Për shtatë drejtori, 22 kandidatë për drejtor të Qeverisë “Muja III”

Shtepia e Bardhe-PrizrenNjëzetedy kandidatë nga PDK-ja deri më tash synojnë të bëhen pjesë e Qeverisë “Muja III”.Emrat e tyre tashmë edhe zyrtarisht janë propozuar para kryetarit të Komunës, Ramadan Muja.

Ky numër i kandidatëve,ndërkaq pritet edhe të rritet.

PDK-ja nëse nuk rritet numri i drejtorive, do të qeverisë vetëm me shtatë prej tyre. Pjesa tjetër e Ekzekutivit, do t’i takojë partive të tjera politike me të cilat kanë hyrë në koalicion.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se ambiciet e shumta për t’u bërë drejtor i Ekzekutivit, kanë ndikuar në vonesën e krijimit të qeverisë së re të Ramadan Mujës.

“Vetë numri i të propozuarve tregon tashmë qartë se ambiciet për t’u bërë pjesë e qeverisjes së re të Mujës është i madh. Krejt po donë të bëhen pjesë e kësaj qeverisje”,tregon burimi.
Sipas të njëjtit burim numri i kandidatëve për t’u bërë pjesë e Qeverisë

“Muja III” ende mund edhe të rritet.

“Ka mundësi që edhe disa nëndegë të tjera t’i sjellin propozimet e tyre”.

Edhe pse ka kaluar më shumë se dy muaj që kur kanë përfunduar zgjedhjet,PDK-ja në Prizren nuk ka arrit të formojë qeverinë e re.
Kryetari Ramadan Muja në fundvit pat premtuar se do të zgjedh shumë shpejtë përbërjen e qeverisë së re, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhë.

Ndërkaq, partitë në koalicion, ato opozitare dhe shoqëria civile kanë kërkuar nga kryetari Ramadan Muja që të formojë sa më shpejt qeverinë e re në Prizren. Përfaqësuesit e KDI-së, po ashtu kanë rekomanduar Mujën që të mos rritë numrin e drejtorive vetëm për t’i plotësuar ambiciet e njerëzve politik./PrizrenPress.com/

 

 

Previous article
Next article

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit