Home Blog Page 874

27 vjet nga protestat studentore të 1 Tetorit

0

Sot mbushen 27 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore që u mbajtën më 1 tetor 1997.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe.

Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. /KP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti kujton Robajn: Doktor i plagëve të dëshmorëve, shpëtimtar i jetëve

0

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar në 26 vjetorin e rënies, mjekun e shquar të luftës Shpëtim Robaj.

Kurti në shkrimin e tij thekson se Robaj ishte shpëtimtar i shumë jetëve, doktor i plagëve të shumë dëshmorëve dhe të plagosurve gjatë luftës në Kosovë.

“26 vjet më parë, në mes të fshatrave Likoc dhe Abri e Poshtme, më 30 shtator 1998, Shpëtim Robaj u vra nga plagët e shkaktuara nga shpërthimi i një mine të vendosur nga forcat ushtarake serbe. Ai po shkonte për t’i ndihmuar të plagosurit e mbijetuar nga masakra në Abri të Epërme, ku katër ditë më parë, forcat serbe i kishin masakruar 23 civilë shqiptarë të paarmatosur. Ai ishte bashkë me kolegë të tjerë, doktorë vendas dhe nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, mes të cilëve në atë rast u plagosën mjeku Ilir Tolaj, motra medicinale nga Zelanda e Re, Margaret Braison dhe kolegia e tyre Mirlinda Bunjaku”, shkruan Kurti.

Ai kujton se Robaj ia kishte mjekuar plagët edhe Komandantit Mujë Krasniqi, kishte kuruar plagë civilësh e ushtarësh edhe në Gradicë, Gajrak, Breshanc, Ponorc e Senik.

“Atje ku shëroi plagë lirie, atje edhe ra nga plagët e lirisë. Lavdi doktorit hero, Shpëtim Robajt, shpëtimtarit të aq shumë jetëve që e dha jetën për lirinë e Kosovës”, thekson mes tjerash ai.

Armend Hodaj, babai i dy fëmijëve ka nevojë për trajtim urgjent jashtë vendit

0

Armend Brahim Hodaj (38 vjeç, baba i dy fëmijëve) nga fshati Gjonaj të Hasit, është diagnostikuar me Mixed connective tissue disease with severe pulmonary hypertension. Pas tetë muajsh trajtim në Kosovë, mjekët kanë rekomanduar vazhdimin e trajtimit jashtë vendit, pasi gjendja e tij është përkeqësuar, përcjell PrizrenPress.

Aktualisht, ai është transferuar në Institutin për Sëmundjet Pulmonare në Vojvodinë dhe ka nevojë për 200,000 euro për të vazhduar terapinë, një shumë që familja nuk mund ta përballojë.

Familja e Armendit bën thirrje për ndihmë nga të gjithë ata që mund të kontribuojnë.

Detajet për kontribut:

Emri i bankës: Raiffeisen Bank Kosovo
Emri i personit: Armend Hodaj
SWIFT CODE: RBKOXKPR
IBAN: XK051507001007306705EUR

Kontakt:
Brahim Hodaj (Baba): +38349622401
Donjeta Hodaj (Bashkëshortja): +38349207101

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zhduket një grua në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rasti është paraqitur në Polici të dielën nga një grua.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti thuhet se është në procedurë hetimore.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Seanca e Kuvendit të Prizrenit sërish dështon në mungesë të kuorumit

0
Tentimi për të vazhduar seancën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, që ishte ndërprerë me datën 26 tetor, ka rezultuar i pasuksesshëm edhe të hënën.

Gjatë shqyrtimit të propozimit për formimin e komisionit përzgjedhës për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave ka pasur përplasje mes kuvendarëve të opozitës dhe zyrtarëve të Ekzekutivit, për rreth 40 minuta, si pasojë e të cilave është kërkuar edhe një pauzë, raporton Telegrafi.

Por pas pauzës 15 minutëshe është konstatuar se nuk kuorum për vazhdimin e seancës, pasi në sallë kanë qenë të pranishëm numër i vogël i kuvendarëve.

Në fillim të vazhdimit të seancës, kryesuesja Antigona Berisha Bytyqi ka theksuar se propozimi duhet të hidhet në votim meqë për këtë pikë ka pas diskutime më 26 tetor.

Mirëpo kuvendarët opozitarë kanë kundërshtuar një gjë të tillë, teksa janë përplasur edhe me drejtoreshën e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj.

Selman Sokolaj i LVV-së ka theksuar se përbërja e propozuar nga Ekzekutivi është i pa pranueshëm, pasi ka dyshime që në mesin e tyre ka persona që kanë vepruar kundërligjshëm.

Por një gjë e tillë është kundërshtuar nga drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj.

“E pavërteta, pa saktësia, gënjeshtra janë sinonim i LVV-së”, ka thënë ajo, duke shtuar se për këtë çështje ka pasur kallëzime penale nga LVV-ja dhe se janë hedhur poshtë nga organet e drejtësisë.

Megjithatë përplasjet kanë vazhduar, duke detyruar caktimin e një pauze disa minutëshe, pas së cilës nuk ka vazhduar seanca në mungesë të pjesës dërrmuese të kuvendarëve, raporton Telegrafi.

“Për emrat e propozuar ne i kemi dyshimet tona. Madje ka pas edhe audio incizime të cilat kanë qenë publike, dhe assesi nuk duam ti kemi këta njerëz që kanë bërë marrëveshje me pushtetin dhe bëjnë punësime partiake në DKA”, ka thënë Alishani.

Sipas saj, qeveria Totaj është zotuar për depolitizim të arsimit.

“Ne si opozita po ia përkujtojmë këtë premtim. Por, qasja e Ekzekutivit është joserioze, dhe sjellja e emrave të njëjtë tregon për arrogancën e këtij pushteti, sepse kanë siguri të numrave dhe si opozitë po ua përkujtojmë se nuk bën të politizohet arsimi”, është shprehur Alishani, pas dështimit të vazhdimit të seancës. /Telegrafi/

Mbahet Street Fest në 3×3

0

Nga dita e premte deri të dielën është mbajtur Street Fest 3×3 në organizim nga Streetball Kosova.

Adhuruesit e basketbollit 3×3 për tri ditë kanë pasur mundësi të shohin ndeshje mjaft atraktive në 3×3, por jo vetëm.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur edhe muzikë, vallëzim, lojëra shpërblyese dhe atraktive për të pranishmit.

Garat janë zhvilluar në të dyja konkurrencat, ku skuadrat dhuruan show të basketbollit 3×3.

Në fund ekipi i Prishtinës fitoi, ku legjenda e klubit bardhekaltër Prishtinës, Edmond Azemi, është shpallur MVP, çmim të cilin ia ka ndarë Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Latifi realizoi 53 premtime në Rahovec

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, gjatë qeverisjes së tij deri më tani, nga 84 premtime të bëra ka  realizuar 53 prej tyre.

Sipas raportit të  Institutit GAP, 21 premtime janë të gjysmë përmushura, ndërsa 8 premtime të tjera kanë filluar të përmbushen.

Gjithashtu, 2 premtime ende nuk janë realizuar.

Ky raport hedh dritë mbi angazhimin e kryetarit Latifi për përmirësimin e kushteve në komunë dhe reflekton progresin e arritur deri tani.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

U përurua aneksi i shkollës “Besim Ndrecaj” në Maçitevë

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, së bashku me nënkryetaren  Mihrije Suka, drejtorë të drejtorive komunale dhe të shkollave nga Komuna e Suharekës, morën pjesë sot në ceremoninë e përurimit të aneksit të shkollës “Besim Ndrecaj” në fshatin Maçitevë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Kryetari Muharremaj uroi nxënësit për objektin e ri dhe theksoi rëndësinë e këtij investimi.

“Objekti i ri dhe modern që sot po e përurojmë është ndërtuar me kontributin e qytetarëve të Komunës sonë, nga taksat e tatimpaguesve. Meritat u takojnë atyre, dhe i falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar,” tha ai.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Ai gjithashtu theksoi se qëllimi i komunës është të ndërtojë sa më shumë shkolla kudo ku ka nevojë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në këtë ngjarje, një fjalë rasti mbajti edhe drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani, si dhe drejtori i Shkollës së fshatit, Elmi Aliu, dhe mësuesi i parë i kësaj shkolle.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Aneksi i shkollës “Besim Ndrecaj” është ndërtuar me buxhetin e Komunës dhe ka kushtuar rreth 300 mijë euro./PP/

nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Grushtet e forta të Dubois, Joshua suspendohet nga boksi

0

Anthony Joshua është suspenduar nga boksi pas humbjes së tij brutale nga Daniel Dubois javën e kaluar.

Boksieri britanik u eliminua në raundin e pestë në Wembley para 96,000 tifozëve nga rivali vendas 27-vjeçar, raporton Daily Mail, përcjell Insajderi.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Dubois ruajti titullin e tij në peshën e rëndë IBF me fitore mbresëlënëse, duke rrëzuar katër herë kundërshtarin e tij.

Sipas protokollit, Joshua-s tani i ndalohet të hyjë në ring për 28 ditë, me Bordin Britanik të Kontrollit të Boksit që zbaton rregullin.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shoqata e Komisioneve të Boksit dhe Sporteve Luftarake thekson se është procedurë standarde për boksierit që të marrin pezullime mjekësore pas humbjes me nokaut dhe nokaut teknik.

Ndalimi i shkurtër nuk ka gjasa të pengojë Joshua-n duke pasur parasysh se kundërshtari i tij i ardhshëm nuk është caktuar ende pasi ai këmbënguli se do të vazhdojë të boksojë.