10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Degradimi social dhe realiteti politik!

Taulant selmaniShkruan: Taulant Selmani

Çdo ditë e më shumë, shoqëria kosovare po shkon drejt një qorrsokaku, duke marrë parasysh kështu humbjen e vlerave njerëzore e shpirtërore të individëve. Kjo si pasojë e zhvillimeve të pasluftës. Ikën 15 vite dhe ne akoma jemi të mbështjellur me një ‘pëlhurë’, e cila na e pamundëson largpamësinë dhe detyron të jemi të izoluar në vete. Na shtrohen shumë pyetje para vetës se çfarë duhet bërë?! Si duhet dalur nga ky qorrsokak dhe nga kjo rruge pa krye?! Cilat janë hapat që duhet ndërmarrë ne si shoqëri, për të ndriçuar rrugën tonë të së ardhmes, për të parë më larg dhe për të shijuar të mirën?!

Jo rastësisht, zhvillimet politike sillen në suaza të tilla. Gjithmonë politika mundohet të përfitojë nga gjendja e një populli. Po flasim për një gjendje aspak të mirë, sepse ky është rasti më i mirë për të përfituar nga një shtresë e popullit e cila kushtimisht është e varur nga zhvillimet politike. Pothuajse për gjithçka, sytë janë nga politika. Por, ajo më e mundimshmja është që shumica e popullsisë janë bërë politikofobë! Kanë frikë vetëm kur përmendet fjala politikë. Kjo e rëndon edhe më shumë gjendjen! Çdo herë, zgjidhja e problemit kërkohet nga politika, por si është e organizuar tek ne kjo situatë?! Është paksa paradoksale sepse bindja e kësaj shoqërie lidhet me faktin se, politika është ajo që e inicon problemin e jo që e zgjidh atë!

Por nëse ne i shtrojmë një pyetje vetës se si duhet dalur nga kjo situatë?! Cilat janë udhëzimet dhe instruksionet që duhet ndjekur?! Çfarë duhet bërë populli dhe çfarë politika?! Atëherë përgjigja mendoj se është e thjeshtë, por shumë i vështirë implementimi dhe zbatimi në praktikë i asaj që thuhet.

E para e punës është sensibilizimi qytetar i kësaj shoqërie, i cili duhet të instalohet rrënjësisht, duke patur në konsideratë, ecurinë e proceseve dhe integrimin tonë në sfera ndërkombëtare e globale, sepse pikërisht ky është parimi kryesor i cili duhet ndjekur, nëse ne mendojmë për një ardhmëri më të shëndritshme.
Në anën tjetër, ne si popull duhet të zhvishemi nga mentaliteti kanunor i cili akoma është prezent në jetërat tona. Të shkojmë drejt një civilizimi, drejt një integriteti më të lartë dhe drejt ngritjes së kapaciteteve, duke ndikuar kështu, drejtpërsëdrejti në zhvillim dhe përshpejtim të proceseve.

Të shumtë janë akterët që mund të ndikojnë në përmirsimin e gjendjës dhe kushtëve të jetesës, por të paktë ata që u prijnë hapave të përmirësimit. Duhet më shumë angazhim e përkushtim, për arritjen e aspiratave tona shekullore, duhet që të ketë më shumë prijës, udhëheqës dhe liderë, të cilët e dëgjojnë fjalën e popullit, të cilët janë me popullin dhe për popullin dhe të cilët më së miri kujdesën për një ardhmëri e të shëndoshë dhe që gjeneratat e ardhshme ta gëzojnë vendin, ta gëzojnë sigurinë e plotë dhe ta gëzojnë jetën.

Asnjëherë nuk është vonë për ndryshime pozitive dhe gjithmonë egzistojnë mundësi dhe rrugë për të mirën e përgjithshme!

Më Shumë

Edhe 17 biznese të reja të mbështetura nga komuna e Prizrenit dhe Preda Plus, me mbështetjen e ASB-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e projektit “Integra – Nxitja e...

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit