Thaçi e çon në Kuvend Projektligjin për Veteranët

Thaci14-12Kreu i Qeverisë Hashim Thaçi ka treguar se e ka dërguar në Kuvend projektligjin për Veteranët. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.

”E procedova në Kuvendin e Kosovës projektligjin për Veteranët e UÇK në Qeverinë e Kosovës, të aprovuar në mbledhjen e qeverisë së Kosovës.
Me këtë ligj përcaktohen të drejtat në benificione për veteranët e UÇK-së dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre.
Veteranët e UÇK-së ndahet në këto kategori:
Veteran invalid i luftës së UÇK-së,
Veteran luftëtar i UÇK-së,
Veteran i internuar i UÇK-së,
Veteran ushtar i zhdukur (i pagjetur) i UÇK-së,
Veteran pjesëtar i UÇK-së,
Veteran Pjesëmarrës i luftës së UÇK-së,” ka shkruar Thaçi.

”Veteranit luftëtar i UÇK-së, përmes njohjes së të drejtës në pension dhe benificione të ndryshme, i sigurohet mbështetje financiare dhe benefite të caktuara për kontributin e dhënë në luftën e UÇK-së.
Veterani luftëtar realizon pensionin personal, shtesa në pensionin e pleqërisë si dhe pensionin e trashëgimtarëve, pas vdekjes së veteranit. Në kuadër të benefiteve hyn edhe e drejta në shërbime shëndetësore falas, e drejta e përparësisë në punësim, e drejta e udhëtimit, e drejta e riaftësimit profesional dhe lehtësira të tjera, si: e drejta e stazhit të dyfishtë, përkujdesja për banim, përparësia e pranimit në institucionet arsimore publike, lirimi nga pagesat administrative në shkollimin publik, vendosja në shtëpitë e personave të moshuar, mbulimi i shpenzimeve të varrimit etj” ,ka shtuar Thaçi.
(Ekspress)

 

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Lajmet e Fundit