Home Blog Page 878

Kërkohet përjashtimi i prokurorit nga lënda për vrasjen me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren

0

Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prziren, në gjykimin për vrasjen e M.K., me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren, i akuzuari Albert Ademaj ka kërkuar përjashtimin e prokurorit Genc Nixha nga kjo lëndë.

Në këtë rast, Orhan dhe Albert Ademaj ngarkohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje, me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K., raporton “Betimi për Drejtësi”.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

I akuzuari Ademaj kërkoi nga trupi gjykues përjashtimin e prokurorit Nixha, me arsyetimin se gjatë tërë kohës ka provokuar dhe kërcënuar me fjalë të ndryshme.

Po ashtu, i akuzuari ka arsyetuar kërkesën e tij duke theksuar fjalët më të cilat, sipas tij, prokurori i ishte drejtuar atij, duke i thënë “ulu aty edhe mos e lyp thikën ti”.

“Gjithashtu na ka quajtur edhe “terroristë” dhe se gjatë tërë kohës është përzier në dhënien e deklarimeve të dëshmitarëve”, tha i akuzuari Ademaj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Orhan Ademaj, avokati Blerim Mazreku ka propozuar që të dëgjohen edhe një herë të gjithë dëshmitarët dhe të zbardhet rasti në lidhje me thikën e tani të ndjerit, ashtu siç edhe ka udhëzuar Gjykata e Apelit.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Sipas avokatit Mazreku, dëshmitari kryesor i Prokurorisë është Miran Halili dhe se i njëjti është i njohur për gjykatën ngase është i paraburgosur pasi akuzohet për vrasjen e prindit të tij. Tha se ky dëshmitar ka probleme me shëndetin dhe këtë e tregojnë dokumentacionet mjekësore.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Mazreku po ashtu tha se Prokuroria tani të ndjerit M.K., i kishte ngritur aktakuzë 19 ditë pasi që ka ndërruar jetë, lidhur me rastin që dy vite më parë tani i ndjeri e kishte therur me thikë të akuzuarin Orhan Ademaj në gjoks.

Sipas tij, vetë Prokuroria me mostrajtimin e rastit “e ka marrë në qafë të ndjerin dhe të akuzuarin”.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Kurse, prokurori Nixha ka thënë se mbrojtja e ka kthyer vendimin e Gjykatës së Apelit  në favorin e tyre. Tha se ky rast është kthyer në rigjykim për shkak të ricilësimit në lidhje me bashkëkryerjen e veprës penale dhe ndihmës në kryerjen e veprës penale.

Gjithashtu, prokurori Nixha ka propozuar që deklaratat e dëshmitarëve të lexohen, duke theksuar se nuk ka nevojë që ata të rimerren sërish në pyetje për dhënien e dëshmisë.

Propozimin për leximin e deklaratave të dëshmitarëve e kundërshtoi avokati Mazreku, pasi dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë e ka konsideruar mëse të nevojshme, përveç nënës së tani të ndjerit Z.K., për të cilën propozoi të mos dëgjohet.

Por, kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi e ka kundërshtuar propozimin e porokurorit Nixha lidhur me leximin e deklaratave të dëshmitarëve. Ajo ka aprovuar propozimin që të mos dëgjohet dëshmitarja- nëna e të ndjerit Z.K.

Në këtë seancë u dëgjua edhe vëllai i tani të ndjerit P.K., i cili u pyet nëse ka qenë në dijeni se ndaj vëllait të tij kishte ndonjë aktakuzë të ngritur lidhur me therjen e tani të akuzuarit.

Për këtë, P.K., tha se nuk ka qenë në dijeni lidhur me aktakuzën për të cilën pretendonte prokurori dhe shtoi se qëndron pranë të gjitha deklarimeve që i ka dhënë më parë.

Pas kësaj, seanca e sotme u ndërpre, ndërsa kërkesa për përjashtimin e prokurorit të rastit do të dërgohet tek u.d. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren në gjykimin e parë, më 28 dhjetor 2023 të akuzuarin Orhan Ademaj e kishte dënuar me  22 vjet burgim, kurse të akuzuarin Albert Ademaj me 13 vjet burgim. Por, ky rast është kthyer në rigjykim me vendimin e Gjykatës së Apelit të datës 3 maj 2024.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndryshe, Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 30 tetor 2020, Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K.

Tutje sipas aktakuzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III”, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë tani të ndjerin M.K, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës.

Bazuar në aktakuzë, vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njëjti duke e drejtuar motoçikletën lëvizë në drejtim të lagjes “Arbanë”, gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit, të cilët kanë qenë në veturën e tyre.

Sipas aktakuzës, kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranzit i ri” në Prizren, e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë përskaj rruge është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën.

Thuhet se pas kësaj, i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit M. dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit, pas së cilës me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardhë auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Me këtë rast, sipas aktakuzës është vërtetuar se i njëjti në emergjencë ka arritur pa shenja jete, sipas raportit të mjekut kujdestar Sadri Hulaj me nr.3227, të datës 1 maj 2020.

Me këto veprime, Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” për të cilën vepër penale parashihe dënim me jo më pak se 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm. /BetimipërDrejtësi

She?nim: Personat e pe?rmendur ne? ke?te? artikull konsiderohen të pafajshe?m, pe?rvec? ne?se nga gjykata ve?rtetohet se janë fajtore? me vendim te? forme?s se? prere?.

Sonte, Ardian Krasniqi lufton për titullin e WBO-së

0

Sonte në “MHP Arena” në Ludwigsburg të Gjermanisë, boksieri nga Juniku, Ardian Krasniqi, do të përballet me Saul Ivan Male nga Afrika, në një ndeshje të vlefshme për titullin interkontinental të WBO-së.

Krasniqi, i cili ka 9 fitore nga 9 ndeshje, të gjitha me nokaut, është i gatshëm për këtë sfidë të madhe.

Pas matjeve zyrtare, Krasniqi u shpreh i përgatitur dhe i motivuar për të fituar. Ardian Krasniqi, nipi i legjendës së boksit shqiptar, Luan Krasniqi, synon të vazhdojë rrugën e tij drejt majave të boksit ndërkombëtar me një tjetër fitore sonte./PrizrenPress.com/

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Dy nxënës të një shkolle në Rahovec e bëjnë për spital një tjetër

0

Dy nxënës të një shkolle në Rahovec janë arrestuar, pasi të njëjtit e kanë rrahur një tjetër.

Policia ka bërë të ditur se nxënësi që është sulmuar fizikisht, ka pranuar tretman mjekësor.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nxënës të një shkolle, për shkak se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të  dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në ndalim”, thuhet në raportin e policisë.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dy vetura të policisë aksidentohen mes vete në Prizren

0

Një aksident mes dy veturave të Policisë së Kosovës, është regjistruar ditën e premte në Prizren.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, përveç që janë shkaktuar dëme materiale.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave zyrtare të PK-së, në parkingun e DRP Prizren. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara, të lënduar nuk ka. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./PrizrenPress.com/

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Ballkani, sot përballë Ferizajt synon tre pikë

0

FC Ballkani do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kampionat kundër ekipit të Ferizajit.

Skuadra e Ballkanit synon të marrë tre pikët e rëndësishme për të forcuar pozitën e tyre në tabelën e Albi Mall Superligës.

Ndeshja zhvillohet sot me fillim në ora 15:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë./PrizrenPress.com/

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

E mitura dyshohet se u dhunua nga dy persona në Suharekë

0

Një e mitur në Suharekë, dyshohet se është dhunuar nga dy persona, njëri prej tyre i mitur.

Sipas policisë, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Viktima femër kosovare e mitur, dyshohet se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur). Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrit të arrestohet dhe me vendim të prokurorit të dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raportin e policisë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me temperatura deri në 29 gradë Celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29gradë Celsius. Do të fryjë erë, kryesisht nga drejtimi i juglilindjes me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Coldplay grupi britanik më i dëgjuar i shekullit XXI

0

“Coldplay” është cilësuar si grupi britanik më i dëgjuar i shekullit XXI – nga kompania e licensimit të muzikës PPL.

“Rock-erët e Pop-it londinez – të përbërë nga solisti Chris Martin, Guy Berryman, Jonny Buckland dhe Will Champion – u transmetuan 40,000 herë më shumë në radio dhe TV në Britaninë e Madhe sesa Rock-erët klasikë “Queen”, të cilët u renditën në vendin e dytë”, sipas kompanisë.

Kënga më e dëgjuar e “Coldplay” ishte hiti numër një i vitit 2008 “Viva La Vida” – e pasuar nga hitet e tjera të tyre si “Paradise”, “Clocks”, “Something Just Like This” dhe “Adventure Of A Lifetime”.

Që nga publikimi i albumit të tyre debutues numër një – me shitje rekord – “Parachutes” në vitin 2000, grupi ka pasur gjithsej nëntë albume rekord të renditura në krye.

“Ky vend ka prodhuar disa nga grupet më ikonike dhe më të suksesshme të të gjitha kohërave, kështu që dokumentimi i tyre është një mënyrë e përsosur për të shënuar Ditën Kombëtare të Albumit të këtij viti”, tha shefi ekzekutiv i PPL, Peter Leathem.

Përfshirë grupe të 60 viteve të fundit, kjo listë është një kujtesë e forcës dhe thellësisë së muzikës britanike gjatë dekadave. “Coldplay” kryesojnë në vendin e parë – pak artistë mund të pretendojnë se kanë pasur një prani të tillë në radio dhe TV e Britanisë së Madhe që nga viti 2000.

Në vendin e tretë në listë renditet grupi i djemve “Take That”, ndërsa grupi i vajzave “Little Mix” pasuan në vendin e katërt dhe “The Beatles” u renditën në vendin e pestë.

Lista e grupeve britanike më të dëgjuara në shekullin XXI si më poshtë:

1. Coldplay

2. Queen

3. Take That

4. Little Mix

5. The Beatles

6. Oasis

7. The Bee Gees

8. The Stereophonics

9. The Eurythmics

10. The Rolling Stones

11. Clean Bandit

12. Duran Duran

13. Sugababes

14. The Police

15. Simply Red

16. Snow Patrol

17. Electric Light Orchestra

18. Keane

19. Wham!

20. Texas

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Përurohet gjimnazi në Romajë të Hasit

0

Sot në fshatin Romajë të Hasit u përurua shkolla e re, e cila do të shërbejë si një qendër edukative për nxënësit e gjimnazeve “Gjon Buzuku”, “Remzi Ademaj” dhe IAAP “Ymer Prizreni”. 

Ky projekt, i realizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, përfshinte ndërtimin e një kati të ri dhe rinovimin e objektit ekzistues, duke siguruar hapësira të reja dhe moderne për mësim.

Shkolla e re përfshin 15 dhoma mësimi dhe 3 kabinete laboratorike, duke rritur kapacitetin dhe cilësinë e kushteve mësimore për nxënësit e zonës. Investimi është cilësuar si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e arsimit në Has dhe për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin akademik.

Në ceremoninë e përurimit, përfaqësues të komunës theksuan rëndësinë e këtij projekti dhe përkushtimin e tyre për të vazhduar me investimet në infrastrukturën arsimore./PrizrenPress.com/