11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Java e fatit politik për Ramadan Mujën

ramadan muja 333Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, këtë javë do të përballët me momentin më të vështirë të jetës së tij politike. Të enjten planifikohet që të shpallet aktgjykimi ndaj tij, dhe pesë drejtorëve të tjerë të Ekzekutivit të Prizrenit.
Muja dhe drejtorët e tij, nga Prokuroria e EULEX-it janë akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare. Për një vit rresht, ai është përballur me procesin gjyqësor të ngritur nga EULEX-i.

Muja në seancat gjyqësore ka deklaruar se është i pafajshëm,ndonëse ka pranuar se ka bërë shkelje procedurale në dy raste,atë të caktimit të ndërtimit të Fabrikës së Cokollatës “Kamila” dhe shkollës “Mehmet Akif”.

“Gjithçka që km bërë ka qenë në të mirën e qytetarëve”, ka deklaruar Muja.
Kryetari i trupit gjykues, Vladimir Mikula, që nga 25 marsi i vitit të kaluar ka udhëhequr procesin gjyqësor ndaj zyrtarëve të lartë të Komunës së Prizrenit në seancat e mbajtura gjatë javës së kaluar, në dy raste ka përmendur 27 shkurtin si datë të mundshme për shpalljen e aktgjykimit.

“Nëse çdo gjë shkon si duhet dhe nuk ndodhë diçka e paparashikueshme ,mendoj se aktgjykimin mund ë shpallim në mëngjesin e 27 shkurtit”, ka thënë Mikula.

Ramadan Muja me gjithë pëballjen me këtë proces gjyqësor në zgjedhjet e fundit lokale të vitit të kaluar është rizgjedhur kryetar i Prizrenit. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj, ai nuk ka arritur të formojë qeverinë e re në këtë qytet.

Sipas burimeve të PrizrenPress-it, fati politik i Ramadan Mujës dhe formimit të qeverisë së re, do të varet nga verdikti përfundimtar i gjykimit të Mujës.

”Nëse shpallet i pafajshëm menjëherë do të formohet qeveria e re,por nëse ndodhë e kundërta atëherë sigurisht që duhet të shkojmë në zgjedhje dhe Muja në shtëpi”.

Prokurorja e EULEX-it,Natasha Vicary, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin – drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit