16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Miron Kotani: Lubonja-Gaçe, të dy kanë të drejtë

mironKam frike se Aurela nuk e ka kuptuar plotësisht artikullin e Lubonjës… Unë i jap të drejtë të dyve si për kohën ku jetoi Lubonja dhe i gjithë ai brez intelektualësh nën këngët e Vaçes para dhe pas viteve ’90, ashtu edhe për atë që Vaçja mbetet dhe sot një nga zërat më të mëdhenj të artit muzikor shqiptar. Një gjë është e vërtetë: ai sistem përdori dhe shfrytëzoi në maksimum artistët për propagandën e vet, por të lutem zoti Lubonja të mos bëjmë të njëjtin gabim dhe sot duke e politizuar artin dhe muzikën shqiptare (dhe këtu bashkohem me atë pjesë të artikullit tuaj që në funeralin e Vaçes kjo gjë ndodhi, u shfrytëzua dhe si një moment i mirë për të bërë politikë ose për të fituar pikë në opinion nga pseudopolitikanët tanë). Keni të drejtë të dy nga këndvështrimi dhe mënyra si e gjykoni çështjen, ose më saktë është e njëjta monedhë me dy kahet e kundërta të problemit. Po t’i hynim një analizë më të thellë, kam përshtypjen se zotin Lubonja më shumë se zëri i Vaçes e acaron koha dhe tekstet në këngët e saj se sa jo vetë muzika e këtyre këngëve dhe për këtë unë i jap të drejtë në pjesën më të madhe. Se këtu lind pyetja: Nqs.

Vaçja do kishte kënduar vetëm me la-la-la pa fjalë të gjitha këngët, a do kishte të njëjtin qëndrim zoti Fatos? Për këtë unë e kam një opinion, megjithëse duhet të presim mendimin e vetë zotit Lubonja. Unë them se ai do të ishte i njëjtë, ndryshe nga sa mund të mendoni ju. Dhe këtu e drejta është përsëri në anën e zotit Fatos. Një tjetër të drejtë që i jap këtij të fundit është dhe me hipokrizinë ekstreme që na karakterizon ne shqiptarëve si racë. Është shumë mediokre kur shikoje madje që shumë kolegë e muzikantë të nderuar bashkëkohës të Vaçes të nxitonin kush e kush të mbante fjalim thjesht për t’u dukur apo më saktë për të qenë dhe ai në tavën e sjellë përtej sistemit, që ende na çorodit në mënyrën e të menduarit e të konceptuarit dhe sot.

Do duhen dekada dhe shekuj që të ndryshojë kjo. Po a është një yll dhe një fenomen Vaçja, pavarësisht fatit në kohë në të cilën ajo këndoi? Padyshim po… po kjo jo dhe aq për këngët e repertorit të saj, por për zërin e rrallë hyjnor e fenomenal, madje shpërthyes e potencial të saj, që do ia kishte zili çdo këngëtar në botë. Madje po të kishte Anglia një Vaçe në atë kohë do kishte bërë një tur koncertesh dhe më të mëdhenj se vetë Bitëllsat e Rollinstonsat dhe këtu ka të drejtë Aurela Gaçe. Zëri i Vaçes është i rrallë dhe për vetë historikun e muzikës botërore dhe është kjo që duhet t’u lëmë trashëgim brezave, artin e saj dhe mënyrën e të bërit art të Vaçes. Këtu unë jam me Aurelën që Vaçja mbeti figura nr.1 e këngës shqipe pikërisht për këtë dhe për disa këngë, që u bënë hite falë zërit të saj brilant. Muzika e lehtë shqiptare në vitet ’60-’90 përveç kurbës së ulje-ngritjeve, pati dhe goditjen dhe trysninë e madhe të sistemit, por kënga dhe zëri i Vaçes janë përtej kohës, përtej sistemit, ato janë pasuri, histori e rrallë e një kombi të vogël, por me një shpirt të pasur e të madh arti dhe artistësh. Larg arti nga politika dhe anasjelltas.

Vetëm kështu mund të gjykohet e të ecet më shpejt përpara. Respekte si për Aurelën (jam fans i saj) ashtu dhe për analistin më të mirë dhe të paanshëm Fatos Lubonja! Respekte për ju që jeni më të mirët e fushave përkatëse dhe kurrsesi nuk do kisha dashur t’ju shikoja të përfshirë në një polemikë publike.

Më Shumë

Ballkani në finale të Kupës

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe...

“El Clasico” zhvillohet sot në basketbollin kosovar

Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen sot në kuadër të playoff-it të gjysmëfinaleve në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Duelin e parë...

Lajmet e Fundit