29 C
Prizren
E diel, 13 Korrik, 2025

Universiteti i Prizrenit arrin marrëveshje me Universitetin e Trierit të Gjermanisë

UPZ-objektiUniversiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Universiteti i Trierit – Gjermani, kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike të interesit të dy anshëm. Marrëveshja është nënshkruar nga Prof. dr. Michael Jackel-President i Universitetit të Trierit dhe Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, u. d. rektor i UPZ-së, gjatë vizitën që është zhvilluar në Gjermani ditë më parë.

Marrëveshja e Bashkëpunimit përfshinë: Shkëmbim ndërmjet fakulteteve, studentëve dhe kërkuesve shkencor; Bashkëpunim në kërkime shkencore, ligjërata dhe simpoziume të përbashkëta; Shkëmbim i të dhënave, dokumenteve dhe materialit kërkues në fushën e interesit të përbashkët.

Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, u. d. rektor i UPZ-së, e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje të bashkëpunimit me një universitet evropian siç është Universiteti i Trierit në Gjermani. Ai ka theksuar se janë pajtuar në parim që profesor nga ky universitet të vijnë të japin mësim kur të startojnë studimet mastar në Fakultetin Juridik në UPZ.

Më Shumë

Më 29 qershor u dërgua në spitalin e Prizrenit, fëmija 9 muajsh vdes në QKUK

Një fëmijë nëntë muajsh ka vdekur dje në QKUK në Prishtinë pasi fillimisht ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren nga fshati Gjinoc...

Ekrem Kastrati kandidon sërish për kryetar të Malishevës

Ekrem Kastrati, kryetar i Malishevës, ka konfirmuar se do të kandidojë sërish në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 2 tetor. Këtë e bëri...

Lajmet e Fundit