Home Blog Page 876

Malisheva merr kryesimin e tabelës, mposhtet Prishtina

0

Malisheva ka marrë kreun e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll pas barazimit me Feronikelin 74, ndërsa Gjilani ka triumfuar me përmbysje kundër Prishtinës.

Këto ndeshjen janë zhvilluar në kuadër të Javës së shtatë të kampionatit.

Në Drenas, përballja mes Feronikelit dhe Malishevës ka parë një pjesë të parë me përpjekje nga të dyja skuadrat, por pa finalizim. Në pjesën e dytë, Malisheva ka kaluar në avantazh me golin e Xhakës në minutën e gjashtëdhjetë e katërt. Megjithatë, fusha nuk ka prodhuar ndryshim rezultati deri në minutën e nëntë të kohës shtesë, kur Feronikeli ka barazuar me një gol të vonë, duke e mbyllur ndeshjen 1-1.

Ndërkohë, në Gjilan, ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinës ka pasur një rrjedhë tjetër.
Prishtina ka kaluar e para në epërsi me golin e Krasniqit në minutën e njëzet e dytë, por Gjilani ka reaguar shpejt. Goli i barazimit ka ardhur  në minutën e tridhjetë e gjashtë nga Shabani, ndërsa fitoren për vendasit e ka siguruar Ramadani me një gol në minutën e tetëdhjetë e një, duke mbyllur ndeshjen me rezultat 2-1.

Me këtë fitore, Malisheva ngjitet në krye të tabelës së Superligës me katërmbëdhjetë pikë.

Policia flet për rastin e të riut që shkroi Duda Balje: I pari e sulmoi rojen e sigurimit, e ai iu kundërpërgjigj

0

Një person dhe një roje i sigurimit mbrëmë janë dërguar në stacionin e Policisë së Kosovës në Prizren për intervistim, pasi ishin rrahur mes veti.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale në Prizren.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 në Qendrën Sportive në Prizren, dhe se një i ri e kishte sulmuar fizikisht një roje të sigurimit dhe më pas, ky i fundit iu kishte kundërpërgjigj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Të njëjtit janë liruar pas intervistimi në procedurë të rregullt, dhe të dy kanë lëndime të lehta trupore.

Klankosova.tv ka kontaktuar policinë pasi deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se mbrëmë më 28 shtator është ushtruar dhunë fizike ndaj një 20-vjeçari  në një koncert që u mbajt me rastin e Ditës së Boshnjakëve.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Duda Balje thotë se mbrëmë u rrah një 20-vjeçar në Prizren nga një roje e sigurimit (VIDEO)

0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se mbrëmë më 28 shtator është ushtruar dhunë fizike ndaj një 20-vjeçari  në një koncert që u mbajt me rastin e Ditës së Boshnjakëve në Prizren.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se i riu në fjalë u sulmua fizikisht nga një person i kompanisë që ishte përgjegjëse për sigurinë.

Më tej, Balje tha se arsyeja se pse u rrah i riu është “vetëm pse donte t’u bashkohej të tjerëve që po luanin në podium”.

“Ai është sulmuar fizikisht nga një person i kompanisë që ishte përgjegjëse për sigurinë. Në ditën që festuam, u shkelën të drejtat elementare që duhet të kishte çdo njeri”.

“U bëj thirrje organeve kompetente që të merren seriozisht me këtë rast dhe të ndëshkojnë autorët në mënyrë që i riu që përfundoi në spital për shkak të plagëve të marra dhe familjarët e tij të ndihen më të sigurt dhe raste të tilla të mos përsëriten më”.

“Askush nuk duhet t’i japë vetes të drejtën për diçka të tillë, si e justifikoni dhunën fizike të disa personave ndaj një të riu???”, ka thënë Balje. /Klankosova.tv

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Java e ardhshme me mot të vranët, temperaturat maksimale deri në 22 gradë

0

Javën që po vjen, në Kosovë do të mbajë mot i vranët, por dielli nuk do të mungojë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 11 gradë Celsius, e ato maksimale nga 14 deri në 22 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, si rezultat i këtyre aktiviteteve meteorologjike.

Më poshtë gjeni motin sipas ditëve të javës:

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gardë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

E martë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

E mërkurë – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme , kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s.

E enjte – Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me rrufe. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19- 22gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E premte – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mungesa e digjitalizimit vazhdon të mbetet sfidë për sistemin arsimor

0

Njohës të arsimit dhe përfaqësues të institucioneve arsimore po vlerësojnë se deri më tani nuk është bërë sa duhet në këtë drejtim dhe se për këtë arsye edhe nxënësit po dështojnë në vlerësimet e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Edhe përkundër që kurrikula për arsimin parauniversitar parasheh që një pjesë e madhe e saj të realizohet me përdorimin e teknologjisë, shkollat në vend vazhdojnë të kenë mungesë të digjitalizimit. Se sistemi arsimor ka dështuar të digjitalizohet e thonë edhe njohës të fushës së arsimit.

Xhavit Rexhaj i tha Radio Kosovës së për përmirësimin e cilësisë në arsim është e nevojshme futja e teknologjisë në sistemin arsimor.

“ Për digjitalizimin dhe futjen e teknologjisë në sistemin arsimor të Kosovës nuk është bërë asgjë. Unë mendoj së teknologjia duhet të integrohet në mënyrë të natyrshme edhe organike. Pse po mendoj unë kështu? Tekstet duhet të bëhen në formë të digjitalizuar dhe mësimdhënësit të trajnohen për përdorimin e kësaj teknologjie që futet në sistem”, tha Rexhaj.

Edhe kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj i tha Radio Kosovës së institucionet arsimore deri me tani nuk kanë bërë asgjë sa i përket digjitalizimit të shkollave.

“Mund të këtë ndonjë shkollë ku është dhënë ndonjë donacion. E sa i përket Qeverisë, nuk ka ndonjë lëvizje pozitive, përveç ndonjë pajisjeje ose tabele të mençur që është donacion, por jo, në nivel vendi nuk është bërë asgjë”, tha ai.

Ministria e Arsimit vite më parë ka nënshkruar marrëveshje për marrjen e një kredie rreth 5 milionë euro për projektin, “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit” gjatë viteve 2013 – 2017 projekt i cili ka dështuar të realizohet. Në lidhje me këtë, muaj më parë edhe Zyra Kombëtare e Auditimit ka bërë të ditur se rezultatet e auditimit tregojnë se projekti në fjalë nuk është funksionalizuar dhe nuk janë arritur qëllimet e tij për e-Edukimin dhe digjitalizimin e provimit të maturës, e që kjo e ka dëmtuar buxhetin e shtetit rreth 5 milionë euro.

Përmes një përgjigje me shkrim, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur për Radio Kosovën se nuk ka pasur Departament e as Divizion për digjitalizim dhe rrjedhimisht projektet që janë bërë pa planifikim, pa bartës të procesit dhe pa mbikëqyrës, të iniciuara vite më parë nga 2014 e tutje janë jofunksionale. “Tashmë kemi Raport të Zyrës Kombëtare të Auditimit ku konstatohet që projekti e-Edukimi është jo funksional për çka detyrohemi të paguajmë kredi deri në vitin 2032 edhe pse platforma nuk është funksionale”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Arsimit.

Tutje, në përgjigjen e ministrisë thuhet se digjitalizimi i sistemit arsimor është prioritet pasi ky është proces i rëndësishëm për transformimin e arsimit në Kosovë.

Nxënësit e gjimnazit ‘Pertevniyal’ nga Stambolli vizitojnë gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

0

Nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit ‘Pertevniyal’ nga Stambolli, Turqi, realizuan një vizitë njëjavore në gjimnazin ‘Gjon Buzuku’ në Prizren, si pjesë e marrëveshjes së binjakëzimit të nënshkruar mes dy shkollave.

Mund të jetë një imazh i 12 persona

“Vizita ka shërbyer për shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e arsimit,”njofton gjimnazi “Gjon Buzuku” nw Prizren

“Ne jemi të lumtur që po krijojmë një rrjet komunikimi me mësimdhënësit dhe nxënësit këtu për të avancuar metodat e mësimdhënies.”

Mund të jetë një imazh i 8 persona

Gjatë qëndrimit, janë organizuar aktivitete për rritjen e aftësive profesionale të mësimdhënësve të së njëjtës lëndë.

“Kemi përgatitur projekte të ndryshme së bashku me nxënësit nga të dyja shkollat, që shërbejnë si urë lidhëse për promovimin e diversitetit dhe trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit,”.

Një program i përbashkët kulturor artistik është realizuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit e dy shkollave.

“Këto aktivitete janë një mundësi e shkëlqyer për të ndarë kultura dhe për të forcuar lidhjet mes nesh”.

Vizitat në institucione arsimore dhe monumente të trashëgimisë kulturore, si dhe një vizitë njëditore në Parlamentin e Republikës së Kosovës, u realizuan me sukses.

“Ishte një eksperiencë shumë e vyer për ne,” tha një nxënës nga shkolla turke.

Nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” do të qëndrojnë gjatë muajit tetor 2024 si mysafirë të shkollës së binjakëzuar, sipas planit të parashikuar në kuadër të protokollit të nënshkruar./PP/

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Qeveria ndau vetëm 10 euro për kokë banori për Rahovec, Latifi thotë se ai ia merr qeverisë projektet edhe me zor

0

Qeveria e Kosovës ia ka ndarë Rahovecit 10 euro për kokë banori.Për këtë, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, në Euro n’t7, ka thënë se ia merr qeverisë projektet me zor.

“Jam njëri prej njerëzve me përvojë në komunë dhe ua marr me zor [projektet] sepse është ni projekt për një qendër për kulturë, rini dhe art që MKRS e ka mbështet me 2 milionë e gjysmë, ajo kushton 3 milionë por masi ia ka hjek stadiumin ne Rahovec, stadiumin në Krushe, në Ratkoc dhe palestrë e sporteve në Krushë të Madhe”, tha ai.Latifi u pyet se si i merr me zor projektet.

“Ne i bombardojmë me shkresa, me presion, direkt, institucional, publik, medial por edhe me shkresa zyrtare, ani pse ata nuk përgjigjen”, shtoi ai.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Një veturë është djegur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

“Me date 29.09.2024 rreth ores 08:30 në autostraden Ibrahim Rugova drejtimi Malisheve-Prishtine ne fshatin Gjurgjice, km60 ka ndodhur nje incident zjarri me deme materiale ku si pasoje eshte djegur nje automjet me targa vendore. Ne vendin e ngjarjes ka dal Policia dhe zjarrfikësit te cilet kanë reaguar ndaj ketij incidenti”, tha Hoxha./Gazeta Blic/

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Kastrati pas spekulimeve se do të përfshihet në politikë: Nuk do të jem pjesë e asnjë partie

0

Kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka reaguar pas disa spekulimeve që janë bërë, ku thuhej se ai do të përfshihet në politikë.

Kastrati ka bërë një sqarim, duke thënë se nuk do të jetë pjesë e asnjë partie politike.

“Dua të sqaroj të gjithë shqiptarët kudo që janë se informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale rreth përfshirjes sime në politikë janë të pavërteta. Nuk jam dhe nuk kam synim të jem pjesë e asnjë partie politike”, shkruan Kastrati në profilin e tij në Facebook.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Ai ka ritheksuar se fokusi i tij mbetet në projektet humanitare.

“Fokusimi im mbetet në projekte të tjera që kanë të bëjnë me humanizmin dhe kontributin për të gjithë ata që kanë nevojë. Andaj ju lutem mos bini pre e lajmeve të rreme që bëhen vetëm për klikime. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet mes tjerash në reagimin e Kastratit.

 

Boksieri që ia theu hundën Duboisit dy herë premton “t’i jap shkollë për herë të tretë”

0

Daniel Dubois nuk do të mohohej kur bëhej fjalë për të çimentuar veten si një nga boksierët më të mirë në peshat e rënda në botë.

Pas një humbje nga Oleksandr Usyk në vitin 2023, humbjen e dytë në karrierën e tij, Dubois mundi Jarrell Miller dhe Filip Hrgovic për t’u bërë Kampion Botëror i përkohshëm IBF.

Mbrojtja e tij e parë ishte para mbi 90,000 tifozëve në stadiumin Wembley kundër favoritit Anthony Joshua. ‘DDD’ e tronditi ish-kampionin nga raundi i parë, duke e rrëzuar atë tri herë në rrugën drejt nokautit në raundin e pestë.

Me një mbrojtje legjitime që tani forcon statusin e tij si kampion bote, Dubois ka opsione se çfarë mund të bëjë më pas. Mund të ketë një revansh me ‘AJ’, ose ndoshta një shans ndaj fituesit të revanshit të Usyk me Tyson Fury më vonë gjatë vitit. Kandidatët në formë si Joe Joyce dhe Zhilei Zhang duan gjithashtu një shans.

Një prej boksierët që kanë shprehur tashmë një interes të madh për t’u ndeshur me Dubois është Martin Bakole, rreziku i fortë që po vjen nga një fitore më e mirë në karrierë kundër yllit amerikan në rritje Jared Anderson.

Bakole ka thënë më herët për IFL TV se e ka lënduar rëndë 27-vjeçarin në palestër, duke thënë: “Ia theva hundën dy herë. Kjo nuk është një gënjeshtër, sepse ai kurrë nuk do të dalë dhe të thotë që po gënjej”.

 

Duke iu përgjigjur një kërkese të mediave sociale për parashikime për luftën, Bakole ishte i bindur: “Unë do t’i jap shkollë për herë të tretë”.

Sipas përditësimit të fundit, Bakole renditet në vendin e pestë me IBF. Ai pritet të boksoj së shpejti në një tjetër kartë sezoni të Riadit, pasi ka bërë thirrje gjithashtu për një luftë kundër Zhilei Zhang. /Telegrafi/

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri