5.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Nëntor, 2024

Ish pjesëtaret e TMK-së të jenë bashkë me veteranët e UÇK-së

JakupKrasniqi-SafetSylaKryetari i Kuvendit të Kosovës,Jakup Krasniqi, priti sot në një takim drejtorin e Zyrës për Trashëgimi të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Syla, i cili ka kërkoi që ish pjesëtarët e TMK-së të jenë pjesë e projektligjit për veteranët e UÇK-së.

Drejtori i Zyrës për Trashëgimi të TMK-së, foli rreth fatit të ish-pjesëtarëve të TMK-së, që nga koha e transformimit të TMK-së në FSK, duke përmendur faktin se kjo kategori ka mbetur e paangazhuar dhe pa pension.

Duke kërkuar nga kryekuvendari Krasniqi që Kuvendi të bëjë më shumë për kategori, ai ngriti shqetësimin tjetër edhe për mënyrën e përfshirjes së kësaj kategorie në Projektligjin për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar faktin se në këtë mënyrë cenohen të drejtat e kësaj kategorie.

Kryekuvendari Krasniqi fillimisht sqaroi se Projektligji për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shqyrtohet në lexim të parë gjatë ditës së nesërme në mbledhjen e Kuvendit, ndërkaq do të amendamentohet nga komisionet përkatëse dhe gjatë shqyrtimit nëpër komisione parlamentare do të analizohet kjo çështje.

Krasniqi shtoi se kërkesat për këtë kategori do të diskutohen edhe në Kuvend dhe do të hasin në mirëkuptim nga të gjithë. Ndërkaq, tha se çdo kërkesë mund ta drejtojnë edhe gjatë dëgjimit publik për këtë çështje. Më tutje, ai theksoi se kjo kategori duhet të respektohet dhe të çmohet.

Më Shumë

Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, të lënduar disa persona

Sonte në orët e mbrëmjes në autostradën “Ibrahim Rugova” dalja e autostradës Veternik – Bresje 3, u regjistruan dy aksidente. Rastin për Klankosova.tv, e ka...

Deschamps lë Mbappen jashtë liste

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Francës për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve. Selektori...

Nuk e zura

Lajmet e Fundit