atë rast vetëm në thëniet spekulative, hakmarrëse, të Carla Del Pontes, pra, marrë nga libri i saj. Një ditë pas nënshkrimit të asaj Projekt-rezolute, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, mbajtur më 14 – 18 prill 2008, delegacioni parlamentar zviceran dh ai suedez propozuan që të hapet debat lidhur me “pasojat e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”.

Gjatë atij debati, pikërisht më 16 prill 2008 diskutimi i Dick Martyt, për shumëçka ishte i veçantë, jashtëzakonisht ekstrem dhe i trilluar.

Bashkëpunimi i shtetit serb me Dick Martyn

Dick Marty, nuk kurseu fjalor politik, policor, hetues, anatemues, deskriditues, ngjashëm, sikur qeveritarët serbë kundër Kosovës. Madje, po të analizohej, atëherë dhe sot fjala e tij, kuptohet se, cili ishte objektivi i planit serbo – rus, i përçuar dhe transmetuar në mbarë botën, aq brutalisht siç e ka paraqitur Dick Marty. Logjika politike, e propagandës spekulative të cilën në fjalën e vetë e kishte paraqitur Dick Marty, është në unison të plotë me propagandën, historikisht të njohur serbe, kundër shqiptarëve dhe veçmas kundër Kosovës. Dick Marty kishte konstatuar se : ”…pas dhjetë vjetësh të administrimit ndërkombëtar, Kosova gjendet pa një shoqëri të mirëfilltë civile. Të gjithë ata që preokupohen me çështjen e kriminalitetit, e dinë se Kosova ka qenë gjithmonë e ndoshta sot më shumë se dje, një qendër e kriminalitetit ndërkombëtar e krimit të organizuar (…)”? Dick Marty, pra, edhe para hartimit të raportit të tij famëkeq, e qartëson pozicionin e tij pro serb e pro rus, duke i shpallë luftë të ndytë Kosovës, duke e etiketuar si “oazë” historike të “krimit” të organizuar. Por, Dick Marty, i gjetur me vetëvullnet, në kurthet e propagandës serbo/ruse, harron se, Kosova që nga viti 1912 e deri në vitin 1999 ishte tokë e pushtuar na Serbia/Jugosllavia, ndaj, si ka mundur të ishte “qendër e kriminalitetit ndërkombëtar” kur nuk është vetëadministruar?!

Propaganda serbe në kombinim me atë ruse, dhe e transmetua nëpër botë, përmes Carla Del Ponte dhe sidomos nga Dick Marty, krijoi një konfuzion të pa parë në opinionin e atëhershëm euro-perëndimor. Si rrjedhojë, pa ndonjë analizë të mirëfilltë dhe të argumentuar, të mbështetur në burime, fakte, dëshmi, Komisioni për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës më 16 prill 2008 e kishte ngarkuar, pikërisht Dick Martyn të hartonte një raport për çështjet të cilat, me skenarin e propagandës serbo-ruse tani më ishin bërë publike.

Publiku euro-perëndimor, ishte tronditur me të thënat, deklaratat, e Dick Martyt, veçmas me pretendimet e tij se, gjoja çlirimtarët e Kosovës kanë ndërmarrë veprime për trafikim të organeve të personave të vrarë!?

Publiku euro-perëndimor, nuk mund ta kishte as idenë më elementare se, një euro-parlamentar si Dick Marty, qëllimisht bëhet zëdhënës, i propagandës primitive, shoviniste, jocivilizuese të shtetit serb dhe atij rus! Shqiptarët ndërsa, të gjetur në huti nga ajo propagandë gebelsiane, krejtësisht e pamoralshme nga një euro-deputet, i një shteti model të qytetërimit dhe edukatës politike e qytetare, nuk e kishin marrë me shqetësim, nuk kishin reaguar ndaj spekulimeve të Dick Martyt. Kjo mosvigjilencë e institucioneve, sidomos të drejtësisë të Kosovës, do të kishte pasoja fatale.

Ndërkohë që, e tronditur dhe e revoltuar nga ai manipulim politik i çështjes, aq të ndjeshme, pra, edhe nga përfshirja e pashembullt e Carla del Pontes, në përhapjen e paskrupullt të propagandës serbe/ruse. Kishte reaguar Florence Hartmann, ish zëdhënësja e prokurorisë së përgjithshme. Ajo kishte reaguar përmes një shkrimi të botuar në gazetën “Le Temps”, datë 16 prill 2008.

Në shkrimin me titull, “Carla Del Ponte dhe thashethemet për trafikim me organet në Kosovë”, shkruante se: “…si është e mundur që Carla Del Ponte, puna e së cilës konsistonte që të kërkohet e vërteta, përkundër pengesave, dhe në këtë mënyrë të luftohet mohimi dhe manipulimi, sot të na fundos në kohën më të errët të propagandës…Të flitet sot, përderisa për pesë vjet nuk u soll asnjë element i ri që do ta mbështeste këtë tezë, është papërgjegjësi”!

Është e dokumentuar, shteti serb, përmes shërbimit të tij të inteligjencës, ishte i vendosur që ta instrumentalizonin Dick Martyin, ndaj, shumë shpejt i vunë kontaktet me të dhe e bën viktimë, me dashje të kurthit të tyre. Ishte shans i jashtëzakonshëm për shtetin e Serbisë, Rusisë dhe aleatët e tyre që, në mënyrë të paskrupullt, plot helm dhe vrer politik ta manipulojnë opinionin publik euro-perëndimor dhe atë botëror. Ish ambasadori serb në Zvicër, Milan St. Protiç pikërisht në përurimin e librit të tij, më 24 tetor 2018 e kishte bërë publike se, drejtpërdrejt, ai vetë, në prani edhe të zyrtarëve të shtetit serb, ia kishte dhënë Dick Martyt “…provat e përgatitura nga institucionet e Serbisë për trafikimin e organeve dhe për Shtëpinë e Verdhë”!? Ai, ishte ndjerë krenar dhe ishte lavdëruar duke propaganduar se, ishte personi kryesor i cili ndikoi që të themelohet Gjykata Speciale. Hapur e kishte pranuar se, në disa takime, radhazi, ku kishte marrë pjesë edhe Kryeprokurori serb dhe agjentët e BIA-së, kishte arritur që, Dick Martyn ta bindte për ta hartuar raportin për krimet e pretenduara të shqiptarëve.

Gënjeshtrat, spekulimet tronditëse në raportin e Martyt

Ndoshta, as vetë Dick Marty, nuk kishte besuar në fabrikimin morbid të dhënave të rrejshme të Shërbimit sekret serb, në lidhje me gjoja “trafikimin e organeve” të personave të vrarë, dhe me ekzistimin e të ashtuquajturës Shtëpi e Verdhë. Dick Marty, gjatë bashkëpunimit me zyrtarët serbë, pra, edhe me Shërbimin e tyre sekret, duket se ka qenë tepër naiv për të besuar në “përrallat e frikshme” serbe, ose, qëllimisht, si një kundërshtar i pavarësisë së Kosovës dhe antiamerikan i përbetuar, ka besuar se, me Raportin e shpifur do të jetë në shërbim të planeve serbe. Edhe në fazën e hetimeve, vazhdimisht sekrete dhe në bashkëpunim me Shërbimin sekret serb (BIA), edhe përmes gazetarëve “hulumtues” serbë, në lidhje me pretendimin e trafikimit të organeve, Marty nuk kishte gjetur asnjë provë! Këtë ia kishin bërë të ditur edhe ekspertët e EULEX-it për krime lufte, madje, duke ia qartësuar se akuzat për trafikim të organeve janë vetëm “përrallë e frikshme”. Sa më tepër që zhvilloheshin hetimet, Dick Marty, pra, edhe në lidhje me Shtëpinë e Verdhë në Veri të Shqipërisë, nuk gjente prova. Ai fakt, Dick Martyn dhe bashkëpunëtorët e tij serbë, po i bënte jashtëzakonisht të frustruar. Sidoqoftë, nën trysninë e qëllimit të tij makabër, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, ndonëse pa asnjë provë, mashtruesi dhe keqbërësi, Dick Marty në Raportin e tij famëkeq, krejtësisht të trilluar, shkruan paragrafë për “heqjen e organeve me qëllim të trafikimit…”!? Është për t’u veçuar fakti se pikërisht më 12 dhjetor 2010, raportuesi Dick Marty, pjesë e grupit të deputetëve liberal – demokratë në Asamblenë Parlamentare e dorëzoi dokumentin, po me të njëjtin titull sikur rusi, Konstantin Kosachev, “Trajtimi jo human i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovës”!

Dick Marty në Raportin e tij politik të Këshillit të Evropës ndër të tjera shkruan se: “…ndaj të ndaluarve në disa lokacione të Shqipërisë janë hequr në mënyrë të kundërligjshme organet e të cilat pastaj janë trafikuar për transplantim në vendet e treta…”!? Por, tani, katër vjet pas ngritjes së aktakuzës së Gjykatës Speciale kundër disa, prej krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në asnjë paragrafë të aktakuzave përkatëse nuk flitet për trafikim të organeve dhe as për Shtëpinë e Verdhë. Dyshimet për trafikim të organeve nuk u provuan asnjëherë. Këtë e kishte deklaruar edhe ish prokurori Clint Williamson i cili, përmes Task Forcës Speciale Hetimore të BE-së ishte marrë me hetimin e raportit të Dick Martyt.

Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës dhe avokati, Geoffrey Nice, ndërsa në një prononcim për mediet në Kosovë ka thënë se: “…Si një vështrues i jashtëm mendoj se ka ardhur koha për prokurorin e kësaj gjykate z. Smith që të njohë dëmin të cilin i ka bërë popullit tuaj dhe të dalë qartazi dhe të thotë se ne nuk kemi dëshmi të tilla dhe se askush nuk do të akuzohet për këtë krim…Kur jam njoftuar për dyshimet për marrje organesh nga një revistë e cila shkruante për një raport dhe për një dëshmitar të cilit Serbia i referohej, si K 144, mu ka dukur plotësisht një shkrim i shpifur”!

Historia e fushatës së tërbuar dhe e shpifjeve, sipas skenarit serb, e Dick Martyt vazhdon dhe me rastin e Medicusit, një nga rastet më të gjata dhe më të përfolura në historinë ligjore të Kosovës së pas luftës. Duke iu referuar Raportit të shpifur të Dick Martyt, Rezoluta e Këshillit të Evropës në paragrafin e pestë shkruan se: “…ky aktivitet kriminal (trafikimi i organeve)…ka vazhduar deri më sot, siç tregohet nga një hetim që po e kryen…EULEX-I në lidhje me klinikën Medicus në Prishtinë”.

Pika e përmendur zë vend në paragrafin 168 të raportit të miratuar nga Këshilli i Evropës në të cilin thuhet se trafikimi i organeve i identifikuar në raport është i lidhur ngushtë me çështjen e Klinikës Medicus.

Gjyqi i rastit Medicus ka filluar në tetor të vitit 2011 dhe ka vazhduar për 19 muaj pra, deri më 23 prill 2013. Gjyqtari ndërkombëtar, Dean B. Pinels në dëshminë e tij ndër të tjera deklaron se: “Gjatë rrjedhës së gjyqit, ne e konsideruam me rëndësi jetike marrjen e dëshmisë së Dick Martyt pasi ai pretendoi se kishte prova përkatëse siç u përmenden më lart. Më pas ne bëmë një kërkesë zyrtare përmes kanaleve diplomatike në Këshillin e Evropës për pjesëmarrjen e tij në gjyq dhe, natyrisht, supozuam se ai dhe Këshilli i Evropës do të bien në dakord lehtë”. Mirëpo, gjithnjë, sipas dëshmitarit të sipërpërmendur “Për tronditjen dhe habinë tonë, Marty dhe Këshilli i Evropës pretenduan se ai nuk ishte i disponueshëm me arsyetimin se kishte imunitet për të dëshmuar. Sipas mendimit tonë, ky pretendim ishte absolutisht i pakuptimtë sipas rregullave të Këshillit të Evropës, të cilat parashikojnë një përjashtim në raste të rëndësishme, por ne kurrë nuk arritëm ta siguronim pjesëmarrjen e tij në gjyq ose të mësonim arsyen e vërtetë të refuzimit të tij…”!?

A do të thotë kjo se, Aktakuzat, të cilat u ngritën me falsifikime të “ dëshmive” të rreme, të trilluara, ashtu siç ishte skenari serbo-rus duhet të rrëzohen, nga vetë Gjykata Speciale? A mban përgjegjësi dhe a duhet, edhe pas vdekjes së tij, të ketë ndjekje penale ndaj mashtruesit, Dick Marty, i cili, në rast se e konsideron veten se, ka rol në themelimin e Gjykatës Speciale atëherë është njollosur dhe ishte person i dyshuar edhe me faktin që ka refuzuar të dëshmojë në procesin gjyqësor, të rastit Medicus? Më pastaj, historia e kësaj Gjykate Speciale dhe e aktakuzave kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do ta jep verdiktin edhe për përgjegjësinë të cilën e mban Këshilli i Evropës? Dhe, mbi të gjitha, institucionet e Republikës së Kosovës duhet të kërkojnë, në gjykatat ndërkombëtare, ndjekje penale ndaj institucioneve të drejtësisë të shtetit të Serbisë, për fabrikimin, përhapjen e të gjitha atyre gjoja “dëshmive”, “provave” të inskenuara të cilat quan, në themelimin e Gjykatës Speciale dhe në ngritjen e aktakuzave kundër çlirimtarëve, ish-krerëve të pafajshëm, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

Për herën e dytë Apeli vërteton vendimin e Themelores, konfirmohet aktakuza ndaj “Kobrës”

0

Gjykata e Apelit përmes vendimit të 9 tetorit 2024 ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit ishte konfirmuar aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” si dhe ndaj Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit.

Sipas Apelit, vendimi i Themelores nuk është i përfshirë në shkelje esenciale apo shkelje tjera dhe se në vendim janë dhënë arsye të mjaftueshme dhe të qëndrueshme që të refuzohen kërkesat e mbrojtjes lidhur me kundërshtimin e provave dhe kërkesës për hudhje të aktakuzës, shkruan “Betimi për Drejtësi” .

Sipas këtij vendimi, hetimi ndaj të akuzuarve është kryer konform dispozitave ligjore dhe i mbikëqyrur nga gjyqtari i procedurës paraprake, prandaj edhe provat e listuara si në aktakuzë janë marrë në harmoni me dispozitat ligjore në fuqi.

Po ashtu, në këtë vendim thuhet se dëshmitë e dëshmitarëve janë marrë konform dispozitave ligjore në fuqi, çka dallon me marrjen e deklaratës, e në të cilën fazë obligim është që të ftohen mbrojtësit e të akuzuarve, por vetëm kur kemi marrje të deklaratës dhe jo marrjen në pyetje.

Prandaj, sipas Apelit, tek dëshmitarët është bërë marrja në pyetje për çka nuk ka qenë e obligueshme që të ftohet mbrojtja e të akuzuarve të jenë prezent gjatë asaj procedure.

“…gjegjësisht kolegji rikujton se ekzistojnë dy mënyra si mundësi të veprimit hetimor në këtë fazë si autorizim i prokurorisë, dhe në rastin konkret marrja në pyetje nga të pandehurit që është bërë në prokurori e që mbrojtja nuk është njoftuar ka të bëjë me provën që nuk mund të shërbej për përdorim të drejtpërdrejt si provë por se mund të shërbej për të krijuar dyshimin e bazuar të mirë, rrjedhimisht kjo nuk përbën provë të papranueshme”, thuhet në vendim.

Në fund, Apeli ka konstatuar se Themelorja me të drejtë ka hedhur poshtë pretendimet e mbrojtësve të të akuzuarve dhe ka vendosur që çështja të kalojë në shqyrtim gjyqësor.

Pas vendimit të Apelit, tashmë Themelorja ka caktuar për në nëntor seancën, ku pritet të nisë shqyrtimi gjyqësor.

Kujtojmë se fillimisht, Gjykata Themelore e Prishtinës përmes aktvendimit të 29 prillit 2024, kishte refuzuar kërkesën e mbrojtjes, duke e konfirmuar kështu aktakuzën ndaj të lartcekurve.

Por, duke mos u pajtuar me vendimin e Themelores, mbrojtja ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, ndërsa kjo e fundit rastin e kishte kthyer në rivendosje.

Themelorja më 5 gusht 2024 edhe në herën e dytë kishte konfirmuar aktakuzën ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve.

Ndryshe, në seancën fillestare më 7 mars 2024 Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli ishin deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për vrasjen e V.C më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktakuzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren një vit më parë.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, “Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Deri te rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit.

Pas zënkës, thuhet se viktima dhe të dëmtuarit, kishin hyrë në veturën “Mercedes”, me qëllim që të largoheshin nga lokali. Por, thuhet se tashmë i akuzuari Dibran Hoxhaj pasi ishte njoftuar për ngjarjen, në ato momente kishte arritur në lokal me veturën “Audi Q7”, pronë e dëshmitarit Enver Amrllahu. “Kobra”, thuhet se kishte hyrë në lokal, kishte marrë pistoletën dhe iu ka afruar veturës së të dëmtuarve.

Sipas aktakuzës, nga motive të ulëta, demonstrimi i forcës së paskrupullt dhe kërcënim për të gjithë ata që e kundërshtojnë në çfarëdo mënyre, ka hapur derën e vozitësit tani të dëmtuarit R.T (Sh) dhe ka shkrepur me armë dhe ka plagosur në kofshë të djathë të dëmtuarin T (Sh).

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Ky i fundit, thuhet se kishte rritur shpejtësinë e veturës dhe kishte dalë në rrugë, por që i akuzuari “Kobra”, kishte shtënë me armë edhe katër herë tjera, duke goditur tashmë viktimën V.C në shpinë, pasi i njëjti ishte i ulur në ulëset e pasme të veturës.

Viktima V.C, të cilit plumbi i kishte shkaktuar gjakderdhje të brendshme, nuk kishte arritur t’i përballonte plagët ku edhe kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Kukësit.

Më këtë, “Kobra”, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, par.1, nënpar. 1.5 dhe 1.8 të KPRK-së.

Ai po akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje nga neni 366, par.1 të KPRK-së, pasi thuhet se nga koha e pavërtetuar deri më 3 janar 2023, në lokalin e tij ka mbajtur në posedim një pistoletë gjysmë-automatike, me një karikator me kapacitet 13 fishekë, të cilin edhe e ka përdorur për të kryer veprën penale nga dispozitivi i parë si dhe një pistoletë tjetër me një karikator me 8 fishekë.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Tutje në dispozitivin e dytë të aktakuzës thuhet se Roland Susuri dhe Burim Mazreku në lokalin “Kobra City” pas ngjarjeve të ndodhura i fshehin provat, ku fillimisht Mazreku me kërkesë të Dibran Hoxhës fsheh pistoletën si dhe armën tjetër. Aktakuza thotë se arma është gjetur nga ana e policisë në afërsi të lokalit “Kobra City”, kurse Susuri kishte fshehur DVR e kamerave të sigurisë së lokalit në vend të paidentifikuar.

Me këto, veprime Susuri dhe Mazreku po ngarkohen për veprën penale “Manipulim me prova” nga neni 389, paragrafi 1 KPRK-së.

Kurse në dispozitivin e tretë të aktakuzës, Roland Susuri, Jesmir Badalli dhe Arben Vezaj me qëllim të frikësimit të të dëmtuarve R.T dhe A.B dhe tani të ndjerit V.C., ku si të dëmtuar refuzonin të paguanin faturën prej 400 euro, gjatë rrahjes të pandehurit Susuri dhe Badalli me rrokin armën, kurse shkopin e bejsbollit Vezaj.

Prandaj, për këto veprime Susuri, Badalli dhe Vezaj po ngarkohen për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje” nga neni 187, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 31 të KPRK-së.

Në dispozitivin e katërt të aktakuzës Roland Susuri dhe Jesmir Badallaj po ngarkohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së.

Komuna e Prizrenit për nëntë muaj shpenzon 68% të buxhetit, por sfidohet me arkëtimin e të hyrave vetjake

0

 

Përderisa përqindja e shpenzimeve është e përafërt me atë të periudhës së njëjtë të vitit të shkuar, dallime të shprehura ka sa i përket të hyrave vetjake, raporton Telegrafi.

Bazuar në të dhënat e Raportit Financiar për periudhën janar – shtator 2024, Komuna e Prizrenit ka arkëtuar më pak mjete nga të hyrat vetjake, si në vlerë monetare ashtu edhe në përqindje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.

“Shuma e tërësishme e arkëtuar e të hyrave vetjake komunale për këtë periudhë të raportimit është 7 milionë e 607 mijë euro ose 74.62 % e shumës së planifikuar prej 10 milionë e 193 mijë euro”, thuhet në raport.

Aty figuron se në nëntë mujorin e vitit 2023, shumë e mjeteve të arkëtuara ka qenë 8 milionë e 263 mijë euro apo 98.33% të shumës së planifikuar prej 8 milionë e 403 mijë eurove.

Për dallim prej të hyrave vetjake, përqindja e shpenzimit të përgjithshme të buxhetit gjatë kësaj periudhe raportuese është e përafërt me nëntëmujorin e vitit të shkuar.

“Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit gjatë periudhës janar-shtator 2024 kanë arritur në 48 milionë e 42 mijë euro ose 68.24% nga 70 milionë e 400 mijë euro të parashikuara për vitin 2024”, shkruan në raport. Aty theksohet se vjet në periudhën e njëjtë janë shpenzuar 43 milionë e 540 mijë euro apo 66.26% nga 65 milionë e 700 mijë euro.

Sipas raportit, te shpenzimet kategoria e pagave është realizuar mbi 78%, ajo e mallrave e shërbimeve mbi 66 %, shpenzimet komunale mbi 60%, subvencionet 74% derisa përqindja më e ulët është tek investimet kapitale.

“Për investime kapitale për vitin 2024 janë planifikuar 25 milionë e 816 mijë euro. Në periudhën janar-shtator nga kjo kategori janë shpenzuar 15 milionë euro ose 58.26% e shumës së planifikuar”, thuhet në raport.

Opozitarët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje vazhdimisht kanë kritikuar Ekzekutivin lokal në Prizren lidhur me menaxhimin e buxhetit komunal.

Shefi i grupit të këshilltarëve të LVV-së në Kuvendin e Komunës, Karanfil Haxhillari gjatë një konference për media pat theksuar se “paaftësia në qeverisje ka rezultuar me suficit të konsiderueshëm buxhetor  si në vitin 2022 ashtu edhe në vitin 2023”, duke shtuar se mungesa e vizionit dhe e kapaciteteve menaxhuese po reflektohet edhe në këtë vit buxhetor.

  • Raporti financiar për periudhën janar-shtator 2024 planifikohet që të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ura e Rogovës drejt përfundimit, Durmishi: Më në fund po bëhet realitet kërkesa e banorëve

0
Ura e Rogovës është drejt përfundimit. Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi,  i cili ka publikuar dhe një video të punimeve që po bëhen për përfundimin e kësaj ure.
Durmishi ka thënë se projekti, i cili ka një buxhet total prej 1 milion euro, ka qenë kërkesë thelbësore e banorëve të Hasit dhe zonave përreth dhe se tashmë kjo po bëhet realitet.  

“Ura e Rogovës drejt përfundimit. Ky projekt, me buxhet total prej 1 milion eurosh, ka qenë kërkesë thelbësore nga banorët e Hasit dhe zonave përreth prej vitesh, e më në fund po bëhet realitet”, ka shkruar Durmishi në Facebook./Indeksonline/.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Juventusi e dëshiron me çdo kusht transferimin e Ardian Ismajlit

0

Ardian Ismajli po kalon në formë jetësore me skuadrën e Empolit në Serie A.

Ismajli është bërë një shtyllë e mbrojtjes së skuadrës italiane dhe është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar aktualisht në Serie A.

Forma e mirë e mbrojtësit nga Prishtina po shfaqet edhe të kombëtarja e Shqipërisë, ku po tregon paraqitje fantastike në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Ndeshjet e mira që po zhvillon qendërmbrojtësi kanë rënë në sy të shumë skuadrave të njohura evropiane dhe nuk përjashtohet mundësia që në janar ai të ndërroj ambient.

Është Juventusi skuadra që ka shprehur interesim për reprezentuesin e Shqipërisë dhe e dëshiron transferimin e tij që në janar.

Lëndimin i Gleison Bremer ka bërë që “Zonja e Vjetër” të kërkojë një qendërmbrojtës në janar dhe Ismajli është në listën e dëshirave të Thiago Mottas.

28-vjeçari po kalon edicionin e tij të katërt në Serie A, ku për një sezon luajti te Spezia, ndërsa që nga viti 2021 është pjesë e Empolit.

Ismajli ka qenë kapiten i Kosovës U21, ndërsa në vitin 2018 iu bashkua kombëtares A të Shqipërisë.

Totaj ngushëllon familjen Parallangaj

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur dhimbjen e thellë pas lajmit tragjik për humbjen e dy të rinjve, Ardit dhe Flurim Parallangaj, të cilët humbën jetën në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, pranë Prizrenit.

“Me dhembje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të dy të rinjve. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Parallangaj, të afërmit dhe miqtë e tyre në këtë moment të rëndë,” u shpreh Totaj./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shpall thirrjen për aplikime për fermerët e Prizrenit

0

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka  shpall  thirrjen për fermerët e Komunës së Prizrenit, të cilët kanë mundësi të përfitojnë nga projekti “Furnizimi me mekanizëm bujqësorë – me bashkëfinancim”.

Ky iniciativë synon të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe të përmirësojë produktivitetin në sektorin e bujqësisë.

Në kuadër të këtij projekti, fermerët do të kenë mundësi të përfitojnë nga mekanizma të avancuar bujqësorë, duke përfshirë:

Nga aksidenti tragjik ku humbën jetën dy persona në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, policia jep detaje

0

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një kamion.


“Autostrada ‘Dr. Ibrahim Rugova’ Prizren jug KM13 / 21.10.2024 – 18:40. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamioni, ku si pasojë dy meshkuj kosovarë kanë vdekur, po ashtu janë lënduar edhe tre meshkuj kosovarë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç thuhet në raport me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Policia shqiptoi mbi 2000 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2088 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 20 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 32 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 20 persona, ndërkaq 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri