Nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit ‘Pertevniyal’ nga Stambolli, Turqi, realizuan një vizitë njëjavore në gjimnazin ‘Gjon Buzuku’ në Prizren, si pjesë e marrëveshjes së binjakëzimit të nënshkruar mes dy shkollave.
“Vizita ka shërbyer për shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e arsimit,”njofton gjimnazi “Gjon Buzuku” nw Prizren
“Ne jemi të lumtur që po krijojmë një rrjet komunikimi me mësimdhënësit dhe nxënësit këtu për të avancuar metodat e mësimdhënies.”
Gjatë qëndrimit, janë organizuar aktivitete për rritjen e aftësive profesionale të mësimdhënësve të së njëjtës lëndë.
“Kemi përgatitur projekte të ndryshme së bashku me nxënësit nga të dyja shkollat, që shërbejnë si urë lidhëse për promovimin e diversitetit dhe trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit,”.
Një program i përbashkët kulturor artistik është realizuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit e dy shkollave.
“Këto aktivitete janë një mundësi e shkëlqyer për të ndarë kultura dhe për të forcuar lidhjet mes nesh”.
Vizitat në institucione arsimore dhe monumente të trashëgimisë kulturore, si dhe një vizitë njëditore në Parlamentin e Republikës së Kosovës, u realizuan me sukses.
“Ishte një eksperiencë shumë e vyer për ne,” tha një nxënës nga shkolla turke.
Nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” do të qëndrojnë gjatë muajit tetor 2024 si mysafirë të shkollës së binjakëzuar, sipas planit të parashikuar në kuadër të protokollit të nënshkruar./PP/
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit