Home Blog Page 883

Rahoveci dhe Kovraga ende kanë toka që presin të bëhen plantacione

0

Mbi 2 mijë hektar me vreshta lulëzojnë çdo pranverë e vjelën çdo vjeshtë në Rahovec. Janë vet këto vreshta që komunës së Rahovecit ia dhanë identitetin e prodhimit të rrushit. Plantacionet me hardhi të rrushit t’i zë syri në çdo anë, por ky kultivim tashmë është tradicional në Rahovec.

Pemtari Nysret Shala nga fshati Zoqisht tani është në fazën e fundit të vjeljes së rrushit, ai thotë se ky vit ka sjell prodhim te mjaftueshëm.

“Ky vit ka qenë me temperatura ekstreme të larta, reshjet kanë qenë të vona, përkundër këtyre kushteve klimatike ky vit ka qenë shumë i bereqetshëm”.

Në Rahovec dhe në fshatrat për rreth janë më shumë se tre mijë kultivues të rrushit, të cilët për gjatë muajit shtator mëngjesi dhe mbrëmja i zë në vjelje, e me punë intenzive ata arrin t’i sjellin në treg lloje të ndryshme të rrushit.

“Unë kam filluar me ngrit plantacionin me 50 ari edhe kam filluar me i rrit sipërfaqet për momentin i kam 2 hektar me vresht po mendoj që vitin e ardhshëm ta rris deri në 5 hektar, por si qëllim e kam që duhet me ndryshuar sistemin e kultivimit të hardhisë së rrushit prej këtij konvencional që është në kultivimi të hardhisë së rrushit në serë, ajo ndikon që të ulen investimet për fuqi punëtore, dmth kërkohen shumë ma pak angazhim, rendimenti është shumë i lartë”, shtoi ai.

“Rrushi përveç që shfrytëzohet për verëra dhe për konsum ditor nga rrushi arrijmë që t’i realizojmë edhe disa produkte të tjera si fara e rrushit për medikamente të ndryshme”,pohoi Shala.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shija e rrushit të Rahovecit ka arritur edhe në vendet e Evropës. Dërgesa e parë prej 1500 kg ka arritur në Zvicër, e për eksport po synohet edhe Gjermania.

“Fatmirësisht falë kualitetit që e kemi pas këtë vit kemi pas kërkesa edhe për eksport edhe duke ju falënderu edhe pikave grumbulluese fillimisht të eksportojmë 1500 kg, pas një jave prapë me sasi të njëjtë …por po planifikojmë që vitin tjetër të kemi edhe më shumë kërkesa për eksport dhe të kemi më shumë kontrata …që ta eksportojmë një sasi të konsiderueshme të rrushit në BE“, deklaroi ai.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Këtë vit kemi eksportu në Zvicër fillimisht, javën që vjen kemi me eksportu në Gjermani, po shpresojmë që të kemi ende sasi të rrushit sepse kërkesat janë të vazhdueshme dhe po shpresojmë që këtë vit ta përmbyllim me një sukses të mirë“, tha Shala.

Shala thotë se eksporti është vendimtar edhe për ngritjen e plantacioneve të reja. Ai shton se gjenerata e mesme është e interesuar që t‘i zgjeroj sipërfaqet e hardhive të rrushit, por duhet ndryshuar edhe mënyra e prodhimit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Gjeneratat e mesme kanë interesim që t’i rrisin plantacionet e reja por nëse arrihen që përmes këtyre pikave grumbulluese të rrushit që të kontraktohen besoj që kanë m u rrit sipërfaqet por duhet ndryshuar sistemi nga ky konvencional në plantacione te reja edhe besoj që do të jemi shumë ma të kënaqur dhe do të kemi një prodhim shumë ma cilësor”, tha ai.

Rahoveci nuk ka sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore ato që janë, janë të menaxhueshme të punueshme por akoma kemi plantacione të përshtatshme për me ngrit plantacione të reja të rrushit.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Ashtu si rrushi në Rahovec, edhe kultivimi i mollës ka zënë vend në Kovragë të Istogut.

Plantacionet e mollëve ishin këtu edhe gjysmë shekulli më parë. Më vonë të njëjtat sipërfaqe u zëvendësuan me patate, por luhatjet e çmimeve në treg bënë që Kovraga prapë t’i kthehet mollës.

“Në Kovragë ka ndikuar sepse ne gjatë viteve të 50 – ta deri në vitet e 70 – ta kemi pas pemishte tradicionale në sistem të lirë dhe një kohë mbërriti situata që prodhimet e perimeve, si patatja, speca, lakra ta kenë çmimin ma të favorshëm dhe i kemi hequr pemishtet e vjetra. Jemi kthye nw patate, por pas luftës çmimi i patates u ul dhe u dashtë me bo një ndryshim në bujqësi dhe u kthyem në pemishte intensive“, tha Agim Blakaj.

 

Në këtë fshat shtrihen 120 hektar me mollë, të cilat punohen nga 14 kultivues, por nuk arrihet që të mbulohen kërkesat e tregut tonë.

“Kovraga i ka kultivues pak më të mëdha i ka diku 14 kultivues me sipërfaqe 120 hektar përgjithësi, unë kam sipërfaqe dhjetë hektar me mollë dhe një me kumbull. Ky vit për prodhuesit e Kovrages është pak më i dobët se vitin e kaluar…Këtë vit lule ka pas ma pak”, tha ai.

“Në treg te na kryesorja është kualiteti, nëse përkushtohesh edhe e bon kualitetin qysh e kërkon tregu nuk ka problem për shitje, dihet fakti se në Kosovë kemi importim shumë të madh të mollës sepse ka mungesë të prodhimit tonë, prandaj nuk e kemi problem tregun“, shtoi ai.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Secili banor i Kovragës e din se çfarë kujdesi duhet ofruar ndaj mollës, madje njëri nga kultivuesi më të mëdhenj të këtij fruti Agim Blakaj thotë se të rinjtë mund të fitojnë lirinë financiare nga rritja e mollës.

“Po jam i bindur që munden me ja dal sepse të gjithë të rinjtë e fshatit kanë njohuri në kultivimin e mollës dhe ata vazhdojnë me punuar por jo rregullisht, por këtë punë e shohin si me rrezik dhe ashtu është sepse fatkeqësisht natyrore ne bujqësi janë të rënda”, tha ai.

Rahoveci dhe Kovraga ende kanë toka që presin të bëhen plantacione nga vet banorët, por ata kërkojnë mbështetje më të madhe institucionale./rtk/

Liria përballet me Besën e Pejës në Prizren

0

Sot zhvillohet një nga ndeshjet kyçe të javës së 6-të të Raiffeisen Liga e Parë, ku FC Liria pret në shtëpi ekipin e FC Besa Peja.

FC Liria synon një fitore për të forcuar pozitat në tabelë, ndërsa FC Besa Peja kërkon pikë të rëndësishme jashtë fushe.

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, me mbështetjen e tifozëve vendas.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Përparim Thaçi”, me fillim nga ora 15:00./PrizrenPress.com/

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Përgjatë tetë muajve, 19 raste me fatalitet të këmbësorve nga goditja e veturës

0

Policia e Kosovës gjatë muajve janar-gusht të këtij viti ka regjistruar 19 raste të këmbësorëve të cilët kanë përfunduar me fatalitet nga goditja e veturës.

GazetaBlic ka sigurar të dhëna nga PK-ja, edhe për dy vitet paraprake (2022 dhe 2023).

Në vitin 2022 kanë ndodhur 33 raste, ndërsa në vitin 2023 ka pasur rënje me 30 raste të tilla.

Numri total për këto dy vite e tetë muaj është gjithsej 82.

Statistikat e Policisë së Kosovës për vdekjet e këmbësorëve
/GazetaBlic/

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Lajm i mirë për Ballkanin, lëndimi i Lindon Emërllahut nuk është serioz

0

Skuadra e Ballkanit dhe trajneri Artim Pollozhani ka marrë një lajm të mirë.

Në disfatën 1-0 ndaj Dritës, mesfushori Lindon Emërllahu u detyrua të zëvendësohej nga ndeshja, shkaku i një lëndimi, me ç’rast në vendin e tij hyri Marsel Ismajlgeci.

Megjithatë, GazetaBlic Sport mëson se lëndimi i Lindon Emërllahut nuk është serioz dhe lojtari pritet të jetë gati për ndeshjen e ardhshme ndaj Ferizajt në vikend.

Ky lajm e gëzon trajnerin Pollozhani dhe ekipin e tij, pasi Emërllahu është lojtar kyç i Ballkanit.

“Bindi”, tregim nga Mehmet Kraja

0

Johan fon Bergmanin nuk e pa askush nga ne, kur arriti në Tivar me tri mushka ngarkuar. Ai u shfaq te Hani i Nënkalasë disi befas dhe nuk u kuptua se nga cila anë e natës u fut aty. Mushkat i shkarkuan dy burra që erdhën me të dhe po ata dy burra na e banë me dije se zotëria i tyre, ngado që shkonte, mbante me vete ca arka me shkresurina dhe një krevat me susta. Shkresurinat i shkruante vetë dhe vetë i lëçiste, kurse krevati nuk i shërbente për asgjë, sepse ai nuk flinte kurrë. Asnjëherë? Asnjëherë, pra!

Nuk e kuptuam, po ashtu, pse Sani Kaduri, këngëtari dhe rapsodi i qytetit, që këndonte me zë të hollë dhe i binte qemanes, atë natë këndoi deri në mëngjes një këngë të vjetër zamani. Dheu i zi, aman, pse nuk m’tret ma shpejt! Kënga e Sani Kaduri shpërndahej nëpër natë dhe dvarej pa gjurmë, kurse gjëma e nëndheshme e të vdekurit nuk ikte gjëkundi, rrinte aty, në çdo qoshe të territ, në çdo pikë të shiut, si ai malli i përjetshëm që nuk mbaronte asnjëherë, duke bërë që nata të ndalej mbi Kala dhe me përmallim ta shikonte atë pjesë të botës, të zhytur në një pikëllimë vetmie. Po zotnia, pse nuk fle kurrë?

Që nga ajo natë dhe disa muaj që erdhën pastaj, Sani Kaduri dhe Johan fon Bergmani nuk u panë të ndaheshin nga njëri-tjetri. Në të vërtetë, ngjau që atë mëngjes, akoma pa zbardhur, kur Sani Kadurit i shkrepi të këndonte këngën për dashurinë e humbur, në derën e plemes u shfaq Johani trupgjatë dhe disi i nëpërdukshëm, si të ishte një hije e natës së shkuar. Nuk dihet se çfarë folën mes veti Johani dhe Sani Kaduri, por ne të kalasë, dy ose tre sahat më vonë i pamë që të dy tek rrinin në një shkëmb mbi Përroin e Bindit. Ky Johani, aty nga dreka u kthye në han dhe që andej mori gjyzlykët me kornizë floriri, letër dhe mereqep dhe, pak më vonë, bashkë me Sani Kadurin zbritën thellomave të përroit, zunë vend nën një shkëmb dhe, pasi pinë një damixhan verë, kënduan së bashku, ndërkohë që qemanes i binte vetëm Sani Kaduri. Sani Kaduri i binte qemanes, pinte verë nga damixhani dhe i thoshte atij Johanit, nëse rrimë gjatë këtu, nëse vijmë nesër dhe pasnesër po në këtë vend, nëse pimë verë dhe i këndojmë sevdasë, ai Bindi që thua ti, do të vijë pa e thirrur njeri, sepse edhe xhindet këtë punë kanë, të bëjnë pallën e sefasë, të pinë verë dhe t’i këndojnë dashurisë.

Të gjitha këto që thoshte Sani Kaduri i dehur, Johani i shkruante në letër, pastaj ndalej, qeshte me broçkullat që fliste Sani Kaduri, pinte verë dhe, herë pas here, fshinte me mëngën e dollomasë pikat e verës që i shkonin mjekrës teposhtë. Shënimet njëditore mbylleshin me përshkrime të hollësishme të mbrëmjeve në çardakun e hanit, kur Sani Kadurit i shfaqej mrekullia e frymëzimit, që e bënte këngëtarin e sevdasë të përfshinte në një këngë të vetme tokën dhe qiellin, largësitë e paarritshme të kësaj bote dhe të asaj tjetrës, dhembjen dhe pikëllimin, harenë dhe gëzimin, të gjitha këto të thurura si në një qëndismë malli për të paarritshmen, për ëndrrën, dashurinë dhe përjetësinë.

Kështu kishte shkruar Johani. Por ne të kalasë e dinim se një ditë, krejt rastësisht, gjërat kishin marrë një kthesë të papritur, pikërisht atëherë kur Sani Kaduri i paskësh thënë Johanit se ditëve të vjeshtës dhe të dimrit, atëherë kur deti atje poshtë tërbohej dhe bëhej si dalë mendsh, Bindi dilte nga deti dhe ngjitej përroit përpjetë, derisa arrinte te muret e kalasë, që aty, pastaj, të zinte vend dhe të qëndronte një javë e më shumë, deri sa fërtyma të fashitej dhe bota të kthehej në gjendjen e saj të rregullt. Nuk është e mundur! Perënditë nuk sillen kështu. Është e mundur, kishte thënë Sani Kaduri, i ndërprerë nga lemza që ia shtrëngonte damarët e qafës dhe ia ngjiste gjuhën pas qiellzës.

Pra, po me këtë radhë Sani Kaduri i kishte rrëfyer atij Johanit, se gjatë kohës që Bindi rrinte në thellomat e përroit, natë për natë dilte fshehurazi që andej dhe në kala i mbarste lëneshat. Nuk të besohet? Hik!

Nuk ishte e vështirë të merrej me mend, se sa kishte qenë tronditës për Johanin ky rrëfim i Sani Kadurit, sepse kallëzimet e mëvonshme të njerëzve të kalasë bëjnë të ditur se netëve me shi, aty nga fundi i vjeshtës, Johani ishte parë tek dilte nga Hani i Nënkalasë tre çerek ore para mesnate, i mbështjellë me një dolloma të zezë dhe një fener në dorë, ishte futur në kala fshehurazi dhe atje, mbi murin e epërm të qytetit, kishte qëndruar në terr, deri në zbardhje të dritës.

Për këtë natë dhe për zhvillimet e tjera të atyre ditëve, Johani nuk kishte lënë shënime, vetëm që shkrimet e tij të kësaj periudhe papritmas bëheshin disi të mjegullta, të mbushura me ndërprerje të shpeshta dhe fillim e fund përshkoheshin nga ndjenja e çorientimit dhe përhumbjes. Netët e gjata pa gjumë, gjithashtu, zënë një vend të rëndësishëm në përshkrimet e Johanit, net që nxisin dëshirën e pashpjegueshme për të prekur thellësinë e errët të gjërave. Ku është, tani, ajo ditë e djeshme me të gjitha ngjarjet e saj, që unë nuk e shoh askund, shkruante Johani, dhe nga do të shkojë kjo natë, kur të shfaqet dielli në anën e përtejme të lindjes dhe përse unë nuk mund të jem edhe këtu, edhe në një vend tjetër njëkohësisht, kur nata mundet, kur era mundet, kur mendja mundet, dhe pastaj gjerë e gjatë e përshkruante pamundësinë e tij për të dalë përtej botës dhe për të parë me sytë e tij anën e errët të saj.

Ndërkohë, nga shënimet e Johanit del e qartë se ai nuk kishte hequr dorë aq lehtë nga synimi i tij që Sani Kadurin ta mësonte të këndonte këngë trimërie. Madje, kishte ndodhur një herë që Sani Kaduri ishte gajasur së qeshuri, ndërsa i kishte kapur veshi një nga ato bëmat trimërore të një kënge të tillë. Dy trima bënin dyluftim dhe gjuanin njëri-tjetrin me topuz, gjuan i pari dhe topuzi e bën një shkëmb çikë e thërrime, gjuan i dyti dhe topuzi ngulet tre pash nën dhè! Sani Kaduri nuk e mban dot të qeshurën, Johani ngryset në fytyrë, Sani Kaduri i thotë Johanit, aman, mos e ço më andej këtë punë, nuk muj me këndue nji kangë me topuz, Johani bëhet i sertë, zgjidh qesen e parave dhe i jep Sani Kadurit një metelik argjendi, Sani Kaduri e mban në dorë metelikun dhe mendohet gjatë se çfarë mund të bëjë me të, do të shkojë këmbë në Shkodër për të blerë një qemane të re! Ndërkohë, Sani Kadurin e çojnë peshë nepsi dhe meraku, e ka mendjen te një perri, me trupin si ngjalë dhe balluket e zeza, me xhamadanin e qëndisur që mënt plas nga gjinjtë e mbushur. Aman, i thotë Johanit, lëri ca para te Xhamia e Namazgjasë, kur të vdes, të ma bëjnë varrin afër ndonjë vejushe, dhe kur të vijë dita e zgjimit të të vdekurve, nga varri im të kaloj në varrin e saj, ose ta zgjas dorën e ia prek në ato vendet e merakut, sepse sevdanë dhe nepsin nuk i tret as dheu!

Nga shënimet e Johanit nuk arrijmë ta kuptojmë aq qartë si ndodhi që ai, po ato ditë, e verboi Sani Kadurin. Në të vërtetë, Johani e bëri këtë në një mënyrë që nuk është e lehtë të shpjegohet, sepse Sani Kaduri nuk kuptoi gjë prej gjëje, vetëm që kur u zgjua nga dremitja e pasdites në plemen afër stallës së hanit, në vend që ta shihte botën siç e kishte parë gjithmonë, para sysh iu shfaq një mjegull e bardhë dhe e dendur, me ca hije të palëvizshme, që nuk i shquante dot se çfarë ishin. Sani Kaduri fërkoi sytë një herë e dy, madje edhe duart i zgjati përpara që të davariste atë tymnajë, por përveç mjegullës që u dendësua edhe më shumë, nuk arriti të shquante asgjë tjetër.

Por, akoma më e çuditshme nga kjo, del e dhëna se Sani Kaduri nuk nxori zë ankimi dhe nuk tha ndonjë gjë, që t’i jepte dikujt të kuptonte mynxyrën që i kishte rënë mbi kokë. Përkundrazi. Ai doli nga plemja me tahmin dhe, duke u mbajtur pas mureve, u çapit disi deri në hyrje të hanit dhe aty, pasi u sheshua mbi kalldrëm, me një zë të dridhur e të mbushur pasion, këndoi një këngë zamani, për një ashik plak dhe për bëmat e tij fort të çuditshme, që kishin të bënin me sevdanë dhe jo tamam me sevdanë; që kishin të bënin me lektisjet e shpirtit dhe jo tamam me këtë; mbase më shumë një pikëllim për gjërat e bukura të kësaj bote, që ai nuk do t’i shihte kurrë më!

Megjithatë, meqë kemi të bëjmë me një vete të rëndësishme të këtij rrëfimi, e shohim të arsyeshme që në këtë vend të japim edhe disa shpjegime plotësuese rreth asaj që ngjau ndërmjet Sani Kadurit dhe Johan fon Bergmanit. Ta zëmë, nuk mjafton të themi këtu se nga penxherja e hapur e hanit, Johani duhet të ketë dëgjuar me vëmendje këngën e Sani Kadurit tashmë të verbër dhe, si i kishte dalë se ajo nuk ishte këngë trimërie dhe as ndonjë nga ato këngë që flisnin për ndodhí të mahnitshme; se, madje, as këngëtari nuk ishte nga ata rapsodët e verbër që i kishte kërkuar gjithandej maleve të Bosnjës dhe Rumelisë, për të cilët kishte lexuar dikur se bridhnin nga një vend në tjetrin dhe ngjarjet e këngëve i bënin si të vërteta; pra, në një rrethanë të këtillë, Johan von Bergmanit nuk mbetej gjë tjetër, përveçse t’i ngarkonte mushkat që në mëngjesin e ditës së nesërme dhe të largohej nga Hani i Nënkalasë, pa u vërejtur pothuajse nga askush.

Por, dy gjëra nuk ndryshuan as në këtë periudhë të jetës së Johan fon Bergmanit: pagjumësia dhe ajo ëndrra e vogël, e fshehur në kujtesën e hershme të fëmijërisë. Ai nuk flinte kurrë, shikonte diellin në lindje dhe në perëndim, natë për natë shihte hënën si ndërronte formë, ndonjëherë numëronte yjet në qiell, mendonte për fshehtësitë e pashpjegueshme të botës, ngjitej mbi male, zbriste luginave, dëgjonte ushtimën e detit, kthehej në bujtinë dhe hidhte mbi letër shënime pa ndonjë radhë, ashtu siç i vinin gjërat nga zërat e brendshëm të vetmisë. I ra kryq e tërthor Rumelisë, në një fshat vlleh e martuan me një vajzë trembëdhjetë vjeçe, ajo vinte e ngushtë nga vithet dhe kur Johani bëri të flinte me të, ajo nxori një bollë nga kutia dhe e futi në shtrat, bolla iu mbështoll Johanit nëpër trup, ai klithi i tmerruar, u vesh me të shpejtë dhe bëri të dilte, por një grumbull plakash që rrinin te dera e kthyen brenda, Johani ia mbushi zgorrin me farë vajzës trembëdhjetë vjeçe dhe iku nga fshati ndaj të gdhirë, si të dilte në mëngjes nga një ëndërr e keqe.

Ndërkaq, në ëndrrën e hershme të Johanit për viset e largëta, mbeti pamja e gjithmonshme e rapsodit të verbër, që këndon dhe e krijon botën njëkohësisht. Johani mbajti shënime për këngëtarët që i kërkoi dhe i gjeti gjithandej, nëpër mejhane qytetesh e nëpër kasolle fshatrash. Njërin, madje, e gjeti të tillë çfarë e kishte menduar, të moshuar dhe të verbër, e pagoi nga dy florinj për një këngë, kjo zgjati një javë, deri sa e kuptoi se rapsodi shtihej i verbër, por nuk ishte i tillë dhe se këngët që i këndonte ishte një përzierje gjuhësh që nuk mund t’i kuptonte njeri. Po me këtë radhë shënoi në letër fjalë të rralla, këngë, legjenda, rrëfenja dhe etimologji, kaloi një natë me dylberët e Shkodrës, ata i bënë sajdi edhe me mish të pjekur dhe raki manash. Pikërisht në një rrethanë të tillë, Johani shpjegoi etimologjinë e fjalëve ankth (anth-nëkoj-rëkoj-ankoj), krahasuar me latinisht animus, indishten e vjetër aniti, baskishten amerts, jo, kjo nuk është e saktë, por vjen nga ang, angu, me zvogëlimin eufemistik në fund, ankthi, angthi, që shkon me latinishten angustus, gjermanisht eng. Po aty ishte edhe etimologjia e fjalës besë (besoj, besim, besimtar, bestar, besatohem, besatar, pabesi), latinisht foedus, credo, me rrënjë indoevropiane bhenddh, indishtja e vjetër badhunati, gjermanisht binden, më e mundshme të lidhet me bind, bindem, nuk ka të bëjë me grupin gjerman binden, që ka kuptimin e lidhjes, por afrohen me fjalën be, latinisht fido, fides e foedus, gotishtja baidjam, me kuptimin e shtrëngesës, detyrimit.

Ndërkaq, sipas shënimeve të Johanit verbimi e Sani Kadurit kishte të bënte me Bindin, thënë më mirë, me idenë e Sani Kadurit se Bindi mund të shihej me sy, sepse këngëtari pikërisht këtë gjë kishte bërë: kishte dalë mbi muret e kalasë, dhe i kishte thirrur Bindit me zë të lartë: dil të të shoh nji herë, hudum plak, ti që m’i merr dashnoret dhe ma ban jetën xhehenem! Bindi ishte shfaqur vërtet bashkë me një dritë vetëtime, kishte dalë nga përroi ose kishte fluturuar nëpër qiell. Sani Kaduri ishte verbuar nga drita e vetëtimës, kështu kishte shkruar Johani, duke fshehur faktin se një natë të vonë, ndërsa rrinte pranë dritares së vogël të hanit dhe shikonte hënën që nanuriste në qiell, Johanit i qenë rrëmbushur sytë nga mallëngjimi, kishte parë edhe kodrinën e hijezuar të Tukemilit që ravijëzohej në sfondin e qiellit, pastaj kishte dëgjuar ushtimën e detit që vinte si ofshamë e largët dhe nëpër atë sfond regëtimash arriti të shquante zërin që gjithmonë i thërriste vetmisë së tij, zë që nuk thoshte asgjë të qartë, por e krijonte botën në format e saj të para, zëri nuk ishte zë tamam, kënga nuk ishte këngë tamam, para syve të tij kishte ndodhur e pamundura, e pashpjegueshmja, e paarritshmja. Johani kishte marrë një shishe të vogël në njërën nga baulet e tij, shishen e kishte mbajtur me vete prej vitesh, sepse kishte menduar se ndonjë ditë vetmia e tij mund të bëhej më e zezë se skëterra, atje ishte përzierja e helmët e squfurit dhe nishadrit, e braktisjes dhe zhgënjimit. Johani zbriti shkallëve të hanit pa u ndjerë, u fut në derën e pasme të plemes afër stallës dhe ia verboi sytë me helm Sani Kadurit, pikërisht në çastin kur ai shihte veten ëndërr nën hijen e hurmave, hija e hurmave shkonte tejanës dhe sillte me vete një fresk të lehtë, si dhe pamjen e tri perrive, të cilat vallëzonin këmbëzbathur mbi rërën e valë të shkretëtirës.

Sani Kaduri atë çast ishte i lumtur dhe buzëqeshte hareshëm në ëndrrën e tij.

Nis projekti për ngritjen e stallave të reja për bagëti në Prizren

0

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren ka nisur implementimin e projektit “Ngritja e Stallave për Bagëti të Imta – me Participim”, që synon përmirësimin e kushteve për blegtori në Komunën e Prizrenit.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Ky projekt ka si qëllim ngritjen e katër stallave të reja, me kapacitet që varion nga 100 deri në 200 krerë dele.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Me këtë iniciativë, pritet të krijohet një infrastrukturë moderne që do të kontribuojë në zhvillimin e sektorit të blegtorisë dhe do të ndihmojë fermerët të rrisin prodhimin dhe cilësinë e produkteve të tyre. Projekti është një hap i rëndësishëm drejt mbështetjes së fermerëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë në rajon” , njofton Komuna e prizrenit/PP.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vdes rrugës për në spital, policia nis hetimet për rastin e 65 vjeçares nga Rahoveci

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodh në një familje nga Rahoveci, pasi familjarja e tyre ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Gjakovës.

Gazeta Sinjali mëson se 65 vjeçarja fillimisht është trajtuar në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Më pas e njëjta është udhëzuar të dërgohet për në Spitalin e Gjakovës.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, gruaja ka ndërruar jetë derisa ishte duke u dërguar në spital.

Mjeku më pas e ka konstatuar vdekjen e saj dhe me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë i 65 vjeçares është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është duke u hetuar.

/GazetaSinjali/

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2135 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 15 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 39 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 10 persona, ndërkaq 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet Jens Lehmann, dyshohet se voziti i dehur

0

Ish-portieri i Arsenalit, Jens Lehmann, është ndaluar për shkak të dyshimit se ka vozitur në gjendje të dehur.

Lehmann u fotografua duke festuar në festivalin e madh të birrës bavareze, në Munchen të dielën.

54 vjeçar, më pas u tërhoq nga policët jashtë festivalit të birrës dhe ishte në gjendje të keqe dhe kishte erë alkooli, raporton Bild.

Testet e frymëmarrjes duhej të anuloheshin sepse ish-asi i Emirates “nuk ishte më në gjendje të frynte” dhe në vend të kësaj u dërgua në një stacion policie për teste të mëtejshme.

Atij i është konfiskuar patenta e shoferit, ndërsa policia vijon hetimet për rastin.

Ish-portieri i kombëtares gjermane, ishte fotografuar më herët me një fustan tradicional bavarez me një birrë, i rrethuar nga shoqëria në festival.

Jens Lehmann, zuri vendin e tretë në Kupën e Botës 2006 me Gjermaninë, është përballur me një sërë telashe me policinë gjatë viteve të fundit.

Në dhjetor 2023, ai u gjobit me 400 mijë euro nga Gjykata e Qarkut Starnberg, në Bavari, për shkak se dëmtoi garazhin e një komshiut me sharrë me zinxhir për të parë më mirë liqenin Starnberg.

Një gjykatë gjithashtu e kishte dënuar për shkak se i kishte ikur një pagese të makinën për parking në aeroportin e Mynihut.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Vetëvendosje i bën thirrje Totajt për të rritur bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës

0

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje për një bashkëpunim të ngushtë midis kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Në një komunikatë për media, LVV shpreh mbështetje për çdo iniciativë që kontribuon në zhvillimin e komunës.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Sipas këtij subjekti politik, ish-objekti i ndërmarrjes “Liria”, i cili do të rrënohet nga Komuna e Prizrenit, është shpronësuar nga Qeveria e Kosovës.

“Shpronësimi ka pasur si qëllim implementimin e Projektit ‘Krijimi i hapësirave për lëvizshmërinë e trafikut dhe këmbësorëve’, duke përfshirë zgjerimin e rrugës ekzistuese sipas Hartës Zonale për Qytetin e Prizrenit,” .

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kryetari i  Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar dje se pas përfundimit të procedurave të shpronësimit, më 8 tetor 2024 do të fillojë rrënimi i objektit të ish-ndërmarrjes “Liria” në lagjen “Bazhdarhane”.

“Hapësira e krijuar pas rrënimit do të shfrytëzohet për zgjerimin e rrugës, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore në këtë zonë të rëndësishme të qytetit”, ka thënë ai.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Sipas tij, ky projekt “do ta lehtësojë trafikun dhe do të përmirësojë qasjen për banorët dhe vizitorët”.

Lëvizja Vetëvendosje, ndërkq  mbështet çdo projekt që realizohet në interes të qytetarëve të Prizrenit.

“Ne falënderojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës për kontributin e saj në shpronësimin e këtij objekti dhe për mundësinë e rrënimit, i cili do të krijojë hapësira për lëvizshmërinë e trafikut dhe këmbësorëve,” u shprehën nga LVV./PrizrenPress.com/

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve