1.8 C
Prizren
E shtunë, 8 Shkurt, 2025

Kur nis integrimi i paralelëve?

BajramRexhepi-ministerNë takimin e sotëm që po zhvillohet në Bruksel në mes të Kryeministrit Hashim Thaçi dhe homologut të tij Ivica Dacic pritet të vendoset se kur do të fillojë integrimi i pjesëtarëve të strukturave paralele në Policinë e Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë për lajmi.net se pas përfundimit të takimit në Bruksel do të kuptohet se kur do të fillojë procesi i integrimit të ish-pjesëtarëve të MUP`it serb.

“Sot është takimi i Kryeministrave. Ende nuk i kemi informatat çka është biseduar, pastaj do ta dimë më saktë”.

“Pas takimit të Kryeministrave, do të bëhet e qartë se kur do të integrohen pjesëtarët e strukturave paralele në Policinë e Kosovës”.

Afati i fundit për shuarjen e strukturave paralele ka qenë 19 shtatori, mirëpo kjo është injoruar nga Beogradi zyrtar duke shkelë një varg afatesh kohore.

Ndërsa Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, Ahmet Isufi, në një prononcim për lajmi.net ka thënë se nëse nuk ndodh integrimi i ish-pjesëtarëve të MUP`it serb, atëherë bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë masa që ta ndëshkojë Serbinë.

Ahmet isufi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe SiguriAhmet isufi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri
“Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë është dashur që më 19 shtator të përfundojnë së ekzistuari dhe po ashtu të bëhet integrimi i qytetarëve të cilët iu përgjigjen ligjeve dhe Kushtetutës në fuqi” .

“Çdo devijim nga kjo mënyrë e sjelljes të delegacioneve të cilat janë në bisedime është shmangie nga parimet mbi të cilat ka filluar dialogu”.

“Nëse nuk ndodh integrimi i qytetarëve të veriut të Kosovës në institucionet e Kosovës atëherë Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ndërmarrë të gjitha masat si palë garantuese që t`i bëjë presion Serbisë dhe t’i ndërmarrin masat e dënimit për Serbinë dhe mos ta pranojnë si kandidate për Bashkimin Europian”.

I pyetur se kur mund të ndodhë integrimi i këtyre pjesëtarëve, deputeti i AAK’së Isufi ka thënë se Kuvendit nuk i ka arritur asnjë informacion.

Marrëveshja për integrimin e ish-pjesëtarëve të MUP`it në Policinë e Kosovës, është produkt i marrëveshjes së 19 prillit të arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Më Shumë

Vetaksident në Vlashnje të Prizrenit, lëndohet ngasësja dhe dy pasagjerët

Në fshatin Vlashnje të Prizrenit,  në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, një ngasëse duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka...

Banorët thyejnë rregullat e BBVA

Banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ kanë thyer rregullin kryesor, të mos flasin për nominimet. Rozana Radi e ka bërë të qartë se nëse i...

Lajmet e Fundit