Daka: Reforma zgjedhore, sa për sy e faqe

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e ka kritikuar ecurinë e procesit të reformës zgjedhore, duke thënë se kjo reformë është duke u bërë sa për sy e faqe. Sipas saj, po të kishte vullnet politik deri më tani reforma do të ishte përfunduar jo një herë, por tridhjetë herë!

“Sikur të kishte vullnet deri më tani do të ishte përfunduar kjo reformë jo një herë, por tridhjetë herë! Për tre vjet kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’i marrë rekomandimet e KQZ-së dhe të ekspertëve”, ka thënë Daka në një intervistë për “Epokën e re”.

Daka ka kërkuar afat shtesë nga Komisioni për Legjislacion për përgatitjen e rekomandimeve për reformë zgjedhore nga ana e KQZ-së. Sipas saj, anëtarët e KQZ-së nuk e kanë pasur hapësirën e duhur që është dashur t’u jepet për t’i bërë rekomandimet për draftin e ligjit për zgjedhjet.

Në këtë kontekst, Daka ka thënë se politikanët janë duke e bërë reformën zgjedhore siç u shkon për shtati atyre. Ajo ka deklaruar se ata po mundohen që në prag të zgjedhjeve të përfundojnë diçka që nuk është arritur të përfundohet gjatë tre vjetëve.

Daka, ka thënë se me apo pa reformë zgjedhore KQZ-ja është e gatshme të organizojë çfarëdolloj zgjedhjesh. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm edhe për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. KQZ-ja e ka edhe obligim kushtetues organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Natyrisht që sa më shumë kohë të kemi për t’u përgatitur do të ishte më mirë, por në rast se zgjedhjet shpallen më herët, atëherë ne si KQZ kemi obligim t’i mbajmë ato”, ka thënë Daka.

Ajo ka treguar se organizimi eventual i zgjedhjeve të jashtëzakonshme me ligj të ri do të ishte më problematik për KQZ-në.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit