11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Tare:Shqipëria duhet të krijojë një panteon të njerëzve të mëdhenj që kanë kontribuar për të

TareStudjuesi Auron Tare ka hedhur idenë e një ngritje të një panteoni ku të futen të gjitha figurat historike me një kontribut të vyer për Shqipërinë. Duke marre shkas edhe nga harresa e varrit të Faik Konicës, Tare hedh idenë e ngritjes së një panteoni për të mos lënë në harrese figurat me kontribut të madhe për vendin tonë.

Kemi vizituar varrin e Faik Konicës në Liqenin Artificial. Ishte i pa pastruar, mungesë pllakash …. Si e shihni harrimin e Konicës?
Për mua ajo që ndodh me varrin e Konicës është një turp i madh. Por mendoj se faji në rradhë të parë i përket opinionit tonë publik i cili është i pa ndjeshëm në të tilla raste. Duket që jemi vetë ne që flasim përditë që nuk respektojme njerëzit e shquar të këtij vendi. Së dyti faji i përket shtetit dhe institucioneve përkatëse të cilat i lënë këto simbole kombëtare në gjendje të mjeruar. Duke parë se si janë katandisur varret e patrioteve tanë më të shquar, duke parë se si ne i trajtojmë mendjet e ndritura që ka nxjerre ky vend vetiu të lind pyetja? A ja vlen të vdesësh për Shqipërinë?

Po çfarë duhet të bëjmë?
Mendoj se ajo që duhet të bëjmë është iluminimi i brezave të rinj edhe në këtë çështje. Ndoshta ata mund të ndryshojnë diçka duke kuptuar se sa e rëndësishme është për një komb mirënjohja ndaj figurave të shquara. Mirënjohje me vepra dhe jo për qellime politike të momentit. Ngjarjet e fundit kur të vdekurit përdoren për politikë është një tjetër shembull se sa mosmirënjohës jemi ndaj figurave tona.
Fatkeqësisht shoqëria jonë sot nuk po krijon dot modele inspiracioni për rininë. Rinia ka nevojë të inspirohet, ka nevojë të jetë idealiste e teksa shikon se si ne i trajtojmë ata që kanë dhënë për këtë vend siurisht që nuk do kenë asnjë interes për veprën e tyre. Varri i Konicës i lënë ashtu pas dore është shembulli më i mirë i mungesës së modeleve inspiruese.

Sipas Jush ku duhet ta kishte vendin Konica?
Natyrisht që Shqipëria duhet të krijojë një panteon të njerëzve të mëdhenj që kanë kontribuar për të. Nuk mund ti lemë më të medhejt e këtij kombi nëpër lulishte apo bulevarde. Ka ardhur koha që të japim shenja qytetërimi edhe në këtë çështje. Ata që u përpoqën shumë për këtë vend kërkojnë respektin e brezave që do të vinë. Më shumë se kushdo tjetër kjo vlen për pushtetarët e sotëm të cilët nuk duhet ta harrojnë kurrë fjalën e urtë të këtij populli “të mos të të humbtë varri”. /Shqiptarja.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit