Home Blog Page 884

Nisin punimet për rindërtimin e infrastruktures te “Gurri i Kallugjerit”

0

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik  në Prizren ka  filluar punimet për një projekt infrastrukturor të rëndësishëm që lidh Jeshkova me lokalitetin turistik “Gurri i Kallugjerit”, një vend me histori që daton që nga koha ilire, i vendosur mes fshatrave Jeshkovë dhe Billushë.

Ky investim ka për qëllim të thjeshtojë udhëtimin për vizitorët që dëshirojnë të eksplorojnë këtë destinacion të rëndësishëm turistik të Komunës së Prizrenit. Me përmirësimin e infrastrukturës, pritet që numri i turistëve të rritet ndjeshëm, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik të zonës.

Drejtori i Turizmit, Ramadan Tarashaj theksoi rëndësinë e këtij projekti për promovimin e turizmit lokal dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturore, duke e konsideruar “Gurrin e Kallugjerit” një nga thesaret natyrore dhe historike të Kosovës.

Ai inkurajoi komunitetin dhe sektorin privat të angazhohen për mbështetje të mëtejshme në ruajtjen dhe promovimin e këtij lokaliteti.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

E mërkura me vranësira

0

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira, por do të ketë intervale me diell.

“[Të mërkurën] do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu me mundësi edhe për shkarkime rrufesh”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s”.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vetëvendosje në Prizren e quan qeverisjen lokale si të dështuar

0

Lëvizja Vetëvendosje që është opozitë në qytetin e Prizrenit, ka thënë se qeverisja lokale e Shaqir Totajt konsiderohet e dështuar. Kjo për faktin se sipas tyre, nuk janë përmbushur premtimet megalomane siç thonë ata dhe që kanë ndihmuar ardhjen e tyre në pushtet. E nga Komuna e Prizrenit nuk i janë përgjigjur televizionit për këto pretendime.

Është qyteti i dytë më i madh në Kosovë sipas numrit të banorëve.

Megjithatë, qeverisja lokale në Prizren po konsiderohet si e dështuar pasi që nuk u përmbushën projektet që janë premtuar.

Nga partia e vetme opozitare në këtë Komunë, thonë se qeverisja e Partisë Demokratike në Prizren mund të cilësohet si e dështuar.

Karanfil Haxhillari nga Lëvizja Vetëvendosje përmend projektet madhore të sipas tij janë premtuar e nuk janë realizuar nga kryetari, Shaqir Totaj.

“Si nënkalimi nga ish-BVI-ja deri në Bazhdarhane, pastaj premtimet e tyre kanë qenë 10 fshatra turistikë, një mijë e 200 parkingje të reja, teleferikun në Kala dhe shumë premtime tjera megalomane së paku ne si opozitë kemi shpresuar që në këtëbuxhetin e fundit do të kemi një kod buxhetor ku do të kemi fizibilitet apo studim fizibiliteti”, tha Haxhillari.

Po ashtu, kjo parti opozitare po akuzon pushtetin lokal që edhe punët që janë kryer, nuk janë realizuar në nivelin e duhur.

“Në unazën e parë të qytetit kanë qenë trotuaret e rregulluara me kubëza para 3-4 viteve të cilët s’ka pasë nevojë të ndërrohen, këto janë hjekë kubëzat e reja që 3-4 vite nuk janë kubëzim i vjetër apo trotuare të vjetra por të reja, janë larguar ato janë vendosë tjera. Po ashtu, shtresimi i rrugëve me asfalt janë bërë pa asnjë kriter që i bjen ka pasë rrugë ndoshta deri në 2-4 herë është rregullu e njëjta rrugë”, tha shefi i asamblistëve të LVV-së.

Për të gjitha këto pretendime të ngritura, tëvë1 ka adresuar pyetje edhe në zyrën e kryetarit të Komunës.

Mirëpo, gjatë javës nuk ka pasur përgjigje lidhur me shqetësimet e partisë opozitare në Prizren.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mandatin e ka marrë në dhjetor të vitit 2021, dhe në janar të vitit 2022 ka emëruar drejtorët e Ekzekutivit lokal.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Miratohet buxheti për vitin 2025 për projekte që transformojnë Rahovecin

0

Kuvendi Komunal i Rahovecit ka miratuar sot buxhetin për vitin 2025, me një vlerë prej 20,982,796.00 euro. Vendimi u mor me 16 vota pro, 8 kundër dhe 4 abstenime.

“Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Rahovecit, u miratua buxheti për vitin 2025 me 16 vota për, 8 kundër dhe 4 abstenime. Buxheti kap vlerën 20,982,796.00 € dhe synon të realizojë një sërë projektesh të rëndësishme për zhvillimin e komunës sonë”, thuhet në njoftimin e Komunës./PrizrenPress.com/

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Policia kërkon ndihmë për kapjen e tre personave, dyshohen për kultivim të kanabisit në Malishevë

0

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për kapjen e tre personave që dyshohen për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” në fshatin Panorc të Malishevës.

Policia ka publikuar fotografitë e tyre.

“Kërkojmë ndihmën e qytetarëve që për çdo informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personave fotografitë e të cilëve janë publikuar të njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ( apo 045285169).” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Hetues të antidrogës së Policisë së Kosovës, në rajonin e Gjakovës, janë duke hetuar rastin lidhur me veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës, me ç’rast në vendngjarje në tre (3) lokacione të ndryshme janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara për kanabis sativa me gjatësi 20-50cm.

Vendi i ngjarjes është Fshati Panorc, Malishevë, vendi i quajtur të “Lugajat, një zonë e thellë.

Lidhur me veprën e lartcekur penale me kërkesë nga rajoni kompetent, për tre (3) persona të dyshuar të përfshirë në rast, policia ka marr autorizim nga Prokuroria për publikimin e fotografive të (NN) personave, për identifikimin e tyre në mënyrë që të mundësohet sjellja e tyre para organeve të drejtësisë.

Kërkojmë ndihmën e qytetarëve që për çdo informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personave fotografitë e të cilëve janë publikuar të njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ( apo 045285169).

Çdo informacion i ofruar do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

SBAShK-u, mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar: Mos i nënshkruani kontratat e reja

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i ka bërë thirrje të gjithë mësimdhënësve që të mos i nënshkruajnë kontratat e reja.

Sipas SBAShK-ut, ditëve të fundit përsëri në disa komuna është aktivizuar kërkesa për nënshkrimin e kontratave të reja të punës, përkundër që sipas tyre, mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar i kanë kontratat e punës me afat të pacaktuar.

“Versionet që po qarkullojnë e që i posedon SBASHK-u janë më të pafavorshme se kontratat ekzistuese dhe nuk janë në përputhshmëri me UA10/2015 për kontratat e punës për mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar”.

“Prandaj kërkojmë nga komunat që të ndalin presionin ndaj mësimdhënësve për nënshkrimin e këtyre farë versioneve të kontratave të punës që po qarkullojnë”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut.

Tutje, SBAShK-u tha se apelon te anëtarësia që kanë kontrata në kohë të pacaktuar, të mos i nënshkruajnë versionet e kontratave të punës, pavarësisht, sipas tyre, presioneve që mund t’i kenë nga punëdhënësit.

Gladiatorët shqiptarë në ring: Beteja për lavdi dhe brezin WBO Intercontinental

0

Më 28 shtator, në MHP Arena në Ludwigsburg, do të zhvillohet një natë spektakolare boksi ku gladiatorët shqiptarë do të kërkojnë lavdinë, duke nisur nga ora 21:00.

Trashëgimia e Junikut në boks vazhdon, ku legjenda Luan Krasniqi ka dorëzuar stafetën te nipi i tij, Ardian Krasniqi. Ai do të përballet me Saul Ivan Male në betejën për brezin WBO Intercontinental përpara 5000 shikuesve.

Në këtë mbrëmje do të ngjiten në ring edhe tre boksierë shqiptarë të tjerë: Altin Zogaj, Eris Bajra dhe Labinot Xhoxhaj. Mysafir special i ngjarjes do të jetë Luan Krasniqi, duke e bërë këtë natë edhe më atraktive për adhuruesit e boksit.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Objekti ‘Liria’ do të rrënohet më 8 tetor për zgjerimin e rrugës në Prizren

0

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se më 8 tetor do të fillojë rrënimi i objektit të ndërmarrjes “Liria”, i cili ndodhet në Bazhdarhane, pas Shtëpisë së Bardhë. Hapësira e liruar nga rrënimi do të shfrytëzohet për zgjerimin e rrugës në këtë zonë të rëndësishme të qytetit, përcjell PrizrenPress.

“Pas përfundimit të të gjitha procedurave të shpronësimit, më 8 tetor 2024 do të fillojë rrënimi i objektit të ndërmarrjes ‘Liria’, që gjendet pas Shtëpisë së Bardhë në Prizren (Bazhdarhane), e cila hapësirë do të përdoret për zgjerimin e rrugës”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Sipas njoftimit, ky projekt synon përmirësimin e qarkullimit të trafikut dhe rritjen e aksesit për banorët dhe vizitorët, duke qenë pjesë e investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e qytetit./PrizrenPress.com/

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

FOTO/ Në Spanjë “djegin” France Football, zbulojnë fituesin e “Topit të Artë”

0

Pas 17 vitesh një brazilian rikthehet të mbajë në duar “Topin e Artë”, për këtë është e bindur Marca, me të përditshmen spanjolle që e bën fakt të kryer suksesin e Vinicius jr.

Si rrallë herë në vitet e fundit, këtë edicion gara për trofeun më të rëndësishëm individual dukej e fortë pasi mes favoritëve ishin emra si Rodri, fitues i Premier League dhe “Euro2024”, Bellingham fitues i Champions League, La Liga dhe finalist i “Euro2024”, por për Marca fitues do të jetë Vinicius jr.

Vinicius

Braziliani i fundit që kishte fituar “Topin e Artë” ka qenë Kaka, në 2007, nga ajo kohë stafetën e morën dy yjet e futbollit botëror Messi-Ronaldo, ndërsa mes tyre u futën edhe Modric e Benzema.

Gjithnjë sipas Marca, Vinicius jr është njoftuar nga “France Football” se do të jetë ai protagonisti kryesor i mbrëmjen gala që do të zhvillohet më 28 tetor. Vinicius jr fitoi La Liga dhe Champions, madje në turneun më të rëndësishëm ishte protagonist kryesor me 6 gola dhe 5 assiste.