23.1 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026
Home Blog Page 8757

Ndahet nga jeta ikona e humorit, Skënder Sallaku

0

SkenderSallaku-ikona e humoritNdahet nga jeta në moshën 79-vjeçare një prej ikona të humorit, Skënder Sallaku. I konsideruar si një prej ikonave të humorit shqiptar, aktor Sallaku vuante kohët e fundit nga një sëmundje e rëndë. Në 10 ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore u rëndua së tepërmi. Brenda këtij harku kohor ai kreu 3 ndërhyrje kirurgjikale.

Aktori i humorit mbylli sytë në zbardhje të ditës së martë, sot më 11 Shkurt, transmeron BW.

Skënder Sallaku lindi në Tiranë më 25 janar 1935, dhe është konsideruar si një nga aktorët tanë të humorit me skeçe dhe parodi të ndryshme ai e ka bërë publikun shqiptar të qeshë me shpirt.

Aktori është nderuar dhe me titullin e lartë ‘Artist i Popullit’.

Sallaku, njihet dhe si ish-kampion kombëtar në mundjen klasike. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike ”Vojo Kushi” dhe ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit. Fillimisht filloi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si kloun akrobatik në cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur.

Degradimi social dhe realiteti politik!

0

Taulant selmaniShkruan: Taulant Selmani

Çdo ditë e më shumë, shoqëria kosovare po shkon drejt një qorrsokaku, duke marrë parasysh kështu humbjen e vlerave njerëzore e shpirtërore të individëve. Kjo si pasojë e zhvillimeve të pasluftës. Ikën 15 vite dhe ne akoma jemi të mbështjellur me një ‘pëlhurë’, e cila na e pamundëson largpamësinë dhe detyron të jemi të izoluar në vete. Na shtrohen shumë pyetje para vetës se çfarë duhet bërë?! Si duhet dalur nga ky qorrsokak dhe nga kjo rruge pa krye?! Cilat janë hapat që duhet ndërmarrë ne si shoqëri, për të ndriçuar rrugën tonë të së ardhmes, për të parë më larg dhe për të shijuar të mirën?!

Jo rastësisht, zhvillimet politike sillen në suaza të tilla. Gjithmonë politika mundohet të përfitojë nga gjendja e një populli. Po flasim për një gjendje aspak të mirë, sepse ky është rasti më i mirë për të përfituar nga një shtresë e popullit e cila kushtimisht është e varur nga zhvillimet politike. Pothuajse për gjithçka, sytë janë nga politika. Por, ajo më e mundimshmja është që shumica e popullsisë janë bërë politikofobë! Kanë frikë vetëm kur përmendet fjala politikë. Kjo e rëndon edhe më shumë gjendjen! Çdo herë, zgjidhja e problemit kërkohet nga politika, por si është e organizuar tek ne kjo situatë?! Është paksa paradoksale sepse bindja e kësaj shoqërie lidhet me faktin se, politika është ajo që e inicon problemin e jo që e zgjidh atë!

Por nëse ne i shtrojmë një pyetje vetës se si duhet dalur nga kjo situatë?! Cilat janë udhëzimet dhe instruksionet që duhet ndjekur?! Çfarë duhet bërë populli dhe çfarë politika?! Atëherë përgjigja mendoj se është e thjeshtë, por shumë i vështirë implementimi dhe zbatimi në praktikë i asaj që thuhet.

E para e punës është sensibilizimi qytetar i kësaj shoqërie, i cili duhet të instalohet rrënjësisht, duke patur në konsideratë, ecurinë e proceseve dhe integrimin tonë në sfera ndërkombëtare e globale, sepse pikërisht ky është parimi kryesor i cili duhet ndjekur, nëse ne mendojmë për një ardhmëri më të shëndritshme.
Në anën tjetër, ne si popull duhet të zhvishemi nga mentaliteti kanunor i cili akoma është prezent në jetërat tona. Të shkojmë drejt një civilizimi, drejt një integriteti më të lartë dhe drejt ngritjes së kapaciteteve, duke ndikuar kështu, drejtpërsëdrejti në zhvillim dhe përshpejtim të proceseve.

Të shumtë janë akterët që mund të ndikojnë në përmirsimin e gjendjës dhe kushtëve të jetesës, por të paktë ata që u prijnë hapave të përmirësimit. Duhet më shumë angazhim e përkushtim, për arritjen e aspiratave tona shekullore, duhet që të ketë më shumë prijës, udhëheqës dhe liderë, të cilët e dëgjojnë fjalën e popullit, të cilët janë me popullin dhe për popullin dhe të cilët më së miri kujdesën për një ardhmëri e të shëndoshë dhe që gjeneratat e ardhshme ta gëzojnë vendin, ta gëzojnë sigurinë e plotë dhe ta gëzojnë jetën.

Asnjëherë nuk është vonë për ndryshime pozitive dhe gjithmonë egzistojnë mundësi dhe rrugë për të mirën e përgjithshme!

Qëndrim Gashi nuk ka pretendime për postin e Rektorit

0

QendrimGashi-matematicientNjëri prej kritikuesve më të zëshëm të situatës në Universitetin e Prishtinës, profesori i shkencave matematikore, Qëndrim Gashi, thotë se Rektori Ibrahim Gashi bëri mirë që u largua, por do të kishte qenë më mirë sikur ai të largohej më herët.

Në një intervistë në RTK, Qëndrim Gashi, deklaroi se do të jetë e papranueshme çdo tendencë që kaosi në UP të shfrytëzohet për shtrirjen e ndikimit politik të cilësdo parti.

“Është mirë që u largua, është keq që nuk u largua më herët por tash nuk kemi çfarë të bëjmë”.

“Çdo kundërshtim i imi në raport me ish-rektorin, ka qenë kundërshtim parimor. Nuk kam pasur qëllim që ta lëndoi atë si individ”.

“Duhet them qartë se çfarëdo tendence që ta përdorë kaosin aktual në UP dhe rimëkëmbjen e UP’së për çështje politike, për qëllime personale është e papranueshme”.

“Kushdo që mendon se përmes zhvillimeve në UP ta zhvillojë ndikimin, ta zgjerojë ndikimin, duhet ta dijë që është e papranueshme”.

“Ju bëj thirrje të gjitha partive politike që ta ndërtojmë një kauzë të përbashkët. Ka shumë domena ku mund të luftohet për politikë, në arsim nëse luftohet politikisht, konsekuencat nuk i bartin partitë politike por fëmijët tanë”, citon lajmi.net.

Profesori Qëndrim Gashi thotë se UP’ja ka hyrë tashmë në një fazë të vështirë. Ai nuk e mohon mundësinë që Këshilli Drejtues të ketë në përbërje edhe profesorë ndërkombëtar.

“Tash ka mbaruar një fazë e vështirë, por fillon një fazë e re dhe kjo fazë e re do të zgjasë”.

“Duhet të parë se cilat janë nevojat e UP’së, duhet parë se a ka nevojë që UP’ja të jetë vetëm barrë e shoqërisë apo dhe t’i kontribuojë shoqërisë”.

“Ne duhet ta shtojmë transparencën”.

“Si hap i parë duhet të rikompozohet Këshilli Drejtues me profesorë ndërkombëtar, pse jo. Të bëhen ndryshime në statut”.

“Të krijohet në Komision Kombëtar i cili do të bënte verifikimin e thirrjeve shkencore”.

Politika, thotë tutje në intervistë për RTK profesor Qëndrim Gashi, bën mirë që të rri larg arsimit. Ai thotë se kushdo që mohon influencën e politikës në UP, gabohet.

“Në fakt, nëse dikush thotë se UP’ja nuk ka qenë e influencuar, atëherë gabon. UP’ja ka qenë e influencuar nga politika qysh prej themelimit të saj”.

“Kushdo që tenton ta influencojë UP’në, ta zgjerojë ndikimin e vet aktual, ajo është e papranueshme dhe e dënueshme”.

Qëndrim Gashi thotë se ndjen keqardhje për situatën e shkaktuar. Ai thotë se as protestuesit e as policën nuk ishin fajtor, e fajtor sipas tij ishte UP’ja që nuk diti të menaxhojë këtë situatë.

“Ata ishin aty për shkak të problemeve që ishin shkaktuar nga UP’ja dhe jo nga protestuesit. Dhe nga ato skena në mes policëve dhe protestuesve kanë qenë viktima të personave që kanë bërë gjëra të paligjshme, që kanë thyer integritetin akademik”.

“Edhe policët por dhe protestuesit kanë qenë më së paku fajtorë”.

“Si profesor i UP’së, nuk kam sesi të mos ndijë keqardhje se si organet e UP nuk ishin në gjendje që ta adresojnë një çështje dhe u lejua dhuna dhe pamja është që të keqpërdoret ajo situatë”.

Qëndrim Gashi mohon të ketë pretendime për postin e Rektorit. Ai thotë te jetë i kënaqur me pozitën e profesorit.

“Jo absolutisht. Unë e them publikisht që as nuk kam pretendime por meqë isha njëri prej atyre personave që kundërshtuan situatën në UP, tash do të ishte e pamoralshme, edhe sikur të kisha pretendime. Prandaj përgjigja ime është jo.

“Unë mjaftohem me pozitën e profesorit në UP, për çka jam shumë i lumtur”.

Ndryshe, Qëndrimi Gashi sot do të nderohet nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës me çmimin për Arritje Shkencore. Ai thotë se i “përulet” këtij institucioni dhe se ky çmim e nderon atë.

Daka: Reforma zgjedhore, sa për sy e faqe

0

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e ka kritikuar ecurinë e procesit të reformës zgjedhore, duke thënë se kjo reformë është duke u bërë sa për sy e faqe. Sipas saj, po të kishte vullnet politik deri më tani reforma do të ishte përfunduar jo një herë, por tridhjetë herë!

“Sikur të kishte vullnet deri më tani do të ishte përfunduar kjo reformë jo një herë, por tridhjetë herë! Për tre vjet kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’i marrë rekomandimet e KQZ-së dhe të ekspertëve”, ka thënë Daka në një intervistë për “Epokën e re”.

Daka ka kërkuar afat shtesë nga Komisioni për Legjislacion për përgatitjen e rekomandimeve për reformë zgjedhore nga ana e KQZ-së. Sipas saj, anëtarët e KQZ-së nuk e kanë pasur hapësirën e duhur që është dashur t’u jepet për t’i bërë rekomandimet për draftin e ligjit për zgjedhjet.

Në këtë kontekst, Daka ka thënë se politikanët janë duke e bërë reformën zgjedhore siç u shkon për shtati atyre. Ajo ka deklaruar se ata po mundohen që në prag të zgjedhjeve të përfundojnë diçka që nuk është arritur të përfundohet gjatë tre vjetëve.

Daka, ka thënë se me apo pa reformë zgjedhore KQZ-ja është e gatshme të organizojë çfarëdolloj zgjedhjesh. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm edhe për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. KQZ-ja e ka edhe obligim kushtetues organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Natyrisht që sa më shumë kohë të kemi për t’u përgatitur do të ishte më mirë, por në rast se zgjedhjet shpallen më herët, atëherë ne si KQZ kemi obligim t’i mbajmë ato”, ka thënë Daka.

Ajo ka treguar se organizimi eventual i zgjedhjeve të jashtëzakonshme me ligj të ri do të ishte më problematik për KQZ-në.

Struktura të armatosura e paramilitare veprojnë në veri

0

Mitrovica veriut14Qeveria e Kosovës e ka informuar këtë vit, në detaje, Brukselin zyrtar për shkallën e zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, e ku ka përfshirë edhe të dhëna se struktura ilegale të armatosura vazhdojnë të jenë prezent në veriun e vendit. Informatën e ngjashme nuk ia ka dhënë edhe Kuvendit, ndonëse një Rezolutë e obligon ta bëjë këtë, raporton Koha Ditore.

Raporti 31 faqesh i Qeverisë së firmosur nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri i është përcjellë Bashkimit Evropian më 16 janar. Aty jepen të dhëna për të gjitha arritjet, për të cilat palët janë marrë vesh gjatë dialogut teknik dhe atij politik. Rëndësi e madhe i është kushtuar edhe aspektit të sigurisë.

Aty theksohet se që nga 5 korriku i vjetëm zyrat e MUP’it (Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë) janë mbyllur gradualisht nga Serbia dhe se EULEX’i e ka verifikuar për së afërmi mbylljen.

Por, është shtruar brenga se rrogat e pjesëtarëve të MUP’it ende nuk janë shkëputur, meqë ishte paraparë të ndodhte fillimisht më 17 qershor e pastaj ishte shtyrë për 31 dhjetor.

Ky raport thekson të dhënën se, edhe pse Beogradi zyrtar ka thënë të ketë marrë vendim për ndaljen e pagave oficerëve policorë që ilegalisht kanë shërbyer në Kosovë, vendimin kurrë nuk ia kishin prezantuar palës kosovare.

Për të argumentuar se struktura ilegale të sigurisë vazhdojnë të funksionojnë, në raport është i përfshirë edhe kjo e dhënë: Më 1 dhjetor gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve, Policia e Kosovës arrestoi një ofircer të MUP’it, i cili bartte kartelën identifikuese të kësaj strukture.

“Kjo tregon se element të MUP’it ende operojnë në Kosovë”, thuhet në raportin që ka siguruar kjo gazetë.

“Që nga fillimi i bisedave për zbatimin e marrëveshjes, Kosova ka ngritur çështjen e çarmatosjes së të gjitha strukturave paralele serbe të sigurisë. Deri tash kjo çështje nuk është adresuar”.

Me një rezolutë të Kuvendit, e nxjerrë në fund të 2012’s, Kuvendi mbështet procesin e zgjidhjes së problemeve midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane, Kosovës dhe Serbisë, në interes të normalizimit të Serbisë, në interes të normalizimit të marrëdhënieve në mes tyre, përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe avancimit të agjendës evropiane për të dy shtetet dhe për rajonin.

Me të Kuvendi e autorizon Qeverinë që të udhëheqë këtë proces. Në pikën 5 të dokumentit precizohet se “Qeveria e Republikës së Kosovës është e obliguar që të raportojë rregullisht për procesin e normalizimit të relacioneve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në Kuvendin e Kosovës”.

Cliff: Radikalizmi çon te sulmet terroriste

0

IanCliff6-12Problemi aktual më i madh për Kosovën vazhdon të jetë mosnjohja nga 5 vendet anëtare të BE-së, duke e ditur se kjo komplikon procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Kështu theksoi ambasadori britanik, Ian Cliff në pjesën e dytë të intervistës për gazetën “Zëri”.

Por ai thotë se edhe një çështje tjetër që në Kosovë duhet të diskutohet janë shqetësimet e njerëzve për rritjen e grupeve radikale islame në vend.

Fusnota zë vend në draftin e Ligjit për muzetë

0

MuzeoKosovesNë një draftligj për muzetë që u është prezantuar punonjësve të trashëgimisë kulturore nga Ministria e Kulturës e Këshilli i Evropës, ka zënë vend edhe fusnota, shkruan Koha Ditore.

“Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimit të statusit dhe është në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Mendimin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, është vërejtja e vendosur në fund të faqes së parë të draftit një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta.

Mbretëria e Lesotos njeh Kosovën shtet të pavarur

0

Lesoto-flamuriKosova është njohur sot nga Mbretëria e Lesotos. Vendimi për njohjen e Kosovës nga Lesoto, i është konfirmuar ministrit të jashtëm, Enver Hoxhaj, nga homologu i këtij shteti afrikan, Mohlabi Tsekoa.

“Para pak minutash mu konfirmua njohja e radhës për Kosovën nga shteti i Lesotos. E falendërova Ministrin e Jashtëm të Lesotos, Mohlabi Tsekoa për vendimin e marrë. Tani numërojmë 106 vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Urime!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ndërkaq, edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka konfirmuar se Lesoto ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

“Sapo u informuam se Mbretëria e Lesotho, në Afrikën jugore, ka njohur Kosovën. U bënë 106 shtete që njohën Republikën tonë të pavarur dhe sovrane. Dhuratë e bukur në javën kur festohet ditëlindja e 6 e shtetit”, shkruan Thaçi.

Pas kësaj njohje, Kosovën si shtet të pavarur deri më tani e kanë njohur 106 shtete.

Dyshime për diplomat e imamëve

0

BashksiaIslame-logoSkandali që ka nisur dy javë më parë në Universitetin e Prishtinë duket se do të bartet edhe në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).

Nuk janë studentët ata që të reflektojnë kundër drejtuesve të kësaj Bashkësie, por janë një grup teologësh, në mesin e të cilëve ka edhe imamë, profesorë e studiues të çështjeve islame, që po kërkojnë verifikimin e të gjitha diplomave të zyrtarëve të lartë të Bashkësisë Islame, shkruan Zëri.

E nëse nomenklatura udhëheqëse e BIK-ut nuk ka gatishmëri të merren me këtë çështje, atëherë këta teologë paralajmërohen edhe protesta.

40 kongresmenë letër Obamës për pranimin e Kosovës në Partneritet për Paqe të NATO-s

0

NATO-samiti40 kongresmen amerikan i kanë dërguar një letër presidentit amerikan, Barack Obama, nëpërmjet sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, në të cilën I bëhet thirrje SHBA-së që t’ia mundësojë Kosovës pranimin në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Gazeta Express ka siguruar këtë letër, e cila është nënshkruar nga 40 kongresmenët dhe e cila nis me sqarimin e konrgesmenit Eliot Engel, e ku thuhet:

“Derisa po afrohemi në Samitin e NATO-s për vitin 2014, është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin aspiratat e shteteve që duan integrim në Aleancë. Më veçanti, dhe si letër e autorizuar nga Republikani Turnet dhe për këtë unë dhe afër 40 kolegë të mi, kemi nënshkruar, që Shtetet e Bashkuara duhet të ofrojnë mbështetje për integrimin e Maqedonisë dhe Malit të Zi si anëtare të NATO-s në këtë vit të samitit, të inkurajojë progresin në implementimin e Aksionit të Planit për Anëtarësim për Bosnjë Hercegovinën dhe të avokojë të njëjtën për Gjeorgjinë. Gjithashtu kam bërë thirrje në letër që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të punojnë me NATO-n në mënyrë që të sigurojnë se Kosovës do t’i ofrohet vend në programin e Partneritetit për Paqe, në të cilin janë pranuar të gjithë fqinjët, dhe në këtë mënyrë të sigurohet një anëtarësim i plotë në Aleancë”,

Në letër thuhet:

I nderuari Sekretar Kerry,

“Derisa po i afrohemi Samitit të NATO-s të vitit 2014, organizuar nga Mbretëria e Bashkuar, inkurajojmë që të vazhdoni ndihmën tuaj për procesin e zgjerimit të Aleancës, e që është një nga prioritetet kyqe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për më tepër,ne besojmë se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me vendet aspiruese si Gjeorgjia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegobiva, e gjithashtu edhe për vendet tjera të Evropës Qendrore e Lindore, të cilat kanë raporte më të ngushta me SHBA—të dhe NATO-n. Në veçanti, ju inkurajojmë të vazhdoni mbështetjen për Malin e Zi dhe Maqedoninë në këtë Samit, të vazhdoni të inkurajoni proogresin në implementimin e planit të Aksionit për Anëtarësim për Bosnjë e Hercegovinën dhe të njëjtën ta ofroni edhe për Gjeorgjinë.Përveç kësaj, ju rekomandojmë të punoni me aleatët tonë të NATO-s në Kosovë – e cila në shkurt festoon gjashtë vjetorin e pavarësisë dhe është një partner i palëkundur i Shteteve të Bashkuara, t’i bashkangjitet fqinjëve të saj si anëtare në Partneritetin për Paqe, e në këtë mënyrë ti hapet edhe rruga për anëtarësim në Aleancë.

Në 25 vjetët e fundit pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore, kanë kërkuar pavarësi, demokraci dhe partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n. Në përpjekjet e ndryshme të bashkëpunimit- shumica të kryesura nga NATO-e që nënkuptojnë reforma që kanë shellur rritje ekonomike, qeveri stabile dhe sundim të ligjit për miliona europianë. Dhe për dy dekadat e fundit, fryma e sigurisë kolektive e siguruar nga NATO, ka qenë themeli i stabilitetit në rajon.

Besojmë se perspektiva e anëtarësimit në NATO për grupin aktual të shteteve që aspirojnë këtë, do të forcojë edhe më tutje institucionet dhe vlerat demokratike si dhe do të rrisë stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Në të kundërtën, dështimi për të njohur përpjekjet e tyre do të ndikonte që të zbeheshin edhe aspiratat e këtyre vendeve si dhe reformat demokratike e poashtu do të zbehte edhe angazhimin e tyre për partneritet me institucionet Euro-Atlantike”.

Më tutje, shkruhet për situatën e krijuar në Ukrainë, për shkak të dëshirës së qytetarëve të atij vendi për t’iu afruar Evropës.

“Ne e vlerësojmë angazhimin tuaj të vazhdueshëm në NATO dhe njëherit presim një pergjigjie për çështjen e zgjerimit në samitin e vitit 2014”, përfundon letra.

Letra është nënshkruar nga kongresmenët:

Eliot L.Engel
Michael R. Turner
Bill Keating
Doug Lamborn
Mike Michaud
John Shimkus
Tom Cotton
Gary Peters
Mo Brooks
Paul Cook
Robert B. Aderholt
Alcee L. Hastings
Adam Kinzinger
Bill Shuster
Madeleine Z. Bordallo
Jim Bridenstine
William Enyart
Trent Franks
Tom Marino
Eddie Bernice Johnson
Albio Sires
William Lacy Clay
Mark Meadoës
Brett Guthrie
Candice S. Miller
Bill Pascrell
Tom Latham
Jeff Miller
John Larson
Steve Stivers
Alan Loëenthal
Billy Long
Ami Bera
Gregory Ë. Meeks
Brian Higgins
Grace Meng
Bennie G. Thompson
Kerry Bentivolio
Gerry Connolly
Frank Wolf