11.9 C
Prizren
E diel, 16 Nëntor, 2025

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, priti në takim kryetarin e Haraqinës, Ridvan Ibraimi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në një takim pune kryetarin e Komunës së Haraqinës (Shkup), Ridvan Ibraimi, së bashku me delegacionin e tij.

Takimi u fokusua në diskutime për thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave, me theks të veçantë në fushën e ambientit.

Gjatë takimit, Kastrati shprehu gatishmërinë e Komunës së Malishevës për të zgjeruar bashkëpunimin me komunat nga Maqedonia e Veriut, kryesisht ato shqiptare, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e projekteve që përfitojnë të dyja komunat.
Nga ana tjetër, kryetari Ibraimi falënderoi kryetarin Kastrati për mikpritjen dhe shprehu nevojën për bashkëpunim më të afërt, veçanërisht në çështjet që lidhen me mbrojtjen e ambientit.

Ai sugjeroi që përmes fondeve të Bashkimit Evropian, të realizohen projekte të përbashkëta që do të ndihmojnë të dyja komunat.

Përveç kësaj, dy kryetarët diskutuan edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët, duke u angazhuar për të avancuar bashkëpunimin në të ardhmen.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Bashkimi e mposht Reggiana-n në Prizren dhe shënon fitoren e dytë europiane

Në një ndeshje dramatike dhe të mbushur me kthesa, Bashkimi triumfoi ndaj skuadrës italiane Pallacanestro Reggiana me rezultat 77:76 në palestrën “Sezai Surroi” në...

CNN raporton për arinjtë në fshatin e Dragashit

Media e njohur amerikane, CNN, edicioni në Greqi, ka raportuar për arinjtë e kafenjtë që endeshin rrugëve në mes të ditës në fshatin Belobrad...

Lajmet e Fundit