15.8 C
Prizren
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Coldplay grupi britanik më i dëgjuar i shekullit XXI

“Coldplay” është cilësuar si grupi britanik më i dëgjuar i shekullit XXI – nga kompania e licensimit të muzikës PPL.

“Rock-erët e Pop-it londinez – të përbërë nga solisti Chris Martin, Guy Berryman, Jonny Buckland dhe Will Champion – u transmetuan 40,000 herë më shumë në radio dhe TV në Britaninë e Madhe sesa Rock-erët klasikë “Queen”, të cilët u renditën në vendin e dytë”, sipas kompanisë.

Kënga më e dëgjuar e “Coldplay” ishte hiti numër një i vitit 2008 “Viva La Vida” – e pasuar nga hitet e tjera të tyre si “Paradise”, “Clocks”, “Something Just Like This” dhe “Adventure Of A Lifetime”.

Që nga publikimi i albumit të tyre debutues numër një – me shitje rekord – “Parachutes” në vitin 2000, grupi ka pasur gjithsej nëntë albume rekord të renditura në krye.

“Ky vend ka prodhuar disa nga grupet më ikonike dhe më të suksesshme të të gjitha kohërave, kështu që dokumentimi i tyre është një mënyrë e përsosur për të shënuar Ditën Kombëtare të Albumit të këtij viti”, tha shefi ekzekutiv i PPL, Peter Leathem.

Përfshirë grupe të 60 viteve të fundit, kjo listë është një kujtesë e forcës dhe thellësisë së muzikës britanike gjatë dekadave. “Coldplay” kryesojnë në vendin e parë – pak artistë mund të pretendojnë se kanë pasur një prani të tillë në radio dhe TV e Britanisë së Madhe që nga viti 2000.

Në vendin e tretë në listë renditet grupi i djemve “Take That”, ndërsa grupi i vajzave “Little Mix” pasuan në vendin e katërt dhe “The Beatles” u renditën në vendin e pestë.

Lista e grupeve britanike më të dëgjuara në shekullin XXI si më poshtë:

1. Coldplay

2. Queen

3. Take That

4. Little Mix

5. The Beatles

6. Oasis

7. The Bee Gees

8. The Stereophonics

9. The Eurythmics

10. The Rolling Stones

11. Clean Bandit

12. Duran Duran

13. Sugababes

14. The Police

15. Simply Red

16. Snow Patrol

17. Electric Light Orchestra

18. Keane

19. Wham!

20. Texas

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Përmbyllet projekti për veprimin lokal të klimës në Prizren dhe Suharekë: Certifikohen kontribuesit kryesorë

Sot, në Prizren, u mbajt eventi përmbyllës i projektit "Forcimi i Veprimit Lokal të Klimës," ku morën pjesë kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, dhe...

Përmes këngës së re, Bardhi zbulon emrin e vajzës, Sara tregon kuptimin

Ditën e sotme, Bardhi publikoi projektin e ri, “Çikës tem”, aty ku tregoi vuajtjet që ka hasur gjatë rrugëtimit në karrierë si dhe zbuloi...

Lajmet e Fundit