Home Blog Page 885

Komuna e Prizrenit rishpallë tenderin për shërbimet juridike të përfaqësimit të saj në organet e gjyqësorit

0

Komuna e Prizrenit sërish ka iniciuar aktivitetin e prokurimit për kontraktimin e shërbimeve juridike lidhur me përfaqësimin e saj në organet e gjyqësorit.

Në njoftimin për kontratë thuhet se në kuadër të këtij aktiviteti të prokurimit “do të nënshkruhet kontrata kornizë 12 mujore për shërbimet juridike, të cilat kanë të bëjnë me përfaqësimin e Komunës së Prizrenit në organet gjyqësore”, raporton Telegrafi.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë kornizë një vjeçare është 50 mijë euro, teksa afati i fundit për dorëzimin e ofertave është caktuar data 14 tetor 2024.

Një aktivitet i ngjashëm i prokurimit për shërbime juridike ishte iniciuar nga Komuna e Prizrenit edhe në maj të këtij viti. Por në fund të muajit qershor e kishte anuluar atë, teksa edhe kërkesën e operatorit ekonomik Zyra e Avokatisë Blerim Mazreku për rishqyrtim e kishte refuzuar.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Në fillim të korrikut i njëjti operator ekonomik kishte paraqitur ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Ky organ në fund të muajit gusht ka marrë vendim që të refuzohet si e pabazuar ankesa e këtij operatori ekonomik, duke lënë në fuqi edhe njoftimin e Komunës së Prizrenit për anulimin e procedurës së prokurimit, raporton Telegrafi.

Paneli Shqyrtues i OShP-së ka gjetur se ankesa e operatorit ekonomik duhet të refuzohet si e pabazuar dhe rrjedhimisht ka vendosur të mbetet në fuqi njoftimi i Komunës së Prizrenit lidhur me aktivitetin e prokurimit: “Ofrimi i shërbimeve ligjore për nevojat e Komunës së Prizrenit”.

Kontraktimi i shërbimeve ligjore lidhur me përfaqësimin në organet gjyqësore është një praktikë që zbatohet prej vitesh nga ana e Komunës së Prizrenit, me arsyetimin se ka burime të kufizuara njerëzore në raport me numrin e madh të lëndëve që duhen përfaqësuar në gjykata. /Telegrafi/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Trajnim për bletarët në Prizren

0

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural organizon një trajnim për fermerët bletarë të Komunës së Prizrenit, i cili do të fokusohet në temën “Bletaria Organike”.

Trajnim do të mbahet më 25 shtator 2024, në orën 10:00, në zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në objektin e Komunës së Prizrenit.

Ky trajnim synon të ofrojë njohuri të rëndësishme mbi praktikat më të mira dhe përfitimet e bletarisë organike, si dhe të ndihmojë bletarët në përmirësimin e prodhimeve të tyre.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2238 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 18 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 50 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 13 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me temperatura deri në 24 gradë Celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të shoqërohen me riga të shiut të intensitetit të dobët”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nuk është Marina, Getoar Selimi puthë këtë femër

0

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë çifti më i përfolur në media rozë kohëve të fundit.

Pas lajmeve për krisje në marrdhënje, çifti kanë publikuar disa imazhe së bashku duke vërtetuar të kundërtën e asaj që është aluduar.

Por, kjo foto e Getit me një femër tjetër duke e puthur, po qarkullon e trazon TikTokun, shkruan Kosovarja.

Nuk është Marina, por kush është vajza në krahët e reperit?

Promovohet libri “Ruaju harrimit” i gazetarit dhe poetit Qazim Thaçi

0

Libri “Ruaju harrimit” i gazetarit dhe poetit Qazim Thaçi u promovua sot në Prizren.

Redaktori Gëzim Ajgeraj theksoi se,  në këtë libër, Qazim Thaçi ofron shumë mesazhe brenda poezisë artistike.

“Duke e ndjekur dhe lexuar poezinë e tij që nga krijimet e para, mund të themi se ajo është një realizim shumë origjinal i një të foluri artistik, e shkrirë mjeshtërisht në art. Për perceptimin dhe shijen e saj, poezia e Thaçit është tërheqëse dhe e kapshme për lexuesin e gjerë,” u shpreh Ajgeraj.

Sipas tij, forma e vargut që promovon poeti ngjan me një kronikë rrëfyese, e cila është e mbushur me sens artistik, duke ruajtur njëkohësisht bazamentin e traditës dhe etnikës.

“Në nuanca të caktuara, mes vargjesh e frazash, krijohen metafora të bukura për lexuesit e këtij stili të poezisë,” shtoi ai.

“Ky lloj rrëfimi, përmes vargut, nxjerr origjinalitetin poetik të Thaçit, i cili frymëzimin e merr brenda etnisë për ta sjellë në art, duke reflektuar përditshmërinë tonë,” theksoi Ajgeraj.

Libri u vlerësua gjithashtu nga krijuesi prizrenas, Ilam Berisha.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe persona duke studiuar

Në promovimin e librit mori pjesë edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili vlerësoi lart figurën e Qazim Thaçit.

“E njoh Qazim Thaçin prej shumë vitesh. Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në art,” tha Totaj.

Kjo ngjarje shënoi një moment të rëndësishëm për kulturën dhe artin në Prizren./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i turmë

Vëllezërit shqiptarë thyejnë një tjetër rekord Guinness!

0

Vëllezërit shqiptarë Arnold dhe Artan Balla kanë vendosur një rekord të ri botëror në disiplinën rolla bolla. Ata arritën të kryejnë 11 pompa të njëpasnjëshme, duke mbajtur një person mbi një tabelë ekuilibri.

“Ne mbajtës të rekordeve botërore Guinness! E bëmë përsëri! Këtë herë, ne thyem rekordin për shumicën e shtytjeve të njëpasnjëshme në një Rolla Bolla. Balancimi, përshtatja dhe sinkronizimi i aftësive tona, kjo ishte gjithçka që bëmë!”, shprehen vëllezërit në Instagram, ku kanë ndarë edhe momentin nga sfida.

Ky është rekordi i dytë botëror që kanë vendosur së bashku.

Më herët ata u shpallën kampionë në lidhje me sfidën për të qëndruar gjatë në një rolla bolla, me sy të lidhur, për rreth 61.95 sekondash./dritare.net

Kosova debuton në Kampionatin Botëror eFIBA me ekipin e parë të Esports

0

Për herë të parë, Kosova do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të eFIBA Season 3, me një ekip të përbërë nga lojtarë të talentuar në lojën NBA2K.

Kombëtarja jonë përbëhet nga: Arion Balluku (Kapiten), Petrit Paqarizi, Fis Jashari, Ardit Zeka, Musa Baruti dhe Miran Xheladini, përcjell PrizrenPress.

Sipas njoftimit zyrtar, “Lojtarët po vazhdojnë përgatitjen intensive për ndeshjet e fazës para-kualifikuese që do të zhvillohet me datë 8 dhe 10 tetor 2024”. Gjatë kësaj faze, Kosova do të përballet me ekipe të forta si Franca, Britania e Madhe, Greqia, Italia, Suedia dhe Zvicra, me synim të sigurojë një vend në Kualifikueset Regjionale.

Gjithashtu, njoftohet se “Kosova po ashtu do të zhvillojë edhe ndeshje miqësore gjatë kësaj kohe për të qenë të gatshëm për paraqitje sa më dinjitoze në paraqitjen e parë në Kampionatin Botëror”.

Ky projekt është mbështetur nga Federata e Esports e Kosovës, në partneritet me FBK./PrizrenPress.com/

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Berat Duraku shpallet “Man of the Festival” për Hardh Fest 2024

0

Në kuadër të edicionit të sivjetshëm të Hardh Fest 2024, Bordi i Drejtorëve të OJQ-së “Hardh Fest”, i kryesuar nga Agi Haxhimurati, shpalli Berat Durakun si fituesin e çmimit “Man of the Festival”.

Ky titull prestigjioz i jepet Durakut për kontributin e tij të pakusht dhe për dashurinë e tij të pakusht që i ka falur festivalit ndër vite, përcjell PrizrenPress.com

“Në bazë të kompetencave dhe autorizimeve, Bordi i Drejtorëve të OJQ “Hardh Fest“ në krye me z. Agi Haxhimurati (Drejtor i Bordit) shpall: “MAN OF THE FESTIVAL HARDH FEST 2024” z.Berat Duraku, për kontributin e pakusht dhe dashurinë qe i fal FESTIVALIT!” – thuhet në njoftimin e këtij festivali.

Hardh Fest, i njohur për festimin e vjeljes së rrushit në Rahovec, vlerëson individët që japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e kësaj ngjarjeje të madhe kulturore./PrizrenPress.com/